Pyetja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pyetja është një fjalë e cila zakonisht shprehet si kërkesë për të dhëna, e cila pritet të jepet në formën e një përgjigje. Pyetjet pra mund të kuptohen si një lloj veprimi ilokutiv në fushën e pragmatikës ose si lloj i veçantë i propozimeve në kornizat e semantikës formale siç është semantika alternative ose semantika kureshtare. Për shembull, pyetjet retorike janë pyetje në formë, por mund të mos konsiderohen si pyetje të vërteta pasi nuk pritet të marrin përgjigje. Në të kundërt, strukturat gramatikore johetuese mund të konsiderohen pyetje si në rastin e fjalisë imperative "më trego emrin tënd".

Pyetjet mund të përdoren gjithashtu si tituj të veprave të letërsisë, artit dhe bursës. Shembuj përfshijnë tregimin e shkurtër të Leon Tolstoit Për sa tokë ka nevojë njeriu?, pikturë Dhe kur e patë për herë të fundit babanë tuaj? (William Frederick Yeames) , filmi Po në lidhje me Bobin?, dhe punën akademike Kush bëri pyetjen e parë? [1]

Disa lloje të pyetjeve që mund të përdoren në një kontekst arsimor dhe edukativ janë renditur në Taksonomin e Bloomit të objektivave arsimore. Këto përfshijnë pyetje të hartuara për të testuar dhe promovuar:

  • Njohuri: Kush, çfarë, kur, ku, pse, si   .   .   .   ? Përshkruaj   .   .   .   ?
  • Kuptimi: Trego   .   .   .  
  • Aplikimi: Si është   .   .   .   një shembull i   .   .   .   ?; Si është   .   .   .   e lidhur me   .   .   .   ?; Pse është   .   .   .   i rëndësishëm?
  • Analiza: Cilat janë pjesët ose veçoritë e   .   .   .   ? Klasifiko   .   .   .   sipas   .   .   .   ;
  • Sinteza: Nga do të nxirrni përfundimin   .   .   .   ? Çfarë ideje mund t’i shtoni   .   .   .   ? Si do të krijonit një të re   .   .   .   ? Çfarë do të ndodhte nëse kombinoni   .   .   .   ? Për cilat zgjidhje do të sugjeronit   .   .   .   ?
  • Vlerësimi: A jeni dakord që   .   .   .   ? Çfarë mendoni ju për   .   .   .   ? Cila është më e rëndësishmja   .   .   .   ? Vendosni në rendin e përparësisë sa vijon  .   .   .   ? Si do të vendosnit për  .   .   .   ? Cilat kritere do të përdorni për të vlerësuar   .   .   .   ? [2]

Pyetjet përdoren nga faza më elementare e mësimit deri te hulumtimi origjinal. Në metodën shkencore, një pyetje shpesh formon bazën e hulumtimit dhe mund të konsiderohet një kalim në mes fazave të vëzhgimit dhe hipotezës. Studentët e të gjitha moshave përdorin pyetje në mësimin e tyre të temave, dhe aftësia për të parashtruar pyetje "të hulumtuese (kërkimore)" është pjesë kryesore e arsimit të hulumtues. Metoda sokratike e të pyeturit të studentëve mund të përdoret nga një mësimdhënës për të udhëhequr studentin drejt së vërtetës pa udhëzime të drejtpërdrejta, dhe kjo gjithashtu i ndihmon studentët të formojnë përfundime logjike.

Një përdorim i përhapur dhe i pranuar i pyetjeve në një kontekst arsimor është vlerësimi i njohurive të studentëve përmes provimeve.

Pyetjet si mjet pedagogjik[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përkufizimi
Pyetjet janë mjeti në sajë të së cilës mësuesi arrijnë të kuptojnë se ҫfarë njohurish zotrojnë tashmë nxënësit, cilat janë boshllëqet e tyre dhe në cilat aspekte duhet të përkushtohen, në mënyrë që  nxënësit të përthithin informacione të reja  në përputhje edhe me qëllimet dhe objektivat mësimor të hartuara nga mësuesi.[3]

Pyetjet bëjnë pjesë në metodat e hartimit të orës mësimore, pa të cilat procesi mësimorë do të ishte shumë monoton dhe jo zbavitës për nxënësit. përtej qëllimit kryesorë që kanë, pyetjet mund të shërbejnë si një mënyrë për të rritur vetbesimin dhe aftësin e nxënësve për të krijuar ata vetë pyetje mësuesit. duke mundësuar kështu një përfshirje aktive gjatë orës mësimore.

