Jump to content

Pedagogjia ekologjike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pedagogjia ekologjike ose ekopedagogjia e njohur edhe si pedagogjia mjedisore është një disiplinë e re e pedagogjisë së aplikuar e cila, qëllimin dhe detyrat e saj i mbështet në edukimin mjedisor. Ajo ndërton dhe zhvillon një sistem të ndërgjegjësimit mjedisor në fushën e mbrojtjes së mjedisit duke përvetësuar njohuri, duke zhvilluar sjellje dhe duke përmirësuar vazhdimisht marrëdhëniet e njeriut me mjedisin sa më të shëndetshëm natyror dhe shoqëror. Ajo gjithashtu inkurajon kujdesin për edukimin mjedisor si në aspektin individual ashtu edhe në aspektin social, kujdesi për cilësinë e jetës, në varësi të sistemit të njohurive, përmbajtjes ekologjike, qëndrimeve dhe vlerave të fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve ndaj mjedisit. Pedagogjia ekologjike kërkon të studiojë shkencërisht dhe të inkurajojë praktikisht veprimtarinë edukative të prindërve, arsimtarëve dhe mësuesve mbi parimet e treguesve ekologjikë të shkencës natyrore dhe ndërvarësisë shoqërore dhe sociale në sjelljen ekologjike. Vlerat e këtij veprimi pedagogjik praktiko-metodik mbi zhvillimin e kulturës së plotë ekologjike të njeriut janë rezultat i zhvillimit të shumëanshëm të veprimtarisë edukative dhe arsimore ekologjike dhe si e tillë ajo paraqet njërën nga fushat themelore të pedagogjisë dhe ekologjisë.[1] [2] Pedagogjia ekologjike paraqet një urë lidhëse në mes të shkencës së pedagogjisë dhe shkencës së ekologjisë. Në paraqitjen dhe zhvillimin e pedagogjisë ekologjike një kontribut të konsiderueshëm e ka dhënë edhe pedagogjia kritike, si një organ i praktikës edukative dhe arsimore të ndikuar nga filozofi dhe edukatori brazilian Paulo Freire.[3] [4] [5] .

Në kuadër të qëllimeve të ekopedagogjisë është realizimi i formave kulturore të njohjes të bazuara në koncepte normative siç janë qëndrueshmëria, globalizmi dhe biofilia (d.m.th. dashuria ndaj të gjitha formave të jetës). [3]

  1. ^ Omerović, Muhamed (2012). Osnove ekološke pedagogije (Metode ekološkog odgoja i obrazovanja) (në boshnjakisht). Tuzla: Centar za edukaciju i obrazovanje. ISBN 9789958310959.
  2. ^ Tufekčić, Nermin (2015). Ekološka pedagogija (në boshnjakisht). Sarajevo: Dobra knjiga. ISBN 9789958272240.
  3. ^ a b Kahn, Richard. Ecopedagogy: An Introduction. Counterpoints, Vol. 359, Critical Pedagogy, Ecoliteracy, and Planetary Crisis: the Ecopedagogy Movement. (2010), pp. 1–33.
  4. ^ Misiaszek, Greg William (2017-12-15). Educating the Global Environmental Citizen. New York : Routledge, 2018. | Series: Critical global citizenship education ; 2: Routledge. doi:10.4324/9781315204345. ISBN 9781315204345. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Vendodhja (lidhja)
  5. ^ Carmona, Luis Gabriel; Simpson, Edward; Misiaszek, Greg; Konstantakos, Leonidas; Whiting, Kai (dhjetor 2018). "Education for the Sustainable Global Citizen: What Can We Learn from Stoic Philosophy and Freirean Environmental Pedagogies?". Education Sciences (në anglisht). 8 (4): 204. doi:10.3390/educsci8040204.{{cite journal}}: Mirëmbajtja CS1: DOI i lirë i pashënjuar (lidhja)