Jump to content

Pedagogjia eksperimentale

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Përmes lojës dhe manipulimit, dhe nganjëherë me orientime minimale, fëmijët gjithashtu eksperimentojnë dhe nxjerrin përfundime.

Pedagogjia eksperimentale është një drejtim pedagogjik, i cili u paraqit në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, kontributi kryesor i të cilit ishte futja e metodave eksperimentale në studimin e fenomeneve pedagogjike, krahas metodave të vëzhgimit dhe përshkrimit.[1] Prandaj, ky drejtim pedagogjik nënkupton studimin e fëmijëve, zhvillimin dhe edukimin e tyre nëpërmjet hulumtimit empirik, para së gjithash duke përdorur procedurat eksperimentale. Merita kryesore e konstituimit të pedagogjisë eksperimentale si një drejtim i veçantë i takon Wilhelm August Layit (1862 - 1926) dhe Ernst Meumanit (1862 - 1915). Ata u morrën edhe me përpunimin e themeleve teorike të saj prandaj me të drejtë konsiderohen themeluesit e pedagogjisë eksperimentale. Përfaqësues të tjerë të pedagogjisë eksperimentale janë edhe, në Francë Alfred Binet dhe Theodore Simon, në Amerikë Edward L. Thorndike, Stanley Hall, J.M. Rajs, në Zvicër Édouard Claparède, në Rusi Aleksandr P. Nechayev etj.[2] [3] Një kontribut të konsiderueshëm në zhvillimin e pedagogjisë eksperimentale e ka dhënë edhe psikologu dhe psikiatri italian me origjinë arbëreshe Gabriel Bukola. [4] [5] [6]

  1. ^ Murati, Xheladin (2004). Pedagogjia e përgjithshme. Logos-A. fq. 109–112. ISBN 978-9989-58-108-3.
  2. ^ Xheladin Murati:Pedagogjia e përgjithshme. Logos - A, Shkup, 1998, fq. 109 - 112.
  3. ^ Ausubel, DP. (1953). The Nature of Educational Rersearch. Doi: https://doi.org/10.1111/j.1741-5446.1953.tb01065.x
  4. ^ Bruno, D. V. - La psicologia sperimentale del Buccola nei suoi rapporti con l’educazione moderna. Medicina pedagogica, 1957
  5. ^ Degni Silvia, Foschi Renato, Lombardo Giovanni Pietro (2007). Contexts and experimentalism in the psychology of Gabriele Buccola (1875-1885). Journal of the history of the behavioral sciences, vol. 43; p. 177-195, ISSN: 0022-5061, doi:2010.1002/jhbs.20222
  6. ^ Koliqi, Hajrullah (2022). Fjalor enciklopedik i edukimit. Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina", Fakulteti i Edukimit. fq. 1141. ISBN 978-9951-00-320-9.