Edukologjia
Edukologjia nënkupton sistemin e përgjithshëm të njohurive rreth procesit edukativ e arsimor apo siq quhet ndryshe shkenca e përgjithshme mbi edukatën. Termi "edukologji" fillimisht ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i pari i cili e ka përdorur nocionin në fjalë konsiderohet profesori amerikan i Universitetit Shtetëror të Ohajos, Lowry W. Harding në veprat, "Anthology in Educology" publikuar në vitin 1951,[1] si dhe në, "Essays in Educology" publikuar në vitin 1956.[2]
Argumentet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në kuadër të përdorimit të përbashkët të gjuhës angleze dhe gjithashtu brenda përdorimeve të veçanta (dmth. përdorimet teknike) të asaj gjuhe, disa terme përdoren për të emëruar fondin e njohurive të përgjithshme të evidencuara në lidhje me edukimin (edukatën) dhe arsimin. Të përfshira në këto terma janë pedagogjia, andragogjia, [3] etologjia, [4] arsimi (edukimi), studimet arsimore, arsimi profesional dhe psikopedagogjia. [5] Megjithatë, edukologët dhe pedagogët argumentojnë se një term i vetëm mjafton për të emërtuar fondin e përgjithshëm të njohurive për edukimin dhe arsimin edhe më mirë se emrat e lartëprmendur: edukologjia. [6] [7] [8] Edukologët dhe pedagogët pohojnë se termi "edukologji" është shumë më i përshtatshëm për tre arsye bindëse:
- Ai nuk përcakton asgjë më pak se sa fondi i përgjithshëm i njohurive rreth edukimit.
- Ai nuk përcakton asgjë më shumë se sa fondi i përgjithshëm i njohurive rreth edukimit.
- Ai parandalon konfliktin konceptual mes nocioneve:
(a) procesi edukativ e arsimor me (b) njohurit e regjistruara dhe të propozuara për këtë proces.
Edukologët argumentojnë se koncepti i ri "edukologjia" nënkupton përfshirjen e gjithë fondit të njohurive të regjistruara për të gjithë procesin e edukimit dhe arsimimit, që nga lindja deri në pleqëri. Ky emërtim nuk kufizohet vetëm në njohjen e arsimimit të fëmijëve (pedagogjia) [9] ose atij të të rriturve (andragogjia).
Duhet theksuar se deri më tani nuk dihet të ketë njohuri e njohje tjetër shkencore rreth proceseve të ndryshme nga arsimi dhe edukimi, siç janë njohuritë rreth zhvillimit të karakterit (etologjia) [10] ose një kombinim i njohurive pedagogjike dhe psikologjike në lidhje me praktikën e mësimdhënies (psikopedagogjia). Emri "edukologji" eliminon dykuptimsinë që krijohet duke emërtuar procesin e studimit të organizuar me termin edukim dhe emërtimin e fondit të njohurive të regjistruara rreth atij procesi po me të njëjtin emërtim, edukim.
Edukologët theksojnë fuqinë e termit "edukologji" për të hequr dykuptimësinë nëpërmjet teknikave të tilla si zëvendësimi i fjalëve në fjali. Për shembull, praktika e kapitalizimit të termit të arsimit dhe shtimi i termit profesional në termin e edukimit janë përpjekje për të hequr dykuptimësinë. Edukologët argumentojnë se përdorimi i këtyre dy termave (edukimi dhe arsimi profesional) nuk janë aq të fuqishme sa duhet për të eliminuar dykuptimësinë e deritashme, aq sa është përdorimi i termit "edukologji".
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Lowry W. Harding (ed): Anthology in Educology. Dubuque, Iowa: Wm C Brown, Co. 1951.
- ^ Harding, Lowry W. (1956). Essays in Educology. Dubuque, Iowa: Wm C Brown, Co. fq. 1 - 186. OCLC 237394046.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ For the argument that andragogy is an appropriate name for knowledge about education, see Malcolm Knowles and K. Patricia Cross:
- Knowles, Malcolm S. (1970). The Modern Practice of Adult Education: Andragogy versus Pedagogy (në anglisht). New York: Association Press. ISBN 0695810561.
- Cross, K. Patricia (1981). Adults as Learners: Increasing Participation and Facilitating Learning (në anglisht). San Francisco: Jossey-Bass. ISBN 0-87589-491-7.
- ^ See John Stuart Mill (1846), A System of Logic, Book VI, Chapter III, Paragraph 4, for the argument for ethology.
- ^ Stones, E. (1979). Psychopedagogy: Psychological Theory and the Practice of Teaching (në anglisht). London: Methuen. ISBN 0-416-71340-8.
- ^ The argument for the term educology as an appropriate name for knowledge about education was originally developed by Elizabeth Steiner Maccia: Maccia, Elizabeth Steiner (1964). "Logic of Education and of Educatology: Dimensions of Philosophy of Education". Proceedings of the Twentieth Annual Conference of the Philosophy of Education Society. Lawrence, Kansas: Philosophy of Education Society. ISSN 8756-6575.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Part of the history of the use of the term educology is recounted in
- Christensen, James E, red. (1981). Perspectives on Education as Educology. Washington, DC: University Press of America. ISBN 0-8191-1394-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Christensen, James E; Fisher, James E (1983). Organization and Colleges of Education: An Educological Perspective. Sydney: Educology Research Associates. ISBN 0-949784-02-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
- Christensen, James E, red. (1981). Perspectives on Education as Educology. Washington, DC: University Press of America. ISBN 0-8191-1394-8.
- ^ An exhaustive historical analysis of the concept underlying the term educology is presented in Brezinka, Wolfgang (Translated from the German by James Stuart Brice and Raoul Eshelman) (1992). Philosophy of Educational Knowledge: An Introduction to the Foundations of Science of Education, Philosophy of Education and Practical Pedagogics. Dordrecht: Kluwer Academic Publishers. ISBN 0-7923-1522-7.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ The argument for the term educology over the term pedagogy is cogently stated in Steiner, Elizabeth (1981). Educology for the Free. New York: Philosophical Library. ISBN 0802223737.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!), and it is iterated inChristensen, James E (1981). Curriculum, Education, and Educology. Sydney: Educology Research Associates. ISBN 0-949784-01-X.{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ See Steiner, Elizabeth (1981). Educology for the Free. New York: Philosophical Library. ISBN 0802223737.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!), pp. 50-51, for the full argument for the use of the term educology over ethology.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Lowry Waring Harding:Essays in educology, W. C. Brown Co., 1956, 186 pages, OCLC 237394046.(në anglisht)
- Lowry Waring Harding, James Thurber, Hugo Muench:Essays in Educology: Being the First Report from the Archives of the Association for Preservation of Humor in Educological Workers, Literary Licensing, LLC, 2013, ISBN 1-258-69642-8, ISBN 978-1-258-69642-9