Historia e shkencës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Historia e shkencës
Përshkrimi
Teoritë/sociologjia
Historiografia
Pseudoshkenca
Ndarja sipas kohës
Në kulturën e hershme
në antikuitetin klasik
në Mesjetë
në Rilindje
Revolucioni Shkencorë
Ndarja sipas temës
Shkencat natyrore
Astronomia
Biologjia
Kimia
Ekologjia
Gjeografia
Gjeologjia
Paleontologjia
Fizika
Shkencat shoqërore
Ekonomia
Linguistika
Shkencat politike
Psikologjia
Sociologjia
Teknologjia
Agronomia
Shkencat kompjuterike
Shkencat lëndore
Mjekësia

Historia e shkencës është studimi i zhvillimit historik të kuptimit të njeriut për botën natyrore. Deri në fundin e shekullit XX, historia e shkencës, sidomos e shkencave fizike e biologjike, është parë si një tregues që shfaq triumfin e teorive të vërteta mbi ato false. Shkenca u portretizua si një dimension madhor në përparimin e qytetërimit. Në dekadat e fundit, pikëpamjet postmoderniste, të ndikuara jashtëmase nga vepra e Thomas Kuhn, Struktura e Revolucioneve Shkencore Rimja(1962), historia është parë më shumë si përleshja e sistemeve të ndryshme konceptuale për superioritet intelektual në një sferë më të gjerë ku përfshihen temat intelektuale, kulturore, ekonomike dhe politike, të gjitha këto jashtë shkencës së pastër. Vëmendje e re po tregohet për shkencën jashtë kontekstit të Evropës Perëndimore.

Hyrje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkenca është tërësia e dijeve empirike, teorike dhe praktike rreth botës natyrore, të prodhuara nga kërkuesit të cilët përdorin metodën shkencore, (që i vë sidomos rëndësi vëzhgimit), shpjegimit shkencor dhe parashikimit të fenomeneve natyrore nëpërmjet eksperimenteve. Duke pasur parasysh dualitetin e shkencës si dije objektive dhe si konstrukt njerëzor, historiografia e saktë e shkencës duhet të bazohet si në historinë intelektuale, ashtu edhe në historinë shoqërore.

Gjurmimi i saktë i prejardhjes së shkencës është i mundur përmes shumë teksteve të rëndësishme që i kanë mbijetuar botës klasike. Megjithatë, fjala shkencëtar është relativisht e re — për herë të parë e thënë nga William Whewell në shekullin XIX. Më përpara, njerëzit që hetonin natyrën quheshin filozofë natyrorë.

Ndërsa hetimet empirike të botës natyrore janë përshkruar qysh në antikitetin klasik (si p.sh, Talesi, Aristoteli dhe të tjerë), dhe metoda shkencore ka qenë e përdorur qysh në Mesjetë (p.sh,Ibn al-Haytham, Abū Rayhān al-Bīrūnī dhe Roger Bacon), ngritja e shkencës moderne gjurmohet në Epokën e Hershme Moderne, gjatë së cilës ai që quhet Revolucioni Shkencor ndodhi në Evropën e shekujve të 16-të dhe 17-të.

Metoda shkencore konsiderohet kaq themelore për shkencën modern saqë disa  - sidomos filozofët e shkencës dhe shkencëtarët  - i konsiderojnë hetimet e hershme të natyrës si para-shkencore. Tradicionalisht, historianët e shkencës e kanë përkufizuar shkencën megjithë ato hetime.[1]

Kulturat e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në kohërat parahistorike, këshillat dhe dijet kaloheshin brez pas brezi gojë më gojë. Për shembull, përdorimi i misrit për bujqësi datohet 9000 vjet më parë në Meksikën Jugore, përpara zhvillimit të sistemeve shkrimore.[2][3][4] Ngjashmërisht, provat arkeologjike tregojnë për zhvillimin e dijeve astronomike në shoqëri analfabete.[5][6]

Zhvillimi i shkrimit mundësoi ruajtjen dhe transmetimin e dijes përmes brezave me besim shumë të madh. Kombinuar me zhvillimin e bujqësisë, që çoi tepricën e ushqimeve, u bë e mundur për qytetërimet e hershme që të zhvilloheshin, sepse tani mund të merreshin me detyra të tjera përveç mbijetesës.

