Gaston Mialaret
Gaston Mialaret 10 tetor 1918, Cahus, (Lot) - 30 janar 2016, Garches, ishte një pedagog francez dhe profesor në Universitetin e Caenit. Ai ka kontribuar në ngritjen e pedagogjisë (shkencave të edukimit) në universitetin në fjalë që nga viti 1967.[1] [2] [3]
Përgatitja profesionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ai i ndoqi mësimet në Shkollën Normale në Cahors, ku edhe diplomoi në nivelin bachelor. Karrierën profesionale e filloi si mësues në Figeac në vitin 1939, duke i vijuar njëkohësisht edhe studimet e matematikës në Universitetin e Tuluzës. Pas demobilizimit, ai u bë profesor i matematikës në Liceun Albi, ku ishte në krye të organizimit të klasave të reja sipas qasjes së nxitur nga Gustave Monod. Në vitin 1946, u trajnua si inspektor në Ecole Normale Supérieure në Saint-Cloud, pastaj diplomoi edhe në psikologji në Sorbonne, ku arriti të marrë pozitën e asistentit në Saint-Cloud. Në Saint-Cloud ai organizoi laboratorin e parë psikopedagogjik, në vitin 1948. Gjithashtu ishte edhe ligjërues në Institutin e Psikologjisë në Paris. Në vitin 1957, ai mbrojti dy teza, njërën fushën e mësimit të matematikës dhe tjerën në trajnimin e mësimdhënësve të matematikës. [4]
Në vitin 1953, punësohet në Universitetin e Caen, për të zhvilluar mësimin e psikologjisë, e ku hartoi një kurrikulë dhe një diplomë bachelor, pastaj profesor universitar, deri në vitin 1984. Aty në vitin 1956 ngriti një laborator psikopedagogjik, dhe më pas, në vitin 1967, nga drejtues i psikologjisë bëhet drejtues i " shkencave pedagogjike - shkencave të edukimit ", pas futjes së kësaj disipline, në universitet duke u bërë kështu, së bashku me Maurice Debesse, profesor në Sorbonne dhe Jean Chateau, profesor i psikologjisë në Universitetin e Bordeaux, iniciatorët e kësaj disipline në universitet. Nën nxitjen e tyre të përbashkët, duke filluar nga viti 1969, shkencat e arsimit u institucionalizuan, si seksioni i 70-të i Komitetit Këshillimor të Universiteteve, i cili në vitin 1987 u bë Këshilli Kombëtar i Universiteteve. [5]
Përgjegjësit institucionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gaston Mialaret ishte edhe kryetar i Grupit Francez të Arsimit (GFEN) nga viti 1962 deri në vitin 1969, pastaj drejtor i Byrosë Ndërkombëtare të Arsimit (UNESCO) në Gjenevë (1987-1988) e gjithashtu edhe i ftuar i nderit i simpoziumit, Dyzet vjet të shkencave të edukimit: mosha e pjekurisë ? organizuar në Universitetin e Caenit, nga data 20 deri më 22 shkurt 2007. [6]
Në vitin 1971, dha kontribut për krijimin e Shoqatës së Mësuesve e Studiuesve në Shkencat Arsimore (AECSE), të cilën edhe e kryesoi nga viti 1976 deri në vitin 1982.
Mirënjohje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1980 : commandeur dans l'ordre des Palmes académiques.
- 2014 : commandeur de la Légion d'honneur.
Vepra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Psychopédagogie des moyens audiovisuels dans l'enseignement du premier degré, Paris, PUF, 1964
- Éducation nouvelle et monde moderne, Paris, PUF, 1966
- L'apprentissage de la lecture, Paris, PUF, 1966
- L'apprentissage des mathématiques, Bruxelles, Dessart, 1967
- Les méthodes de recherche en sciences de l'éducation, Paris, PUF, « Que sais-je ? », Stampa:N°, 2004.
- Introduction aux sciences de l’éducation, Delachaux et Niestlé, UNESCO, 1985
- Pédagogie générale, Paris, PUF, 1991
- (co-direction) Histoire mondiale de l'éducation, avec Jean Vial, Paris, PUF, 1981, 4 volumes.
- Les sciences de l’éducation, Paris, PUF, « Que sais-je ? » Stampa:N°, Stampa:11e, 2011.
- La psychopédagogie, Paris, PUF, « Que sais-je ? », Stampa:N°, Stampa:5e, 2002.
- Psychologie de l'éducation, Paris, PUF, « Que sais-je ? », Stampa:N°, Stampa:3e, 2011.
- Le Plan Langevin-Wallon, Paris, PUF, 1997
- Propos impertinents sur l’éducation actuelle, Paris, PUF, 2003
- Sciences de l’éducation : aspects historiques, problèmes épistémologiques, Paris, PUF, coll. «Quadrige», 2006
- Le nouvel esprit scientifique et les sciences de l'éducation, Paris, PUF, 2011
- Pedagogjia e përgjithshme, "Koha", Prishtinë, 1997 (Shqip)
Nderime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Louis Marmoz (dir.), Gaston Mialaret. L'éducateur, le pédagogue, le chercheur, Paris, Puf, 1993.
- « Gaston Mialaret : hommages et regards croisés », Les Sciences de l'éducation - Pour l'Ère nouvelle, 2016/3, Stampa:Vol., p. 7-69
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Francine Best & Henri Peyronie, « In Memoriam. Gaston Mialaret (1918-2016) », cf. bibliographie.
- ^ La Dépêche, 23 avril 2014.
- ^ Gaston Mialaret (në frëngjisht).
- ^ Gaston Mialaret, « Itinéraire de vie », in L. Marmoz (dir.), Gaston Mialaret. L'éducateur, le pédagogue, le chercheur, cf. bibliographie.
- ^ "Les présidents du Gfen". Arkivuar nga origjinali më 9 maj 2018. Marrë më 4 tetor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Maurice Debesse (1903-1998), cf. Perspectives, revue trimestrielle d’éducation comparée (Paris, UNESCO : Bureau international d’éducation), vol. XXXIII, Septembre 2003).
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Francine Best & Henri Peyronie, « In Memoriam. Gaston Mialaret (1918-2016) », Revue française de pédagogie, 192/2015, p. 135-138 Stampa:Lire en ligne.
- « Entretien avec Gaston Mialaret », Bulletin de psychologie, 2009/2, Stampa:N°, Stampa:Lire en ligne
- Luc Cédelle, « Gaston Mialaret, fondateur des sciences de l’éducation, est mort à 97 ans », Le Monde, 09.02.2016.