Malcolm Knowles

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Malcolm Knowles
Ditëlindja:24 gusht 1913
Vendlindja:Montana, SHBA
Ditëvdekja:27 nëntor 1997
Vendvdekja:Arkansas, SHBA
Kombësia:Amerikan
Profesioni:Mësues i të rriturve, Andragog

Malcolm Knowles (24 gusht 1913, Livingston, Montana – 27 nëntor 1997, Fayetteville, Arkansas) mësues i të rriturve dhe studiues amerikan i andragogjisë (andragog). Kontributi i tij më i madh konsiderohet fakti se e ngriti andragogjinë në nivelin e një disipline shkencore.[1]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Malcolm Knowles u lind në Livingston, Montana të SHBA-së. Më vonë familja e tij shpërngulet në West Palm Beach të Floridas dhe Knowles u diplomua në vitin 1930 në Palm Beach High School. Studimet i vazhdon në Universitetin e Harvardit ku u diplopmua në vitin 1934 me titullin Bachelor of Arts. Pas diplomimit Knowles punoi në Administratën Nacionale të të Rinjëve në Massachusetts. Në vitin 1940 emërohet drejtor i Arsimimit të të Rriturve në Boston ku punoi deri në vitin 1943. Në vitin 1946 shpërngulet në Çikago ku emërohet drejtor i Arsimimit të të Rriturve. Gjatë kësaj periudhe përgatiti tezën e tij të masterit e të cilën e mbrojti në Universitetin e Çikagos në vitin 1949. Nga viti 1951 deri në vitin 1959 shërbeu si drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Arsimimit të të Rriturve të SHBA-ve si dhe mbrojti tezën e tij të doktoraturës në Universitetin e Çikagos. Në vitin 1959 caktohet si profesor i asociuar i Arsimimit të të Rriturve në Universitetin e Bostonit ku punoi 14 vite. Në vitin 1974 bëhet anëtar i Fakultetit të Edukimit në Universitetin Shtetëror të Karolinës Veriore në të cilin qëndroi deri në pensionim. Edhe pas pensionimit vazhdoi aktivitetin e tij profesional dhe bashkëpunimin me një varg universitetesh amerikane siq ishin, Universiteti i Arkansasit, Santa Barbaras etj. Malcolm Knowles vdiq në Fayetteville të Arkansasit.

Vepra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • How to develop better leaders. 1955
  • Andragogy, not pedagogy. 1968
  • Andragogy versues pedagogy. 1970[2]
  • The adult education movement in the United States. 1977
  • From pedagogy to andragogy. 1980
  • Andragogy in action: Applying modern principles of adult learning. 1984[3]
  • The making of an adult educator. 1989

Citat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Andragogjia është arti dhe shkenca e të mësuarit të të rriturve, në këtë mënyrë andragogjia i referohet çdo lloj forme të mësimit tek të rriturit.[4]
                                                                                                                   Malcolm Knowles

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Marti J. Sopher: An Historical Biography of Malcolm S. Knowles University of Wisconsin - Madison, 2003.
  2. ^ Knowles, Malcolm S.: Andragogy versus pedagogy Association Press, New York. 1970
  3. ^ Malcolm Knowles: Andragogy in Action: Applying Modern Principles of Adult Learning Wiley. 1984. ISBN 0-87589-621-9, ISBN 978-0-87589-621-2
  4. ^ Christopher Pappas: The Adult Learning Theory - Andragogy of Malcolm Knowles. Thursday 9 May 2013. http://elearningindustry.com 15.04.2016