Shumë qytetërime të lashta mblodhën informacione astronomike në një mënyrë sistematikë me anë të vëzhgimeve të thjeshta. Megjithëse ata nuk kishin njohuri për strukturën fizike të planetëve dhe yjeve, shumë shpjegime teorike u propozuan. Fakte bazë rreth fiziologjisë njerëzore njiheshin në disa vende he alkimia praktikohej në disa qytetërime.[7][8] Vëzhgim i konsiderueshëm u bë edhe në fushën e florës dhe faunës.

Shkenca në Lindjen e Lashtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tabletë mesopotamase balte, 492 BC. Shkrimi mundësoi mbajtjen e të dhënave astronomike.

Nga fillimet e tyre në Sumer (Iraku i sotëm) rreth 3500 para Krishtit, mesopotamasit filluan përpjekjet për të ruajtur të dhëna mbi vëzhgime mbi botën me shumë të dhëna numerike në to. Por vëzhgimet dhe matjet e tyre u përdorën dukshëm për qëllime praktike sesa për ligje shkencore. Një shembull konkret i Teoremës së Pitagorës është regjistruar, aq herët sa shekulli I 18-të para Krishtit: tablet mesopotamase me shkrim kuneiform Plimpton 322 na tregon për treshet pitagoreane (3,4,5) (5,12,13)..., të datuara në 1900 para Krishtit, mundësisht një mijëvjeçar përpara Pitagorës, [2] por nuk ekzistonte një formulim abstract si ai i Teoremës së Pitagorës.[9]

Në astronominë babilonase, janë lënë shumë shënime mbi lëvizjen e yjeve, planetëve e hënës dhe janë lënë në mijëra tabletë balte. Edhe sot, periudhat astronomike të identifikuara nga shkencëtarët mesopotamas përdoren gjerësisht sot në kalendarët perëndimorë: viti diellor, muaji hënor, java me shtatë ditë. Duke përdorur këto të dhëna ata zhvilluan metoda aritmetike për të llogaritur gjatësinë e ditës në rrjedhën e një viti të tërë dhe për të parashikuar shfaqjen dhe zhdukjen e Hënës e planetëve dhe eklipset e Diellit dhe Hënës. Vetëm disa prej emrave të astronomëve dihen, si Kidinnu, një astronom dhe matematikan shaldeas. Vlerat e përcaktuara nga Kiddinu për vitin diellor janë akoma të përdorura në kalendarët e sotëm. Astronomia babilonase ishte "përpjekja e parë dhe mjaft e suksesshme për t’I dhënë një përshkrim matematik fenomeneve natyrore." Sipas historianit A. Aaboe, "të gjitha degët e tjera të astronomisë shkencore, në botën helenistike, në Indi, në botën islamike dhe në perëndim varen nga astronomia babilonase."[10]

Zhvillime domethënëse në Egjiptin lashtë përfshijnë astronominë, matematikën dhe mjekësinë.[11] Gjeometria e tyre qe e nevojshme për të ruajtur dhe vëzhguar përmasat dhe formën e tokave, të cilat përmbyteshin çdo vit nga lumi I Nilit. Trekëndëshi I drejtë me brinjë 3,4 dhe 5 dhe të tjera rregulla shërbyen për paraqitjen e strukturave rectilinear dhe për arkitekturën e Egjiptit. Egjipti gjithashtu ishte qendra e kërkimit alkimik për shumicën e Mesdheut.

