Wilhelm August Lay

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Wilhelm August Lay (30 korrik 1862 në Bötzingen (Breisgau) - 9 maj 1926 në Karlsruhe) ishte një mësues dhe profesor në Seminarin e mësuesëve në Karlsruhe. Së bashku me Ernst Meumanin (1862-1915), themeluan didaktikën dhe pedagogjinë eksperimentale, dhe që të dy konsiderohen si etërit themelues të shkencës empirike mbi edukatën.

Pikëpamjet pedagogjike[redakto | përpunoni burim]

Në shpjegimin e problemeve didaktike ai nisej nga pikëpamja biologjike e cila të gjithë aktivitetin e njeriut e sheh si një skemë e vazhdueshme fiziologjike: stimuluesi - përvoja - reagimi. Këtë skemë e barti edhe në fushën e organizimit të procesit mësimor, i cili sipas tij duhej të kalonte nëpër tri faza themelore: përshtypja - përpunimi - të shprehurit. Prandaj edhe ky artikulim tripjesësh i procesit mësimor është quajtur sipas tij Triada e Layit. Layi thekson se procesi i përvetësimit të njohurive rrjedh nga perceptimi i objekteve dhe dukurive nga ana e nxënësve (përshtypje) përpunimi përmes aktivitetit mendor njohës dhe më pas vie deri tek shprehja në forma të ndryshme (artistike, me shkrim, lëvizore, etj.).[1]

Shih edhe[redakto | përpunoni burim]

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]

Referenca[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Lay, Wilhelm August Viz. 13.04.2017 (Kroatisht)