Hulumtimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Hulumtim (përdoret edhe si kërkim apo gjurmim) është "puna kreative e ndërmarrë në mënyrë sistematike për të rritur njohuritë, duke përfshirë njohuritë mbi njerëzit, kulturën dhe shoqërinë, dhe përdorimi i kësaj njohurie për të hartuar aplikime të reja" [1]. Hulumtimi përdoret për të krijuar ose konfirmuar faktet, për të riafirmuar rezultatet e një pune të mëparshme, zgjidhjen e problemeve të reja apo ekzistuese, të mbështesë një teorema, apo të zhvillojë një teori të re. Një projekt hulumtues mund të jetë një zgjerim mbi punën e kaluar në atë fushë. Për të testuar vlefshmërinë e instrumenteve, procedurave, apo eksperimenteve, hulumtimi mund të përsërië elementet e projekteve të mëparshme, apo projektin në tërësi. Ka disa forma të hulumtimeve: shkencore, humaniste, artistike, ekonomike, shorërore, në biznes, në marketing, etj.

Përkufizimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Aristoteli, 384 BC – 322 BC, - një nga figurat e hershme në zhvillimin e metodës shkencore.[2]

Hulumtim është përcaktuar në disa mënyra të ndryshme.

Një përkufizim i gjerë i hulumtimit është dhënë nga Martyn Shuttleworth - "Në kuptimin më të gjerë të fjalës, përkufizimi i hulumtimit përfshin çdo mbledhjen e të dhënave, informatave dhe fakteve për avancimin e njohurive" [3].

Një përkufizim i hulumtimit është dhënë nga Creswell i cili thekson se - "Hulumtimi është një proces i hapave të përdorura për të mbledhur dhe analizuar informata, për të rritur të kuptuarit tonë të një teme apo çështje". Ai përbëhet nga tre hapa: Parashtrimi i pyetjes, mbledhja e të dhënave për t'iu përgjigjur pyetjes, dhe paraqitja e një përgjigje për pyetjen [4].

Fjalori Online Merriam-Webster e përkufizon hulumtimin në më shumë detaje, si - "një hetim studimor apo ekzaminim; në veçanti: hetimi apo eksperimentim që synon zbulimin dhe interpretimin e fakteve, rishikimin e teorive të pranuara ose të ligjeve nën dritën e fakteve të reja, ose aplikimi praktik i teorive ose ligjeve të reja" [5].

Format e hulumtimit[redakto | redakto tekstin burimor]

Hulumtime shkencore është një mënyrë sistematike e mbledhjes së të dhënave dhe të shfrytëzimit të kureshtjes. Ky hulumtimet ofron informata shkencore dhe teori për shpjegimin e natyrës dhe vetitë e botës. Kjo bën të mundur aplikime praktike. Hulumtimi shkencor financohet nga autoritetet publike, nga organizatat bamirëse dhe nga grupet private, duke përfshirë shumë kompani. Hulumtimi shkencor mund të ndahet në klasifikime të ndryshme në bazë të disiplinave të tyre akademike dhe aplikimit. Hulumtimi shkencor është një kriter i përdorur gjerësisht për të gjykuar qëndrimin/pozitën e një institucioni akademik, të tilla si shkollat e biznesit, por disa argumentojnë se vlerësime të tilla janë të pasakta për institucionet, për shkak se cilësia e hulumtimit nuk tregon për cilësinë e mësimdhënies (këto jo domosdoshmërisht duhet të kenë plotësisht lidhje) [6].

Hulumtime në shkencat humane përfshin metoda të ndryshme të tilla si për shembull hermeneutika dhe semiotika, dhe një më ndryshe, epistemologji më relativiste. Studiuesit e shkencat humane zakonisht nuk kërkojnë për përgjigje përfundimtare të saktë të një pyetjeje, por shqyrtojnë problemet dhe detajet që e rrethojnë atë. Konteksti është gjithmonë i rëndësishëm, dhe konteksti mund të jetë shoqëror, historik, politik, kulturor ose etnik.

Hulumtime artistike shihet gjithashtu si "hulumtime të bazuara në praktikë", mund të marrë formën kur vepra krijuese konsiderohen edhe hulumtimi edhe objektin i vetë hulumtimit. Ajo është organi i dishkutueshëm i mendimit i cili ofron një alternativë për metodat e krejtësisht shkencore në hulumtim të kërkimit të tij për njohuri dhe të vërtetën.

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ OECD (2002) Frascati Manual: proposed standard practice for surveys on research and experimental development, botimi i 6të. Marrë më 27 maj 2012 nga www.oecd.org/sti/frascatimanual.
  2. ^ "The Origins of Science". Scientific American Frontiers.
  3. ^ Shuttleworth, Martyn (2008). "Definition of Research". Explorable. Explorable.com. Marrë më 14 August 2011. 
  4. ^ Creswell, J. W. (2008). Educational Research: Planning, conducting, and evaluating quantitative and qualitative research (3rd ed.). Upper Saddle River: Pearson.
  5. ^ Unattributed. ""Research" in 'Dictionary' tab". Merriam Webster (m-w.com). Encyclopædia Britannica. Marrë më 13 August 2011. 
  6. ^ J. Scott Armstrong and Tad Sperry (1994). "Business School Prestige: Research versus Teaching" (PDF). Energy & Environment. 18 (2): 13–43. 

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Wiktionary Wiktionary: Të tjera mbi prejardhjen e fjalës, sinonime dhe përkthime nga hulumtim