Pedagogjia e Leon Tolstoit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Në foto: Tolstoi duke u treguar një përrallë nipit dhe mbesës. Vajza e tij Tatiana, më vonë, lidhur me këtë foto mes tjerash do të thotë: "Ishte tregimi i Shtatë kastravecave [...]: "Një djalë i vogël hyn në kopsht dhe sheh një kastravec. Një kastravec kaq të madh ... (shprehej Tolstoi duke treguar madhësinë me duart e tij).” [1]
2rightarrow (Nuvola colors).svg Shiko gjithashtu artikullin Leon Tolstoi

Leon Tolstoi (1828 - 1910) ishte një shkrimtar, filozof, mësimdhënës dhe aktivist i shquar shoqëror rus.

Hyrje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Leon Tolstoi njihet edhe si një entuziast i dalluar në fushën e arsimit dhe pedagogjisë, sidomos për punën dhe kontributin e tij të pazakontë në Jasnaja Poljana, me të cilin ai ka një ndikim pozitiv në konceptimet e reja pedagogjike. Ai i kushtoi tërë kontributin e tij arsimor, pedagogjik dhe letar zgjidhjes së situatës së vështirë shoqërore në Rusi duke argumentuar që problemet mund të zgjidheshin vetëm në mënyrë paqësore përmes iluminizmit, arsimit dhe edukimit.

Kontributi dhe aktiviteti i pasur arsimor dhe pedagogjik i Tolstoit mund të ndahet në tre periudha.

  1. Periudha e parë (1859-1862) shënon hapjen e shkollës në Jasnaja Poljana dhe nisjen e revistës me po të njëjtin emër Jasnaja Poljana,
  2. Periudha e dytë (1870-1876) i referohet aktivitetit arsimor e edukativ botues, është kjo koha kur botoi veprat: "Alfabeti" , "Alfabeti i ri", "Aritmetika", "Arsimi popullor" dhe "Librat e leximit (I, II, III, IV)", njëkohësisht merret me problemet praktike të arsimit dhe edukimit.
  3. Periudha e tretë i referohet punës së tij kuptimplotë për pjesën tjetër të jetës së tij, kur ai zhvendoset në pozicionet e mistikës fetare dhe madje trajton çështje edukative dhe arsimore në frymën e të kuptuarit mistik e fetar të botës.

Teoria e tij e edukimit të lirë, e cila ishte nën ndikimin e teorisë së Jean-Jacques Rousseau, e çoi atë në diferencimin e edukimit nga arsimi, me shpjegimin se edukimi ishte një ndikim i detyruar mbi një njeri tjetër dhe se ai korrupton më shumë sesa riparon njeriun. Megjithatë aty kah fundi i jetës së tij, ai braktisi këtë qëndrim dhe pranoi paqëndrueshmërinë e teorisë së arsimit të lirë. Marrë në tërësi, anët e saj pozitive ishin trajtimi individual i fëmijëve, dashuria dhe respekti, njohja dhe zhvillimi i personalitetit të fëmijëve. Madje edhe sot, pas rreth një shekulli e gjysëm, mënyra e punës edukative dhe arsimore e Leon Tolstoi dhe shkrimet në fushën e arsimit dhe pedagogjisë janë njohur si një kontribut domethënës në zhvillimin e arsimit dhe punës me fëmijë.

Veprat dhe shkollat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fëmijët e Shkollës në Jasnaja Poljana
2rightarrow (Nuvola colors).svg Shiko gjithashtu artikullin Jasnaja Poljana

Që në vitin 1849 Tolstoi kishte filluar të organizonte shkolla për fëmijët e fshatarëve të tij. [2]

Shkollën e Jasna Poljanës Tolstoi e themeloi duke qenë i nxitur nga një lloj entuziazmi. Së shpejti sipas shembullit të saj do të themelohen edhe 12 shkolla të tjera për fëmijët e fshatarëve të Rusisë, të cilët, pas reformave të vitit 1861, sapo kishin nisur të emancipoheshin nga skllavëria. Tolstoi i paraqiti parimet e përgjithshme të shkollës në në vitin 1862, në esenë e tij me titull "Shkolla në Jasnaja Poljana".[3]