Parashtrimi i pyetjeve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Të dish të bësh pyetje si duhet, do të thotë të dish të japësh mësim. Më shumë se çdo gjë tjetër, arti i bukur i mësimdhënies varet nga mjeshtëria e përdorimit të pyetjeve…”  Djui[4]

Kur pyesim fëmijët në klasë, është e domosdoshme për t’u dhënë atyre kohë për të menduar dhe për t’iu përgjigjur. Përdorimi frazave të shkurtra, fjalë të thjeshta dhe pyetje të hapura si: “çfarë do të ndodhë nëse … ?” , “Më tregoni atë që duket si …” ose “çfarë mendoni në lidhje me … “. Mësuesit si dhe prindërit në këtë mënyrë mund të ndihmojnë në krijimin e një mjedisi tërheqës dhe nxitës në kuptimin pozitiv, në të cilën fëmijët ndihen të mirëpritur dhe të etur për të marrë pjesë aktive në të nxënit.

Rëndesia e pyetjeve:
1-     Tërheqja e vëmëndjes dhe nxitja e interesit.
2-     Diagnostifikimi dhe kontrollimi.
3-     Riprodhimi i fakteve të vecanta dhe informacionit.
4-     Nxitja e procesit të të menduarit e nivelit të lartë.
5-     Strukturimi dhe riorientimi i diskutimit.
6-     Shprehja e emocioneve.

Llojet e Pyetjeve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të pyeturit është një sjellje ndimëse e mësuesit. Studimet e G.Brown &Wragg,1993, i kanë klasifikuar pyetjet në dy grupe duke i dalluar si pyetje që kanë të bëjnë me përmbajtjen dhe me proçesin.[5]

Pyetjet e përmbajtjes
Mësuesit bëjnë pyetje të përmbajtjes me qëllim që nxënësit të operojn me përmbajtjen e  mësimit . Pyetje të tilla bëhen me qëllim që të shikohet nëse  nxënësit e mbajnë mend materjalin e studjuar. Pyetjet përmbajtëse kan pak përgjigje alternative.                                                                                                

Kemi tipe të ndryshme të pyetjeve të përmbajtje e që janë:                          

  1. Të drejtpërdrejta: pyetja nuk kërkon intepretim dhe nuk ka përgjigje alternative.                        
  2. E nivelit të ulët: riprodhim e informacionit.                                                                                                                                    
  3. Konvergjente: burime të ndryshme të çojnë në disa përgjigje.                                                      
  4. Të mbyllura: nuk ka intepretime të mundshme apo përgjigje alternative.                                      
  5. Faktike: riprodhim i një pjese të përvetsuar të njohurive.

Konsiderohet se rreth 80% e pyetjeve që bëjnë mësuesit janë për përmbajtjen e lëndës dhe kërkojnë përgjigje të sakta dhe të drejtpërdrejta, pra të nivelit të përmbajtjes.

Pyetjet e procesit
Këto tip pyetjesh kan lidhje me nxitjen e procesit të të menduarit nga ana e nxënësve. Pyetjet e procesit bëhen me qëllim që të zgjidhet një problem, për të shuar kureshtjen, për të nxitur nxënësit të përfshihen në një veprimtari, të analizojnë, të sintetizojnë apo të gjykojnë. Ato kanë një nivel të lartë të të menduarit.

Tipet e pyetjeve të procesit janë pyetje :  

  1. Jo të drejtpërdrejta: pyetja ka intepretime dhe kuptime të shumta.
  2. Të nivelit të lartë: kërkojnë process të menduarit të lartë sesa vetëm riprodhim I fakteve.
  3. Divergjente: burime të ndryshme të cojnë në përgjigje të shumta dhe të sakta.
  4. Të hapura: kan përgjigje të shumta.
  5. Koncept: pyetja kërkon procesin e abstraksionit, përgjithsimit dhe të përfundimit.

