Jump to content

Pedagogjia ushtarake

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pedagogjia ushtarake është një lëndë përkatësisht disiplinë shkencore që merret me studimin e arsimit ushtarak (si me mësimdhënien bazë të aftësive themelore ushtarake, ashtu edhe me zhvillimin e parimeve arsimore dhe edukative në mbrojtjen ushtarake në tërësi).

Lënda e pedagogjisë ushtarake shtrihet në aplikimet praktike të të nxënit dhe të mësimdhënies, si dhe në planifikimin e trajnimit të njësive bazë. Në disa vende të botës, pedagogjia ushtarake mund të studiohet në institucione përkatëse arsimore dhe edukative (akademi ushtarake). Si një disiplinë shkencore është zhvilluar sidomos pas Luftës së Dytë Botërore. Çështjet tjera me të cilat merret kjo disiplinë janë ato të cilat lidhen me organizimin dhe hulumtimin e punës arsimore dhe edukative të ushtarëve dhe të kuadrit komandues ushtarak e gjithashtu edhe për përgatitjen e masave të gjëra popullore për mbrojtje dhe vetëmbrojtje.

  • Juha Mäkinen, Jarmo Toiskallio 2009. Sotilaspedagogiikka. Sotiluuden ja toimintakyvyn teoriaa ja käytäntöä. Maanpuolustuskorkeakoulu, Helsinki. Johtamisen ja sotilaspedagogiikan laitos. Julkaisusarja 1, n:o 3. 126 s. (teoksen sähköinen kopio)