Pedagogjia e përgjithshme
Pedagogjia e përgjithshme është disiplinë akademike (degë) fundamentale e shkencës së pedagogjisë e cila studion ligjshmëritë dhe problemet e përgjithshme të mësimit, mësimdhënies, arsimit dhe edukatës. Si disiplinë fundamentale e pedagogjisë ajo studion përmbajtjet, normat, ligjësitë, teoritë dhe drejtimet pedagogjike. Problemet themelore të pedagogjisë së përgjithshme janë: sinteza e mendimit pedagogjik, konstituimi i pedagogjisë si shkencë e pavarur, kategoritë dhe nocionet pedagogjike, qëllimi dhe detyrat e edukatës, mundësitë dhe kufizimet e realizimit të edukatës, dimensionet e edukatës, faktorët për zhvillimin e individit, raporti i pedagogjisë me shkencat tjera si dhe raporti i pedagogjisë me teorinë dhe praktikën pedagogjike.[1] [2]
Fillet e pedagogjisë së përgjithshme si disiplinë shkencore lidhen me kontributin e filozofit dhe pedagogut gjerman Johann Friedrich Herbarti dhe sidomos me veprën e tij me titull, "Pedagogjia e përgjithshme e nxjerrë nga qëllimi i edukatës" (Allgemeine Pädagogik aus dem Zweck der Erziehung abgeleitet) botuar në vitin 1806.[3]
Disiplinat pedagogjike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Pedagogjia e përgjithshme
- Pedagogjia digjitale
- Historia e pedagogjisë
- Metodologjia e pedagogjisë
- Pedagogjia familjare
- Pedagogjia parashkollore
- Pedagogjia shkollore
- Pedagogjia e konvikteve
- Pedagogjia speciale
- Pedagogjia sociale
- Pedagogjia e të rriturve - Andragogjia
- Pedagogjia e kohës së lirë
- Didaktika
- Metodika
- Pedagogjia futurologjike
- Gjerontogogjia[4]
Drejtimet pedagogjike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Pedagogjia progresive
- Pedagogjia valdorfiane
- Pedagogjia eksperimentale
- Pedagogjia funksionale
- Pedagogjia ekzistencialiste
- Pedagogjia pragmatiste
- Pedagogjia komparative
- Pedagogjia pozitiviste
- Pedagogjia individuale
- Pedagogjia shpirtërore[5]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Xheladin Murati: Pedagogjia e përgjithshme. Logos - A, Shkup, 1998, fq. 75 - 76.
- ^ Jan Průcha: Pedagogická encyklopedie. Praha: Portál, 2009. ISBN 978-80-7367-546-2. S. 645 - 650.
- ^ Johann Friedrich Herbart: Allgemeine Pädagogik aus dem Zweck der Erziehung abgeleitet. Röwer, Göttingen, 1806
- ^ Xheladin Murati: Pedagogjia e përgjithshme. Logos-A. Shkup.1998. fq. 75 - 82
- ^ Xheladin Murati: Pedagogjia e përgjithshme. Logos-A. Shkup.1998. fq. 108 - 128