Shko te përmbajtja

Edukimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Edukimi (si term rrjedh nga gjuha latine: educatio - edukatë, rritje; anglisht: upbringing; gjermanisht: erziehung)[1] si nocion dhe proces, është veprimtari e organizuar që merr pjesë në zhvillimin e cilësive pozitive të njeriut, duke i harmonizuar marrëdhëniet shoqërore dhe individuale.[2]

Në fjalorin elektronik të gjuhës shqipe edukata përkufizohet kështu:

1. Tërësia e vetive a e cilësive shpirtërore, mendore e fizike, e shprehive kulturore etj. (botëkuptimi, vetitë morale, tiparet e karakterit e të vullnetit, zakonet, shijet etj.), që fiton njeriu nën ndikimin sistematik të shkollës, të familjes e të shoqërisë dhe duke mësuar e punuar; formimi i përgjithshëm e i veçantë i njeriut. Edukatë e shëndoshë. Edukatë morale (politike, ushtarake). Edukatë familjare. Edukatë shkollore. Edukatë estetike (muzikore, shëndetësore). U japim fëmijëve edukatën e punës.

2. Sjellje e njerëzishme. Njeri me (pa) edukatë. Ka edukatë (të mirë). I mungonte edukata. I është bërë edukatë.

2. Edukatë fizike, lëndë mësimore që bëhet në shkollë për t'i formuar nxënësit e studentët nga ana fizike, për t'i bërë të aftë për punë dhe për mbrojtje. Edukatë moralo - politike lëndë mësimore që zhvillohet në shkollën tetëvjeçare për ta formuar nxënësin nga ana morale e politike.[3]

Fjalorin e pedagogjisë të autorit Shefik Osmani, edukata përkufizohet si, "një nga kategoritë kryesore të pedagogjisë; veprimtari e vetëdijshme dhe e organizuar, përmes së cilës shoqëria dhe vetë i edukuari ndikojnë për zhvillimin e forcave fizike dhe shpirtërore të individit, për ta formuar atë në mënyrë të gjithanshme."[4]

Koncepti edukatë është kategori primare e teorisë pedagogjike, e cila përfshin në vete edhe konceptet arsim dhe mësim.

Dimensionet kryesore të edukatës të njohura edhe si komponentet e përgjithshme të edukatës janë:

  1. Edukata fizike
  2. Edukata intelektuale (mendore)
  3. Edukata morale
  4. Edukata estetike
  5. Edukata punuese
  1. Si term ekuivalent në gjuhën angleze është marrë fjala "upbringing, gjersa për termin në gjuhën shqipe Arsim është marrë fjala angleze Education, (Shih).
  2. Pasho Baku: Enciklopedia universale e ilustruar. Shtëpia Botuese Bacchus, Tiranë, 2011, fq. 267
  3. Fjalori i gjuhës së sotme shqipe
  4. Shefik Osmani:Fjalor i pedagogjisë, "8 Nëntori", Tiranë, 1983, fq. 164 OCLC 254579414