Pas një kohe të shkurtër, duke pasur parasysh suksesin e shkollës së tij të parë në Jasnaja Poljana, ai filloi të thellohet në problemet e pedagogjisë dhe nisi të mendojë për një model të shkollës shtetërore për tërë Rusinë. Ai gjithashtu do t’i shkruajë vëllait të Ministrit të Arsimit Kombëtar. Sidoqoftë, nuk do të marrë ndonjë inkurajim. [4]

Në vitin 1860 Tolstoi shkroi esenë e tij të parë mbi pedagogjinë, me titull: Vëzhgime dhe materiale pedagogjike pas së cilës zuri të skicojë projektin e një shoqërie për arsimin popullor. [2]1861 numri i shkollave të themeluara nga ai arriti në dymbëdhjetë (dhe me kalimin e viteve ato do të rriten gjithnjë e më shumë) dhe njëri nga mësimdhënësit e tyre ishte vet Tolstoi. Në vitin 1862, (në muajt para dhe pas martesës së tij, që u zhvillua në atë vit) shkroi ese të shumta pedagogjike, përfshirë këtu edhe Kush duhet të mësojë të shkruajë nga kush: djemtë fshatarë nga ne, apo ne nga djemtë fshatarë? [2]

1872 publikohet Abetarja voluminoze, e cila me mbi një milion kopje të shitura; - paraqet një nga sukseset më të mëdha të Leon Tolstoit. Një vit më pas zhvillohet një polemikë lidhur me metodat e tij arsimore e pedagogjike. Komiteti për shkrim-lexim në Moskë nis me një eksperiment publik për ta vlerësuar efektivitetin e metodës inovative me të cilën Tolstoi organizonte mësimin e leximit dhe të shkrimit fillestar, së pari në një klasë të punëtorëve analfabetë, pastaj në një klasë të fëmijëve. Komisioni e konsideron rezultatin të kënaqshëm, por jo përfundimtar. [2]1874 Tolstoy pezullon shkrimin e veprës Anna Karenina për t’iu përkushtuar tërësisht arsimit dhe pedagogjisë si dhe drejtimit të shkollave të themeluara prej tij, të cilat tani kanë arritur në një numër prej rreth shtatëdhjetë shkollash. Ai shkruan një "Gramatikë për shkollat rurale" dhe boton esenë "Arsimi publik", teza themelore e të cilit është si vijon: Nëse arsimi dëshiron të jetë me fitim real, ai duhet të bazohet në një liri të mësimit që lejon nxënësit dhe studentët të zgjedhin vetë, çfarë të studiojnë dhe çfarë jo, ndërsa mësuesi duhet të përshtatet me zgjedhjet e tyre. Autori drejton një kritikë të ashpër ndaj sistemi shkollor të kohës. [2]1875 ribotoi një "Përmbledhje tregimesh", "Abetaren e Re" dhe Katër libra të leximit në gjuhën ruse. [2]

Në esenë Mbretëria e Zotit është në Ju (1893) Tolstoi kritikon sistemin e arsimit të detyrueshëm sepse ai e sheh arsimin dhe shkollat më shumë si një instrument kontrolli, sesa si një ngritje e masave. [5]

Kontributi dhe veprimtaria praktike e Tolstoit në fushën arsimore nuk zgjati shumë, pjesërisht për shkak të ngacmimeve nga policia cariste. Sidoqoftë, si një pararendëse e drejtpërdrejtë e Shkollës Summerhill të themeluar nga A. S. Neill, Shkolla në Jasnaja Poljana [6] mund të pretendohet në mënyrë të justifikuar si shembulli i parë i një teorie koherente të arsimit dhe edukimit demokratik.

Organizimi i mësimit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në hyrje të shkollës në Jasnaja Poljana kishte një shenjë që thoshte "hyr dhe dil lirshëm". [4] Mësimet fillonin midis orës 8 dhe 9, në mesditë mësimi ndërpritej për drekë dhe pushim, dhe rifillonte pasdite për rreth 3 ose 4 orë. Kishte tre klasa, nxënës të rinjë, të mesëm dhe të moshuar. Nuk kishte vende të zgjedhura për fëmijët nga jashtë, por secili fëmijë zgjidhte vendin e vet. Asnjë detyrë shtëpie nuk kërkohej. Vetë Tolstoi jepte mësim nga lëndët e matematikës, fizikës, historisë dhe lëndëve të tjera nxënësve më të moshuar. [7]

Përmbajtjet mësimore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është e nevojshme të thuhet se në mesin e shekullit XIX në Rusi nuk kishte shkolla për fëmijë fshatarë. Tolstoi do të paraqesë disa probleme madhore në lidhje me arsimin:

  • A ekziston e drejta e arsimimit? E megjithatë kush është ai që edukon?

