Herbartianizmi
Herbartianizmi (Gjermanisht:Der Herbartianismus) e njohur në disa burime edhe si pedagogjia herbartiane, është një pikëpamje, lëvizje dhe metodë arsimore, edukative dhe pedagogjike, e cila mbështetet në mendimin filozofik, psikologjik dhe pedagogjik të Johann Friedrich Herbartit. Ndikimi i pedagogjisë herbartiane u ndje fillimisht në shkollën dhe pedagogjinë evropiane e më pas edhe në shkollën dhe pedagogjinë amerikan të fundshekullit XIX, si një përpjekje drejt një shkence sistematike mbi arsimin dhe edukimin. Herbarti angazhohej për udhëzime që prezantuan ide të reja në hapa diskret. Rreth një çerek shekulli pas vdekjes së tij, idetë e Herbartit u zgjeruan fillimisht në dy shkolla gjermane të mendimit të cilat më vonë u mishëruan në metodën e përdorur në një shkollë praktike në Jenë, e cila tërhoqi mendimtarë edhe nga Shtetet e Bashkuara. Herbartianizmi më vonë u zëvendësua nga pedagogji të reja, të tilla si ato të John Dewey (Pedagogjia pragmatiste), etj.
Herbartianistët më të njohur - përfaqësuesit më të njohur të kësaj rryme pedagogjike janë: Tuiscon Ziller (1817 - 1882), Karl Volkmar Stoy (1815–1885), Gustav Hartenstein (1808 - 1890), Moritz Wilhelm Drobisch (1802 - 1896), Ludwig von Strümpell (1812 - 1899), Otto Willmann (1839 - 1920), Ernst von Sallwürk (1839 – 1926) Wilhelm Rein (1847–1929), etj. [1] [2]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Kathleen Cruikshank, Michael Knoll: Herbart in Amerika. Vom Anfang und Ende eines einflußreichen Reformkonzepts Arkivuar 23 mars 2019 tek Wayback Machine, in: Bildung und Erziehung Nr. 47 (1994), S. 149–164.
- ^ Petrović, Jelena; Cenić, Stojan: Vaspitanje kroz istorijske epohe:Enciklopedijski pristup. Vranje, 1976, 2005.ISBN 978-86-82695-17-2