Jump to content

Historiografia e shkencës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Historiografia e shkencës është studimi i historisë dhe metodologjisë së disiplinës shkencore të historisë, e njohur si historia e shkencës, përfshirë këtu edhe aspektet dhe praktikat përkatëse si janë metodat, teoritë, drejtimet si dhe studimin e zhvillimit të saj historik, e që, dmth., historia e disiplinës e quajtur historia e shkencës.

Meqenëse debatet historiografike në lidhje me metodën e duhur për studimin e historisë së shkencës ndonjëherë janë të vështira për t'u përcaktuar nga polemikat historike në lidhje me vetë rrjedhën e shkencës, shpesh (dhe me të drejtë) ndodh që polemikat e hershme të këtij lloji të konsiderohen edhe si fillimi i disiplinës shkencore në fjalë. Për shembull, diskutime të tilla përshkojnë shkrimet historike të historianit dhe filozofit të madh të shkencës William Whewell. Prandaj, ai shpesh (dhe me të drejtë) shihet si pionier i kësaj disipline; përfshirë këtu edhe të tjerë si p.sh. Pierre Duhem dhe Alexandre Koyré.

Sa i përket paraqitjes së qartë të historiografisë së shkencës, ajo datohet zakonisht në fillim të viteve gjashtëdhjetë të shekullit XX. Kështu, për shembull, në vitin 1965, Gerd Buchdahl thekson mes tjerash "Një Revolucion në Historiografinë e Shkencës" duke iu referuar studimeve inovative të Thomas Kuhn dhe Joseph Agassi. Ai sugjeroi që të dy këta studiues kishin përuruar disiplinën shkencore të njohur si historiografia e shkencës, madje duke bërë dallimin e qartë midis historisë së shkencës dhe historiografisë së shkencës, ata kishin argumentuar se pikëpamjet historiografike ndikojnë shumë në shkrimin e historisë së shkencës.

Studimet nga fusha e historisë së shkencës kanë pasur efekte të mëdha si në filozofinë e shkencës, e poashtu edhe në historiografinë e shkencës, e madje edhe në konceptimet e rolit të shkencës në shoqëri dhe politikën shkencore.

Disiplina në fjalë sot përfshin një larmi fushash interdisiplinare të studimit akademik, duke filluar nga ato tradicionale të historisë, sociologjisë dhe filozofisë, bashkë me një varg fushash të tjera si ligji, arkitektura dhe letërsia.

  • Agassi, Joseph. Towards an Historiography of Science Wesleyan University Press. 1963
  • Bennett, J. A. (1997). "Museums and the Establishment of the History of Science at Oxford and Cambridge". British Journal for the History of Science. 30: 29–46. doi:10.1017/s0007087496002889. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Buchdahl, Gerd (1965). "A Revolution in Historiography of Science". History of Science. 4: 55–69. doi:10.1177/007327536500400103. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Dennis, Michael Aaron. "Historiography of Science: An American Perspective," in John Krige and Dominique Pestre, eds., Science in the Twentieth Century, Amsterdam: Harwood, 1997, pp. 1–26.
  • von Engelhardt, Dietrich. Historisches Bewußtsein in der Naturwissenschaft : von der Aufklärung bis zum Positivismus, Freiburg [u.a.] : Alber, 1979.
  • Graham, Loren R. (1985), "The socio-political Roots of Boris Hessen: Soviet Marxism and he History of Science", Social Studies of Science, London: SAGE, 15: 705–722, doi:10.1177/030631285015004005.
  • Fleck, Ludwik, Genesis and Development of a Scientific Fact, Chicago and London: The University of Chicago Press, 1979.
  • Graham, Loren R. "Soviet attitudes towards the social and historical study of science," in Science in Russia and the Soviet Union: A Short History, Cambridge, England: Cambridge University Press, 1993, pp. 137–155.
  • Kragh, Helge. An Introduction to the Historiography of Science, Cambridge University Press 1990
  • Kuhn, Thomas. The Structure of Scientific Revolutions, Chicago: University of Chicago, 1962 (third edn, 1996).
  • Gavroglu, Kostas. O Passado das Ciências como História, Porto: Porto Editora, 2007.
  • Golinski, Jan. Making Natural Knowledge: Constructivism and the History of Science, 2nd ed. with a new Preface. Princeton: University Press, 2005.
  • Lakatos, Imre. 'History of Science and its Rational Reconstructions' in Y.Elkana (ed.) The Interaction between Science and Philosophy, pp. 195–241, Atlantic Highlands, New Jersey: Humanities Press and also published in Mathematics Science and Epistemology: Volume 2 of the Philosophical and Scientific Papers of Imre Lakatos Papers Imre Lakatos, Worrall & Currie (eds), Cambridge University Press, 1980
  • Mayer, Anna K. "Setting up a Discipline: Conflicting Agendas of the Cambridge History of Science Committee, 1936–1950". Studies in History and Philosophy of Science. 31: 2000. doi:10.1016/s0039-3681(00)00026-1. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Mayer. "End of Ideology".'". Studies in History and Philosophy of Science. 35: 2004. doi:10.1016/j.shpsa.2003.12.010. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Pestre, Dominique (1995). "Pour une histoire sociale et culturelle des sciences. Nouvelles définitions, nouveaux objets, nouvelles pratiques". Annales. Histoire, Sciences Sociales. 50 (3): 487–522. doi:10.3406/ahess.1995.279379. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Raina, Dhruv. Images and Contexts Critical Essays on the Historiography of Science in India, Oxford University Press 2003
  • Rossi, Paolo, I ragni e le formiche: un’apologia della storia della scienza, Bologna, 1986.
  • Swerdlow, Noel M. (1993), "Montucla's Legacy: The History of the Exact Sciences", Journal of the History of Ideas, 54 (2): 299–328, doi:10.2307/2709984, JSTOR 2709984.
  • Schaffer, Simon (1984), "Newton at the crossroads", Radical Philosophy, 37: 23–38.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Një kategori në Wikimedia Commons përmban dokumente multimediale për Historiografia e shkencës.