Pedagogjia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Pedagogjia është shkencë që merret me parimet dhe metodat, sipas të të cilave zhvillohet procesi edukativ-arsimor, përkatësisht është shkencë që merret me edukimin dhe arsimimin në planin më të gjerë (në institucionet arsimore, sportive etj.), si dhe me modat që përdoren për këtë qëllim. Pedagogjia bashkëkohore. Pedagogjia shkollore. Padagogjia sportive.

Lëndë mësimore, përkatësisht libër, tekst që jep njohuritë e përgjithshme apo të veçanta nga pedagogjia, që jep njohuri për metodat dhe parimet e punës pedagogjike.

Nga fjala pedagogji rrjedh emri pedagog/e - njeriu që merret me punë pedagogjike, apo me edukimin dher arsimimin e fëmijëve dhe të rinjve dhe mbiemri pedagogjik/e, që lidhet me pedagogjinë apo me pedagogun.

Disiplinat pedagogjike[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Pedagogjia e përgjithashme
  • Historia e pedagogjisë
  • Metodologjia e pedagogjisë
  • Pedagogjia familjare
  • Pedagogjia parashkollore
  • Pedagogjia shkollore
  • Pedagogjia e konvikteve
  • Pedagogjia speciale
  • Pedagogjia sociale
  • Pedagogjia e të rriturve (Andragogjia)
  • Pedagogjia e kohës së lirë
  • Didaktika
  • Metodika
  • Pedagogjia futurologjike
  • Gerontogogjia[1]

Drejtimet pedagogjike[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Pedagogjia eksperimentale
  • Pedagogjia funksionale
  • Pedagogjia ekzistencialiste
  • Pedagogjia pragmatiste
  • Pedagogjia komparative
  • Pedagogjia pozitiviste
  • Pedagogjia individuale
  • Pedagogjia shpirtërore[2]

Pedagogë të shquar[redakto | redakto tekstin burimor]

Nga trojet shqiptare

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Xheladin Murati: Pedagogjia e përgjithshme. Logos-A. Shkup.1998. fq. 75 - 82
  2. ^ Xheladin Murati: Pedagogjia e përgjithshme. Logos-A. Shkup.1998. fq. 108 - 128