Instituti Pedagogjik i Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Instituti Pedagogjik i Kosovës është një institucion kërkimor – shkencor dhe i pavarur publik që merret me hulumtime, trajnime, vlerësime dhe inovacione në fushën e arsimit.

Historiku[redakto | përpunoni burim]

Iniciativa për themelimin e IPK-së fillon në mars të vitit 2003, kur në Milano të Italisë takohen grupet punuese për hartimin e projektit të bazuar në marrëveshjen paraprake në mes MASHT-it dhe C.E.S.E.S.

Grupet dy palësh përfundojnë punën e draftit të parë në prill 2004 dhe drafti u dorëzohet institucioneve vendimmarrëse në tetor 2005 dhe si i tillë projekti aprovohet nga MASHT, Qeveria italiane (Ministria e Punëve të Jashtme) dhe C.E.S.E.S.

Në muajin mars 2006 emërohet Këshilli Drejtues dhe Këshilli Shkencor nga ana e MASHT, ndërsa në shkurt 2007 publikohet konkursi për personelin hulumtues të IPK-së.

Në muajin mars 2007 komisioni intervistues bën përzgjedhjen e hulumtuesve sipas sektorëve dhe zyrave të parapara me strukturën e IPK-së, të cilat nga datat 16-30 qershor 2007 ndjekin kurse intensive të parapara në projekt në metodologjitë e punës kërkimore shkencore të udhëhequra nga ekspertë të instituteve profesionale të Milanos.

Pas gjithë këtij rrugëtimi të këtij projekti, me 3 shtator 2007 Instituti Pedagogjik i Kosovës filloi punën e tij.[1]

Misioni[redakto | përpunoni burim]

Misioni i Institutit Pedagogjik të Kosovës është: Të ofrojë shërbime profesionale për Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe institucionet arsimore të të gjitha niveleve në Kosovë, përmes hulumtimeve, trajnimeve, këshillimeve, monitorimit dhe vlerësimit, si dhe publikimeve profesionale në fusha të ndryshme të edukimit. Po ashtu detyrë kryesore e IPK-së është të hulumtojë, analizojë dhe krahasojë të arriturat arsimore në Kosovë me vendet tjera. Të zhvillojë punë kërkimore sipas detyrave të sektorëve në fushat e kurrikulës standardeve arsimore, teksteve shkollore, vlerësimit, trajnimit të mësimdhënësve dhe drejtuesve të institucioneve arsimore. Të ofrojë trajnime në fushat e kurrikulës, standardeve arsimore, teksteve shkollore, vlerësimit, trajnimit të mësimdhënësve dhe drejtuesve të institucioneve arsimore, të ofrojë mbështetje për MASHT-in dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit në zhvillimin e politikave arsimore dhe reformave në fushën e arsimit, të përgatisë, të prezantojë dhe të publikojë rezultatet e hulumtimeve të bëra, botime të veçanta, material didaktike dhe doracakë për mësimdhënës dhe drejtues të institucioneve arsimore.[2]

Shih edhe[redakto | përpunoni burim]

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]

Referenca[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Historiku i Institutit Pedagogjik të Kosovës Vizituar më 11.8.2016.
  2. ^ Misioni i Institutit Pedagogjik të Kosovës Vizituar më 11.8.2016.