Pra mund të themi se pyetjet e procesit nxisin më shumë të menduarit dhe strategjitë e zgjedhjes së një problem , duke I nxitur të përdorin burime vetjake të njohurive dhe të ndërtojnë veto në mënyrë aktive intepretimin dhe kuptimin.

Ndërtimi i pyetjeve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rregulli bazë për bërjen e një pyetje mund të parashtrohet i tillë bëni pyetjen, bëni një pauzë, pastaj drejtojuni një nxënësi. Ky rregull është mbështetur në një rregull psikologjik sipas të cilit, kur bëhet një pyetje e pasuar nga një pauzë e shkurtër , të gjithë nxënësit ´´ do të marrin pjesë´´ në komunikim. Pauza nënkupton që cilido nxënës mund të zgjidhet për tí dhënë përgjigje pyetjes, duke bërë që vëmendja e tyre ndaj pyetjes të jetë më e madhe. Por nëse ju si mësues përzgjidhni nxënësin përpara se të bëni pyetjen ,atëherë të gjithë nxënësit e tjerë do ta injorojn pyetjen dhe nuk do të keni vëmendjen e tyre.  

Për të qenë drejtues i efektshëm pyetjesh , duhet të jeni në gjendje të ndërtoni pyetje të qarta , të sakta dhe të përmbledhura. Ndaj mësuesit duhet të mos përdorin asnjëherë ; ´´uf´´, fillime fallco, pauza të pasigurta, si dhe kalime jo të efektshme nga tema në temë. Të gjitha kjo sjellje gojore nga ana e mësuesit shkaktojn pasiguri tek nxënësit .Qartësia është një nga tiparet  kryesore në listën e virtuteve  të një të pyeturit të mirë.                                                                                       

Teknika e ndërtimit (bëni pyetjen, bëni një pauzë, pastaj drejtojuni një nxënxsi) nënkupton bërjen e një pyetje, bërjen e një pauze dhe më pas thirrjen e një nxënësi në mësim. E njëjta teknik përdoret kur duam të ngrejm disa nxënës për tu përgjigjur. Pas zotrimit dhe përshtatjes së nxënësve me këtë metod , mund të zëvëndësoni veprimin jo gojor , thjesht duke iu drejtuar me gisht apo duke tundur kokën në drejtim të një nxënësi , për të marrë prej tij një përgjigje.                          

Koha e pritjes është thelbësore për përgjigje të menduara nga nxënësit . Ajo ndahet në  dy pjesë: koha e pritjes 1 dhe koha e pritjes 2 .

Koha e pritjes 1 është afati midis bërjes së pyetjes dhe thirrjes së një  nxënësi për tú përgjigjur pyetjes.

Së pari  , pauza , i krijon mundësi nxënësit për tu menduar rreth përgjigjeve të pyetjes. Kjo është e rëndësishme kur bëni pyetje të nivelit të lartë. Së dyti , kjo pauzë ju lë kohë ju si mësues të lexoni kundërpërgjigjet jogojoore të nxënësve. Pra të dalloni qartë sinjaëlet jogojore , që tregojnë kënaqsi, kuptueshmëri , frikë, ankth, gëzim apo turp.

Koha e pritje 2 është pauza që i lihet në dispozicion nxënësit për të ngritur për të dhënë përgjigjen. Ajo është e rëndësishme pasi i lë kohë nxënësit të mendojë apo lejoj edhe nxënës të tjerë për të dhënë përgjigje.nëse mësuesi pret për pak kohë të jap përgjigje pas përgjigjes fillestare të nxënësit , nxënësit do të vazhdojnë të përgjigjen pa pasur nevojë të nxiten.  Afati midis të bërit pyetje dhe përgjigjes së nxënësit varet nga lloj i pyetjes!!!                              

Është mjaftë e rëndësishme që mësuesit të përpunojnë dhënien e pyetjeve të tyre , për të gjetur kohë të përshtatshme për përgjigjet e nxënësve. Nëse janë bërë pyetje që nxisin të menduarit , nxënësit do të kërkojnë kohë për tu menduar.

