Bedri Dedja
Bedri Dedja | |
Emri | Bedri |
Mbiemri | Dedja |
Lindur më | 1930 |
Lindur në | Korçë |
Vdiq më | 13 prill 2004 |
Kombësia | shqiptare |
Profesioni | shkrimtar,pedagog, psikolog |
Mirënjohje | |
#Mirënjohje | |
Bedri Dedja (Korçë, 20 nëntor 1930 - 13 prill 2004) ka qenë njeri i letrave shqipe, shkrimtar për fëmijë dhe akademik psikologjinë dhe pedagogjinë e letërsisë për fëmijë.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Korçë më 20. nëntor 1930. Shkollën fillore e kreu në Shkodër ndërsa gjimnazin e përfundoi në qytetin e Durrësit. Më pas studioi në Universitetin e Moskës dhe u diplomua shkelqyeshëm në vitin 1953 në disiplinat e pedagogjisë, psikologjisë dhe njëkohësisht të letërsisë për fëmijë. Pas përfundimit të studimeve universitare, për 40 vjet ka qenë lektor dhe Profesor titullar i lendeve të psikologjise dhe pedagogjisë në Universitetin e Tiranës dhe për një periudhë 5 vjeçare (1975-1980) edhe në Institutin e Lartë Pedagogjik të Elbasanit.
Nga viti 1972 e deri sa u nda nga jeta më 13 prill 2012, ka qenë Anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Paralelisht me veprimtarinë pedagogjike, deri në vitin 1975 ai ka ushtruar edhe funksione drejtuese publike si Drejtor i Institutit të Lartë Pedagogjik Tiranë, Kryeredaktor i Revistës "Fatosi" dhe Gazetës "Mësuesi", Drejtor i Drejtorisë së Botimeve Shkollore e Drejtor i Institutit të Studimeve Pedagogjike në Ministrinë e Arsimit, Zëvendësministër i Arsimit dhe Kulturës si dhe Sekretar i Përgjithshëm Shkencor i Akademisë së Shkencave.
Bedri Dedja ka qenë për shumë vjet anëtar i Shoqatës Botërore të Psikologëve, Kryetar i Shoqatë Kombëtare të Psikologëve si dhe Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Shkrimtarëve për fëmijë. Bedri Dedja gjithashtu ka qenë anëtar i Redaksisë së përgjithshme për hartimin e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar (1985) si dhe bashkëautor dhe redaktor përgjegjës i botimit të Akademisë së Shkencave dhe Ministrisë së Arsimit, Historia e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar Vol. I (2003). Shume vepra të tij janë përkthyer e botuar jashtë Shqipërisë si në Maqedoni, Kosovë, Greqi, Rumani, Kinë e Zvicër.[1]
Bedri Dedja, Akademik dhe profesor në fushën e pedagogjisë dhe psikologjisë,ka qenë një personalitet shumëplanësh në krijimtarinë letrare shqiptare për të vegjëlit dhe atë shkencore për të rriturit: poet e prozator, përrallëtar e dramaturg, tregimtar e publicist, novelist e romancier, përkthyes, gazetar e kritik, studiues i psikologjisë, pedagogjisë e historisë së arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar, studiues e teoricien i historisë së letërsisë shqiptare për fëmijë. Fitues i shumë çmimeve letrare, "Qytetar Nderi" i Beratit, mbajtës i "Çmimit të Republikës", "Urdhërit Naim Frashëri" dhe titullit "Mjeshtër i Madh", Dedja është vlerësuar gjithashtu nga Qendra Ndërkombëtare e Biografive në Kembrixh, duke zënë vend në Vëllimin e XVI të biografive si autor i shquar i shekullit XX.[1]
Familja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ka qenë i martuar me Pandora Papuçiu Dedja, me të cilën pati dy fëmijë, Edlirën dhe Taulantin. I biri, Taulant Dedja, ka qenë Zëvendësministër i Pushtetit Lokal, Prefekt i Tiranës dhe deputet i Partisë Socialiste.[1]
Tituj të veprave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bedri Dedja, ka botuar:[1]
Novela
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit (1954)
- Një udhëtim i rrezikshëm (1961)
- Kercënimi i thonjve kozmikë(1976)
- Përrallëmadhja (1998)
Vëllime me tregime e përralla :
- Përralla popullore mbi kafshët (1957)
- Përralla e tre vëllezërve (1958)
- Kallëzimet e gjyshe pastërtores (1960)
- Kapiteni i shtërngatës (1970)
- Përralla e shpatave të arta (1976)
- Përralla e lepurit dhe e breshkës (1976)
