Jump to content

Kërkimi empirik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kërkimi empirik është një studim, i cili bazohet ne evidencat empirike. Kjo është një mënyrë e fitimit të njohurive me anë të vëzhgimit të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë ose përvojës. Të dhënat empirike (të dhënat e vëzhgimeve të drejtpërdrejta dikujt apo eksperiencat) mund të analizohen në pikëpamje sasiore ose cilësore. Nëpërmjet përcaktimit të sasisë së evidencës ose ose duke e shpjeguar atë me anë të përqasjes cilësore, një studiues mund t’iu përgjigjet pyetjeve empirike, të cilat duhet të jenë të përcaktuara qartë dhe të shpjegueshme me provat e mbledhura (zakonisht të quajtura “të dhëna”). Dizajni i Kërkimit ndryshon nga fusha dhe nga pronblemi që është duke u investiguar. Shumë studiues kombinojnë format cilësore dhe sasiore të analizës për t’ju përgjigjur më mirë pyetjeve që nuk mund të studiohen në mjedise laboratorike, veçanërisht në shkencat sociale dhe në arsim. Në disa fusha, kërkimi sasior mund të fillojë me një pyetje kërkimore (p.sh., "A ka ndonjë efekt muzika vokale ne memorizimin e një liste fjalësh kur dëgjohet gjatë mësimit të tyre?"), e cila është testuar përmes eksperimentimit. Zakonisht, një studiues ka një teori të caktuar në lidhje me temën nën hetim. Bazuar në këtë teori disa deklarata, apo hipoteza, do të propozohen (p.sh., "Dëgjimi i muzikës vokale ka një efekt negativ në të mësuarit e një listë fjalësh."). Nga këto hipoteza mund të rrjedhin parashikime për ngjarje të veçanta (p.sh., "Njerëzit të cilët studiojnë një listë fjalë ndërsa janë duke dëgjuar muzikë vokale do të kujtojnë më pak fjalë për një test të kujtesës më vonë se njerëzit që studiojnë një listë fjalë në heshtje."). Këto parashikime pastaj mund të testohet me një eksperiment të përshtatshëm. Varësisht nga rezultatet e eksperimentit, teoria mbi të cilat janë bazuar hipotezat dhe parashikimet do të mbështetet ose do të rrëzohet,[1] ose mund të ketë nevojë të modifikohet dhe më pas t’i nënshtrohet testimit të mëtejshëm.

Studiuesi përpiqet të përshkruajë me saktësi ndërveprimin midis instrumentit (ose shqisat e njeriut) dhe subjektit me anë të vëzhgimit. Nëse instrumentimi është përfshirë, studiuesi duhet të kalibrojë instrumentin e tij / saj duke aplikuar atë në objekte të njohura standarde dhe dokumentimin e rezultateve para se ta aplikojë atë në objekte të panjohura. Kjo ndihmon që kërkimi të jetë i besueshëm. Në praktikë, grumbullimi i provave pro ose kundër ndonjë teorie të veçantë përfshin planifikimin e dizajnit të kërkimit për mbledhjen e të dhënave empirike, dhe objektiviteti akademik luan një rol të rëndësishëm në gjykimin e meritave të dizajnit hulumtues. Disa tipologji për planet e tilla janë sugjeruar, një nga më të famshmet vjen nga Campbell dhe Stanley (1963)[2].

Analizat e sakta te informacioneve duke perdorur metoda ne studime shkencore janë të nevojshme për të përcaktuar vërtetësine e kërkimit empirik. Formulat statistikore si Regresioni, koeficenti i pacaktuar, testi statistikor, test x2 dhe tipe te ndryshme te ANOVA-s (analiza e variacionit) jane fondamentale për të formuar konkluzione logjike të sakta. Nese informacionet empirike arrijnë te kene kuptim nën formula të përshtatshme statistikore, hipoteza kërkimore mbështetet. Nëse jo, hipoteza refuzohet. Është e rëndësishme të kuptohet se rezultatet e kërkimit empirik duke përdorur hipoteza statistikore në testim nuk është kurrë provë. Këto rezultate vetëm mund të mbështetin një hipoteze, të refuzojnë, ose asnjërën prej tyre. Këto metoda japin vetem probabilitete.

  1. Vëzhgimi.
  2. Mbledhja dhe organizimi i fakteve empirike;
  3. Formimi i hipotezave Induksioni: Formulimi hipoteza.
  4. Deduksioni: Pasojat e deduksionit të hipotezës si parashikime të testueshme.
  5. Testimi: Testimi i hipotezave me materiale të reja empirike.
  6. Vlerësimi: Vlerësimi rezultatin e testimit
  1. ^ Goodwin, C. J. (2005). Research in Psychology: Methods and Design. USA: John Wiley & Sons, Inc.
  2. ^ Heitink, G. (1999). Practical Theology: History, Theory, Action Domains: Manual for Practical Theology. Grand Rapids, MI: Wm. B. Eerdmans Publishing, p. 233. ISBN 978-0-8028-4294-7