Së fundmi, kur vetë mësuesit përfshihen në pyetje shumëproçesëshe, është e rëndësishme të nxiten të gjithë nxënësit për  të marrë pjesë. Për këtë arsyeje nuk është e nevojshme që mësuesi ti thirri nxënësit me emër dhe ti mbikqyrin . Shumë nxënës nuk u përgjigjen lirshëm pyetjeve në klasë , për arsyje se atojanë më shumë vlerësuese (pyetje testimi , vetëm me një përgjigje të sakët apo të gabuar) sesa pjesë të një bisede. Nxënësit ndihen më të lirshëm kur mësuesi nuk  bënë pyetje vlerësuese por i afrohet drejt pyetjeve me të menduar kritik , ku nxënësit ndihen t lirshëm për tú përfshir në diskutim të hapur. Në të tilla situata nxënësit janë të etur për  të shprehur mendimet e tyre dhe të dëgjojn idet e të tjerve.

Teknikat nxitëse[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nxënësit duhet të inkurajohen dhe të nxiten të shprehen edhe nëse gjysma apo tërsisht  e përgjigjes së pyetjes është gabim , duhe ja riformuluar pyetjen dhe duke marrë një përgjigje më të plotë në mënyrë që mësuesi të kuptoj nëse nxënësi e ka kuptuar tekstin.                                        

Gjithmonë duhet ta nxisni nxënësin në mënyrë pozitive.                                                                    

Mësuesi duhet gjithmonë ti ofroj mbështetje pozitive, në mënyrë që nxënësi të nxitet të plotësojë një përgjigje apo të rishikoj një përgjigje jo të saktë..                                                      Në pjesën më të madhe të rasteve nxënësit japin një përgjigje pjesërisht të saktë ndaj duhet ti drejtojmë ata drejt një mënyre të  të menduarit më me logjik dhe që ti afroj drejt përgjigjes së saktë.

Trajtimi i përgjigjeve jo të sakta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sado i aftë të jetë një mësues në motivimin e nxënësve , dhënien e materialeve udhëzuese të sakta dhe mbështetëse dhe drejtimin e pyetjeve të një cilësie të lartë,ai do të ndeshet me një problem të vazhdueshëm që tërheq nga të dy aspektet, intelektual dhe ndërpersonal.

Jini të duruar dhe të matur në reagimin  ndaj përgjigjeve jot ë sakta të nxënësve!!!
1-Nxitja është një teknik e lehtë ,pasi mësuesi mbështet aspektin pozitiv të përgjigjes dhe injoron komponentin  negative  apo pjesshëm të përgjigjes.
2- Nëse përgjigja është krejtësisht e pasaktë , krijohet një situatë heshtje e vështirë  midis nxënësit dhe mësuesit , sepse në një rasti të tillë mësuesi e ka të vështirë ti jap mbështetje pozitive . Por komente të tilla si : ´´jo´´, ´´ti s´je kurrkund´´ apo ´´kjo s´është e saktë´´ duhet të shmangen sepse veprojnë si përforcues negative dhe zvogëlojnë dëshirën  e nxënësve për të marrë pjesë në komunikimin gojor në klasë.
3- Nëse I përgjigjesh negativisht një përgjigje negative të një nxënësi ,atëherë do të ketë gjasa për shfaqen e një efekti dallgëzues[6]. Ky efekt përshkruan mënyrën me    anë të të cilës nxënësit që në vetvete nuk janë në shinjestër të sjelljes negative të mësuesit , janë ende të ndikuar negativisht nga ajo që ka thënë mësuesi apo antarët e tjerë të klasës.            Ndaj kur nxënësit nuk japin një përgjigje të sakët përpiquni ta kaloni me një teknikë nxitëse asnjanëse, sesa të japësh përgjigjen :´´ jo, kjo nuk është aspak e sakët´´                        Qëllimi I kësaj metode është të vihet theksi mbi pozitiven, pra pasi kemi konstatuar cila pjesë e përgjigjes është e vlefshme, e duhur dhe  e saktë duhet ti japim mbështetje pozitive apo vlerësim për atë pjesë.
4- Për shembull : Nëse marrim një përgjigje tërsisht të gabuar atëherë mund të shpreheni : ´´ A mund të na tregoni si arritët në këtë përgjigje?´´ ose ´´ A mund ta mendoni edhe një hero zgjidhjen dhe të përpiqeni përsëri për të?´´ këto janë përgjigje asnjanëse , jo negative.
5- Një strategji tjetër është riformulimi i pyetjes , e cila I heq përgjegjsin për dhënien e një përgjigje jo të saktë ndaj pyetjes origjinale. Me kujdes duhet ta çoni nxënësin drejt një përgjigje të saktë , me anë të njl grupi pyetjesh konvergjente.
6-Sarkazma apo ndëshkimi , të shmangen përgjithmonë. Nëse përdorni një përgjigje gojore ndëshkuese , atëherë jeni duke përdorur një strategji ´´shtypëse´´. Një strategji e tillë I ofron nxënësve një mbështetje negative, që ka efekt të pakëndshëm, pasi I detyron nxënësit të injorojnë mundësitë e të përgjigjurit me gojë. Abuzimi gojor nuk është asnjëherë përgjigje e duhur apo profesionale.[6]