Papirusi i Edëin Smith është një nga dokumentet e parë mjekësorë që ekziston akoma dhe ndoshta dokumenti i parë që përpiqet të analizojë dhe përshkruajë trurin: mund të shihet si fillimi I neuroshkencës moderne. Megjithatë, ndërsa mjekësia egjiptiane kishte disa praktika efektive, nuk ishte pa praktika joefektive dhe të dëmshme. Historianët e mjekësisë besojnë se farmakologjia egjiptiane e lashtë, p.sh, ishte krejtësisht joefektive. [12] Edhe pa këto, mund të themi se mjekësia egjiptiane kishte këto hapa për trajtimin e sëmundjeve: ekzaminim, diagnozë, trajtim dhe prognozë,[3] gjë që është paralele me metodën bazë empirike të shkencës dhe sipas G. E. R. Lloyd[13] pati një rol domethënës në zhvillimin e kësaj metode. Papirusi Ebers (rreth 1550 para Krishtit) gjithashtu përmban prova për përdorimin e metodës empirike.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shënime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "For our purpose, science may be defined as ordered knowledge of natural phenomena and of the relations between them." William C. Dampier-Whetham, "Science", in Encyclopædia Britannica, 11th ed. (New York: Encyclopedia Britannica, Inc, 1911); "Science comprises, first, the orderly and systematic comprehension, description and/or explanation of natural phenomena and, secondly, the [mathematical and logical] tools necessary for the undertaking." Marshall Clagett, Greek Science in Antiquity (New York: Collier Books, 1955); "Science is a systematic explanation of perceived or imaginary phenomena, or else is based on such an explanation. Mathematics finds a place in science only as one of the symbolical languages in which scientific explanations may be expressed." David Pingree, "Hellenophilia versus the History of Science," Isis 83, 559 (1982); Pat Munday, entry "History of Science," New Dictionary of the History of Ideas (Charles Scribner's Sons, 2005).
  2. ^ Matsuoka, Yoshihiro; Vigouroux, Yves; Goodman, major M.; Sanchez G., Jesus; Buckler, Edward; Doebley, John (30 prill 2002). "A single domestication for maize shown by multilocus microsatellite genotyping". Proceedings of the National Academy of Sciences. 99 (9): 6080–6084. doi:10.1073/pnas.052125199. PMC 122905. PMID 11983901. Arkivuar nga origjinali më 6 janar 2012. Marrë më 5 janar 2011. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Sean B. Carroll (May 24, 2010),"Tracking the Ancestry of Corn Back 9,000 Years" New York Times.
  4. ^ Francesca Bray (1984), Science and Civilisation in China VI.2 Agriculture pp 299, 453 writes that teosinte, 'the father of corn' helps the success and vitality of corn when planted between the rows of its 'children', maize.
  5. ^ Hoskin, Michael (2001). Tombs, Temples and their Orientations: a New Perspective on Mediterranean Prehistory. Bognor Regis, UK: Ocarina Books. ISBN 0-9540867-1-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Ruggles, Clive (1999). Astronomy in Prehistoric Britain and Ireland. New Haven: Yale University Press. ISBN 0-300-07814-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ See Homer's Odyssey 4.227–232 '[The Egyptians] are of the race of Paeeon [(physician to the gods)]'
  8. ^ See, for example Joseph Needham (1974, 1976, 1980, 1983) and his co-authors, Science and Civilisation in China, V, Cambridge University Press, specifically:
    • Joseph Needham and Lu Gwei-djen (1974), V.2 Spagyrical Discovery and Invention: Magisteries of Gold and Immortality
    • Joseph Needham, Ho Ping-Yu [Ho Peng-Yoke], and Lu Gwei-djen (1976), V.3 Spagyrical Discovery and Invention: Historical Survey, from Cinnabar Elixirs to Synthetic Insulin
    • Joseph Needham, Lu Gwei-djen, and Nathan Sivin (1980), V.4 Spagyrical Discovery and Invention: Apparatus and Theory
    • Joseph Needham and Lu Gwei-djen (1983), V.5 Spagyrical Discovery and Invention: Physiological Alchemy
  9. ^ Paul Hoffman, The man who loved only numbers: the story of Paul Erdös and the search for mathematical truth, (New York: Hyperion), 1998, p.187. ISBN 0-7868-6362-5
  10. ^ A. Aaboe (2 maj 1974). "Scientific Astronomy in Antiquity". Philosophical Transactions of the Royal Society. 276 (1257): 21–42. Marrë më 2010-03-09. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Homer's Odyssey stated that "the Egyptians were skilled in medicine more than any other art". [1] Arkivuar 6 qershor 2008 tek Wayback Machine
  12. ^ "Microsoft Word - Proceedings-2001.doc" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 15 tetor 2004. Marrë më 5 janar 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Lloyd, G. E. R. "The development of empirical research", in his Magic, Reason and Experience: Studies in the Origin and Development of Greek Science.

Literatura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]