Tolstoi e kuptoi që shkolla shpreh kulturën e klasave mbizotëruese. Dhe nëse kjo mund të jetë "e drejtë" për fëmijët e klasave të larta, nuk është e mirë për fëmijët fshatarë. Atëherë, cilat vlera propozoni? Zgjidhja do të jetë të propozojmë një shkollë krejtësisht çlirimtare, me shumë respekt për kulturën e tjetrit (në këtë pikë paralelet me Don Milanin janë të pashmangshme). Jo rastësisht "Tolstoi, një nga shkrimtarët më të mëdhenj që ka ekzistuar ndonjëherë, kur e trajtoi mësimin e shkrim-leximit për fshatarët e tij të vegjël, mes tjerash pyet: Fëmijët fshatarë duhet të mësojnë të shkruajnë prej nesh, apo ne duhet të mësojmë të shkruajmë prej tyre? " [8]

  • Pse arsimi?

Tolstoi besonte se mungesa e arsimit ishte një nga shkaqet e despotizmit, dhunës dhe padrejtësisë. Ende është e rëndësishme të theksohet se ky besim ndodhi në një kohë kur në njërën anë filloi revolucioni industrial në Rusi dhe nga ana tjetër skllavëria sapo ishte shfuqizuar (1861). Nga kjo pikëpamje zhvillimi kapitalist vartësoi dijet shkencore dhe teknologjike në qëllimet e tij, në vend që t'i drejtonte ato drejt të mirës së përbashkët.[7]

  • Si të krijohet një shkollë jo dogmatike?

Shkolla duhet të jetë jo e detyrueshme, kështu që nëse arsimi është i mirë, nevoja për arsim do të lindë spontanisht, siç është rasti me urinë. [4] Një karakteristikë tjetër ishte keqpërdorimi i njohurive dhe aftësive të cilat fëmijët merrnin nga shkolla. Në atë kohë (por jo vetëm!) njohuritë që vinin nga bota jo skolastike normalisht konsideroheshin jo të dobishme dhe kundërproduktive. [7]

  • Për më tepër, me kalimin e kohës, një konceptim i shkollës do të piqet aty ku mësuesi është njëkohësisht arsimtar dhe edukator.

Në fakt, ai do të kuptojë se si mësuesi ushtron një ndikim të vetëdijshëm dhe të pavetëdijshëm te nxënësi: "Vetë jeta e mësuesit dhe e njerëzve të tjerë përreth përbëjnë pjesën e pavetëdijshme. Ai e pranon që fëmija vëren nëse pretendoj ose vërtet besoj në ato që them. " [9]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Tatiana Tolstoj, Anni con mio padre, traduzione di Roberto Rebora, Garzanti, Milano 1978, pp. 51-52.
  2. ^ a b c d e f Igor Sibaldi, Cronologia, in Lev Tolstoj, Tutti i racconti, volume primo, Mondadori, Milano 2005. ISBN 8804552751
  3. ^ Tolstoy, Lev N.; Leo Wiener; translator and editor (1904). The School at Yasnaya Polyana – The Complete Works of Count Tolstoy: Pedagogical Articles. Linen-Measurer, Volume IV (në anglisht). Dana Estes & Company. fq. 227.
  4. ^ a b c Tolstoy's Writings On Education (From Introduction To Tolstoy's Writings by Ernest J Simmons) (1968) Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name "Simmons" defined multiple times with different content Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name "Simmons" defined multiple times with different content
  5. ^ Lev Tolstoi, Il Regno di Dio è in voi, Publiprint - Manca Editrice, 1988, cap. VIII, p. 213.
  6. ^ Wilson, A.N. (2001). Tolstoy (në anglisht). W.W. Norton. fq. XXI. ISBN 978-0-393-32122-7.
  7. ^ a b c Semion Filippovitch Yegorov, Leo Tolstoy, Prospects: the quarterly review of comparative education, vol XXIV, No. 3/4, giugno 1994, pp. 647-60.
  8. ^ Antonio Vigilante, Tolstoj e l'educazione.
  9. ^ Anna Borgia, Nel cuore di Tolstoj. Alla ricerca della verità, Libreria Editrice Fiorentina.