Shmangni dhënien e sinjaleve negative jogojore ( fshihni gjykimin).
1-Kjo ka të bëjë me aspektin e mimikës së fytyrës, si rrudhja e ballit , ngritja e vetullave apo lëvizja e buzëve dhe kokës, të cilat nuk duhet ti shprehim kur dëgjojmë përgjigjen e pyetjes sepse tregojnë që jemi të mërzitur apo të nevrikosur nga përgjigja jo e saktë.
2- Një strategji tjetër është vlerësimi i menjëhershëm i llojit apo nivelit të pyetjes që bëni, pastaj i bëni nxënësit një pyetje të ngjashme , por më pak të vështirë, pa bërë ndonjë koment tjetër. Reagoni gjithmonë me fleksibilitet; jepuni mundësi nxënësve që të tregojnë se i dinë disa pyetje,

Teknikat e pyetjeve ndërvepruese[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mësuesit dëshirojnë që nxënësit e tyre të shkojnë në shtëpi të ´´lodhur´´ nga të menduarit dhe ju të shkoni në shtëpi të ´´freskët´´ . Për t´ia arritur këtë qëllim duhet: Nxitja e përgjigjeve të shumëfishta . në metodikën e vjetër mësuesit pyesnin një nxënës për tu përgjigjur  por është mësuesi ai që fletë shumicën e kohës. Pak nxënës dëgjojnë me vëmendje përgjigjet e tyre pasi ekziston një rreth komunikimi i mbyllur midis dy individëve : mësuesit dhe një nxënësi. Rekomandohet të ndiqet modeli modern që korrespondon në bërjen e pyetjeve që kërkojnë përgjigje të shumëfishta, të cilat janë pyetje që marrin përgjigje nga tre apo katër nxënës. Aktivizimi  i shumë nxënësve arrihet në saj të pyetjeve divergjente. Përpara  se të zbatoni këtë metodë të përgjigjeve të shumëfishta duhet ta sqaroni atë me klasën dhe tua bëni të qartë që nuk lejohet përsëritja e të njëjtës përgjigje. Në këtë mënyrë nuk do të kemi përsëritje të ideve dhe mendimeve.                                                                                              

Teknika e përgjigjes së shumëfishtë i lë më shumë fushëveprimi nxënësit. Pra nxënësit kanë kushte për të krijuar përgjigje të gjata dhe të menduara thellë. Mësuesi i kushtëzon nxënësit me mjeshtëri të pranojnë më shumë përgjegjësi për të dëgjuar njëri –tjetrin dhe për të modifikuar përgjigjet e tyre , të bazuara në ato të mëparshmet.

Dhënia e përgjigjes[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

A ju ka ndodhur që të keni marrë pjesë në një orë mësimi , ku mësuesi ndërton një pyetje , bën pauzën, i drejtohet një nxënësi dhe , pastaj i përgjigjet vet pyetjes ? ky veprim i pazakontë përbën shkelje morale . Nxënësit nuk nxiten të mendojn kur ata e dijn që mësuesi nuk do ti lejoj ata të shprehin lirshëm mendimin e tyre . ky veprim e dekurajon aktivizimin në klasë, pjesëmarrjen në mësim dhe i detyron ata të sforcohen në sencin negativ . Nëse një pyetje është aq komplekse saq nxënësit e kan të vështir të përgjigjen atëherë riformulojeni atë , filloni nxitjen dhe konsiderojeni atë si një´´ projekt kërkimor´´.