- Bariu i vogël në mal të thatë (1979)
- Përralla njëmbëdhjetëkatëshe (1996)
- Përralla të zgjedhura (1997)
- Përrallat e Zvicrës (2002)
Vjersha dhe poema
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Numrat (1959)
- Shkolla e pyllit (1967)
- Artan Borizani dhe çeta e tij (1970)
- Garda partizane (1972)
- Patoku në plazh (1975)
- Poezi të zgjedhura për fëmijë (1975)
- Beni shkon në malësi me familje dhe shtëpi (1976)
- Gjashtë poema për kalamaj (1976)
- Vera, Genti e Driloni (1985)
Romane
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Shoku i braktisur (1957)
- Kalamajtë e pallatit tim Vol.I (1972), Vol.II (1979)
- Republika e 1100 çudirave (1975)
- Nëpër korridoret e thella të Jonit (1976)
- Met partizani (1981)
- Si u rrit një komisar (1986)
- Alarmet e qytetit Sdikuisht (1989)
- Kacamicri rreth globit (1993)
- Si katër fëmijë u bënë biznesmenë (1996)
- Qyteti me tri kështjella (1998)
- Sikuriada (2002)
- Presidenti i Planetit të Kuq (2006, botuar post mortum)
Pjesë teatrale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Gjyqi i Maçokut (1962)
- Kryengritje në pallat (1972)
Publicistikë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Biseda me pionierët (1986)
- Nëpër ravat e jetës - Kujtime (2001)
- Duke ecur kontinenteve - Përshtypje udhëtimesh (2004);
Përkthime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- L. Tolstoi - Tregime dhe përralla për fëmijë (1954); Robi i Kaukazit (1959)
- V. Majakovski - Për fëmijët (1954); Lexo, shëtit e fluturo (1958); Ç'është mirë e ç'është keq (1966)
- N.Nosov - Tregime (1954); Aventurat e Dinpakut dhe shokëve të tij (1957);
- M.Tuein - Aventurat e Tom Sojerit (1955)
- A.S.Pushkin - Përralla e peshkatarit dhe e peshkut (1956);
- H.K.Andersen - Përralla (1956);
- M.Gorki - Jashka,Samovari (1957);
- Sh.Péro - Maçoku me çizme (1958); Përralla ruse (1998, përshtatje e shqipërime nga 18 autorë);
Studime dhe vepra shkencore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Edukimi i marrdhënieve të drejta midis djemve dhe vajzave në familje (1956);
- Psikologjia për shkollat e mesme (1959);
- Letërsia për fëmijë (1961, 1964, 1966, 1975, 1983);
- Psikologjia për shkollat e larta (bashkëautor 1965, 1985, 1987);
- Mbi rrugët e perfeksionimit të sistemit të sotëm të edukatës familjare (1966);
- Politika dhe Pedagogjia (1967);
- Tradita dhe probleme të letërsisë shqipe për fëmijë (1971);
- Shënime mbi historinë e mendimit pedagogjik shqiptar (1972);
- Burimet e letërsisë shqipe për fëmijë (1978);
- Shkrime mbi letërsinë për fëmijë (1978);
- Studime mbi problemin e metodave të të mësuarit në shkollë (1978);
- Didaktika (bashkëautor 1986);
- Drejt enigmave të psikikës së njeriut (1989);
- Psikologjia Sociale (1990);
- Sekreti i talentit (1998).
Tituj dhe Dekorata
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Profesor
- Anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë
- Laureat i "Çmimit të Republikës"
- Laureat i Urdhërit "Naim Frashëri"
- "Qytetar Nderi" i Qarkut të Beratit
- Laureat i Titullit "Mjeshtër i Madh"
- Laureat i Titullit “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut" (pas vdekjes)
Lexo edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- [1] Filmi shqiptar Kryengritje ne pallat është bazuar tek vepra e tij me të njejtin titull.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c d Astrit Bishqemi (2001). Historia e letërsisë shqiptare për fëmijë. Sejko. fq. 287–289. ISBN 978-99927-692-5-6.
- Pages using div col with unknown parameters
- Bedri Dedja
- Shkrimtarë shqiptarë për fëmijë
- Novelistë shqiptarë
- Akademikë shqiptarë
- Njerëz nga Korça
- Lindje 1930
- Vdekje 2004
- Pedagogë shqiptarë
- Publicistë shqiptarë
- Poetë shqiptarë
- Dramaturgë shqiptarë
- Përkthyes prej rusishtes në shqip
- Absolventët e Universitetit Shtetëror të Moskës
- Profesorë shqiptarë