Sali Bashota

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sali Bashota ka lindur më 1959 në Cerovik të Kosovës. Studimet e larta të letërsisë shqipe i ka kryer në Prishtinë ku edhe ka magjistruar dhe doktoruar shkencat filologjike. Është mësimdhënës i Letërsisë së Romantizmit në Fakultetin e Filologjisë, kryeredaktor i revistës letrare "Jeta e re" dhe drejtor i Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.

Shkruan poezi, ese dhe studime. Është nderuar me çmime dhe shpërblime letrare: "Pjetër Bogdani" (1999), të SHKSH, "Pena e artë" të revistës "Fjala" (1990 dhe 2000), "Gjon Nikollë Kazazi" (1997) etj. Botoi këto vepra: "Albumi i grisur" (1986), "Zogu me profil vjeshte" (1989), "Plagomë (1994), "Shqipshkrimi kritik" (1997), "Kuteli prozator, poet, kritik" (1999), "Dalje nga trishtimi" (1999), "Domethënia e ideve letrare" (2001).

Libri "Ndiz drtitën magjike" i është botuar edhe në gjermanisht dhe rumanisht.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]