Hamit Beqja
Appearance
Hamit Beqja (1929–2011). Historian i arsimit, profesor, akademik, Mësues i Popullit.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lindi në Shkodër, ku kreu gjimnazin dhe shërbeu po aty si mësues (1947–1949). Studimet e larta për pedagogji e psikologji i kreu në Moskë (1953). Veprimtaria e tij shkencore shtrihet në fushën e pedagogjisë, të psikologjisë, të sociologjisë, historisë së arsimit e të kulturës.
Vepra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Autor i një vargu librash e i shumë artikujve studimorë; bashkautor i teksteve të psikologjisë e pedagogjisë për shkollat e mesme e të larta. Ndër veprat kryesore të tij janë:
- “Mbi karakterin kombëtar të edukatës” (1979),
- “Rreth edukatës qytetare” (1981),
- “Si të sillemi, ç’zakone ndjekim?” (1986),
- “Kë edukojmë, si edukojmë?” (1987),
- “Rrjedhave të sociologjisë së edukatës dhe kulturës” (1989),
- “Edukata me syrin e popullit” (1988),
- “Për rininë e me rininë” (1991),
- “Edhe engjëlli edhe djalli janë brenda tek i gjalli” (1995),
- “Dashuria, seksi, studentët e mi” (1999),
- “Tranzicioni demokratik dhe psikologjia e shqiptarëve të sotëm” (2001),
- “Galeria dhe plateja” (2002) etj. [1]
Ka marrë Çmimin e Republikës të shkallës së parë.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Vepra nga Hamit Beqja, Worldcat.org