Ernst Meuman

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Ernst Meumann

Ernst Friedrich Wilhelm Meumann (29. Gusht 1862, Uerdingen, Krefeld - 26. Prill 1915, Hamburg) ishte një pedagog dhe psikolog eksperimental gjerman. Ai konsiderohet si themelues i psikologjisë dhe pedagogjisë eksperimentale në Gjermani.[1]

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas përfundimit të arsimit fillor dhe atij të mesëm, Meumann fillimisht studioi për filozofi dhe histori të artit, në Elberfeld, (1883) për të vazhduar me studimin e teologjisë. Pas përfundimit të studimeve, punoi si mësues. Studimet universitare i përfundoi në vitin 1891, te profesori Christoph von Sigwart në Tübingen në temën „Das Grundgesetz der Assoziation und Reproduktion der Vorstellungen“ LeipzigInstitutin për Psikologji Eksperimentale të Wilhelm Wundtit. Gjatë studimeve ai u bashkua me Shoqatën Gjermane të Studentëve në Bonn dhe Leipzig.[2] Nga viti 1893 ai ka punuar këtu si asistent ku edhe përfundoi veprën e tij "Studime mbi psikologjinë dhe estetikën e ritmit" („Untersuchungen zur Psychologie und Ästhetik des Rhythmus“).[3]

Ne vitin 1896, Meumani u emërua profesor i filozofisë në Universitetin e Cyrihut ku mbeti deri në vitin 1905. Ka punuar si profesor universitar edhe në Koenigsberg, Munster, Leipzig dhe Hamburg. Në vitin 1903 themeloi revistën "Arkivi i Psikologjisë së Përgjithshme" (" Archiv für die gesamte Psychologie "), e cila në fakt ishte një vazhdim logjik i revistës Philosophische Studien botuar nga V. Wundt. Ai njihet edhe si themelues i laboratorit psikologjik, i cili konsiderohet pararendës i Institutit të Psikologjisë. Në vitin 1905, në Leipzig, së bashku me Vilhelm A. Lay, ai themeloi, revistën Die Experimentele Pädagogik: Organ i Shoqërisë për Pedagogjinë Eksperimentale me një theks të veçantë në edukimin e fëmijëve të dobët dhe atyre me pengesa në zhvillim.

Veprat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • The psychology of learning: an experimental investigation of the economy and technique of memory. Ed. 2012, Nabu press. ISBN 978-1-279-52028-4
  • 1903. Die Sprache Des Kindes. ISBN 978-0-274-18078-3
  • 1907. Der Verzug des Schuldners nach dem Recht des BGB für das Deutsche Reich, 2 v. 2ª ed. Leipzig 1911 ISBN 978-3-7436-5032-9
  • (1907) Vorlesungen zur Einführung in die Experimentelle Pädagogik und ihre psychologischen Grundlagen. (2 Bde.; 2. Aufl. Engelmann, Leipzig 1911)
  • (1908) Intelligenz und Wille. Quelle & Meyer, Leipzig (2. umgearb. und vermehrte Aufl. 1913, weitere Auflagen, hrsg. von G. Störring[4] ebd. ³1920 und 1925)

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Literatura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Paul Probst: Bibliographie Ernst Meumann. Herzberg 1991 ISBN 3-88309-033-6
  • Osmani, Shefik (1983), Fjalor i pedagogjisë, Tiranë: Shtëpia Botuese "8 Nëntori", f. 446, OCLC 17442147 Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Hans Güldner, Kyffhäuser-Verband der Vereine Deutscher Studenten: Verzeichnis der Ehrenmitglieder und Alten Herren. Gütersloh 1899, S. 38.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Osmani, Shefik (1983), Fjalor i pedagogjisë, Tiranë: Shtëpia Botuese "8 Nëntori", f. 446, OCLC 17442147 Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Hans Güldner, Kyffhäuser-Verband der Vereine Deutscher Studenten: Verzeichnis der Ehrenmitglieder und Alten Herren.
  3. ^ Erschienen 1894 in: Philos.
  4. ^ ebf. einem Wundt-Schüler; Kurzbiografie Archived 23 December 2005[Date mismatch] at the Wayback Machine. (uni-leipzig.de Archived 29 April 2007[Date mismatch] at the Wayback Machine.)