Mosndjekja e përgjigjes së nxënësit. Kur ngrini një nxënës në mësim ju duhet të tregoheni të sjellshëm ndaj tij , duke e ndjekur atë. Nëse pretendoni të keni vëmendjen e nxënësve, ky zakon duhet të jetë i ndërsjellë.  Zgjedhja e të njejtëve nxënës për të dhënë përgjigje . Një ndër ankesat më të shpeshta tek nxënësit është :´´ mësuesja nuk më ngre kurrë mua ´´ ose ´´ mësuesi ka disa nxënës të parapëlqyer , që i ngren gjithmon në mësim´´. Këto pohime pasqyrojnë dallimet e bëra midis nxënësve . Ky veprim paraqet një nxitës negativ tek shumica e anëtarëve të klasës . I bënë ata të humbasin interesin për temën dhe prishje serioze të moralit të frymës së grupit në klasë.

Shumë mësues mbajnë qëndrim të theksuar ndaj nxënësve të dobët në mësime. Ata  presin shumë pak për të marrë përgjigjen prej nxënësve të dobët . gjithashtu ata ngurojnë ti ndimojn ata me pyetje nxitese , u kushtojn shumë pak vëmendje , i ulin në fund të klasës , i kritikojnë më shumë se të tjerët dhe kërkojnë prej tyre më pak.

Ekziston prirja që të ngrihen në mësim vetëm ata nxënës që janë aktivë dhe që u japin përgjigjen ´´e duhur´´pa ndërhyrjen e tij, në mënyrë që të paraqiten si mësues i suksesshëm.  Por nëse do dëshironi të nxitni të gjithë nxënësit tuaj që të jenë fitues, duhet t´u krijoni atyre një mundsi të barabartë për tu përgjigjur. Motoja juaj në këtë rast duhet të jetë: ´´Asgjë nuk e sjell suksesin , ashtu siç e sjell atë suksesi vetë.´[7]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Research Methods Knowledge Base. Types of Questions. Socialresearchmethods.net Arkivuar 25 dhjetor 2019 tek Wayback Machine
  2. ^ "Indirect Questions - English Grammar Lesson - ELC". ELC - English Language Center (në anglishte amerikane). 2017-11-27. Arkivuar nga origjinali më 25 janar 2018. Marrë më 2018-01-24.
  3. ^ "The Importance of Questioning". Arkivuar nga origjinali më 19 nëntor 2019. Marrë më 9 shkurt 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore". Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 9 shkurt 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Musai, Bardhyl (2003). Metodologji e Mësimdhënies. Tiranë: CDE. fq. f.14-15. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ a b Musai, Bardhyl (2003). Metodologji e mësimdhënies. Tiranë.: CDE. fq. 259. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Musai, Bardhyl (2003). Metodologji e mësimdhënies. Tiranë: CDE. fq. 261. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Literatura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Berti, Enrico. Soggetti di responsabilita: questioni di filosofia pratica, Reggio Emilia, 1993.
  • Fieser, James; Lillegard, Norman (eds.). Philosophical questions: readings and interactive guides, 2005.
  • Hamblin, C.L. "Questions", in: Paul Edwards (ed.), Encyclopedia of Philosophy.
  • McKenzie, Jamie. Leading questions: From Now On: The Educational Technology Journal, 2007.
  • McKenzie, Jamie. Learning to question to wonder to learn, From Now On: The Educational Technology Journal, 2005.
  • McKenzie, Jamie. "The Question Mark"
  • Muratta Bunsen, Eduardo. "Lo erotico en la pregunta", in: Aletheia 5 (1999), 65-74.
  • Stahl, George. "Un développement de la logique des questions", in: Revue Philosophique de la France et de l'Etranger 88 (1963), 293-301.
  • Thakkar, Dipsita. "The Questions to Ask", The psychological theory journal, 2017.
  • Smith, Joseph Wayne. Essays on ultimate questions: critical discussions of the limits of contemporary philosophical inquiry, Aldershot: Avebury, 1988.