Mimoza Ahmeti
Mimoza Ahmeti (25 dhjetor 1963) është poete dhe shkrimtare shqiptare, fituese e Festivalit të Parë të Poezisë në Sanremo në vitin 1988, organizuar nga RAI. Robert Elsie e ka përshkruar atë si një "enfant terrible" (fëmijë i tmerrshëm). Mimoza është ligjëruese pasdoktorature në fushën e psikoterapisë. Ajo ka përfunduar doktoraturën me nderime në SFU Vjenë dhe studimet pasdoktorature në SFU Paris.[1]
Mimoza Ahmeti ka marrë pjesë si konkurrente në sezonin e tretë të emisionit televiziv “Ferma VIP”, një format televiziv i transmetuar në Shqipëri.[2]
Vepra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas dy vëllimeve me poezi në fund të viteve 1980, ishte përmbledhja me 53 poezi "Delirium" që tërhoqi vëmendjen e publikut.[3] Më pas, erdhi përmbledhja poetike "Pjalmini i luleve". Ahmeti ka botuar gjerësisht dhe librat e saj janë përkthyer në italisht, frëngjisht dhe anglisht. Edhe pse është e njohur kryesisht për poezitë e saj, ajo ka shkruar edhe tregime të shkurtra dhe ka realizuar tre ekspozita me pikturat e saj. Ajo ka publikuar dy albume muzikore me këngë të vetat. Ahmeti ka drejtuar emisionin "Transculture" në RTSH nga viti 2019 deri në vitin 2022. Ajo flet anglisht dhe frëngjisht.
Disa nga veprat e saj të botuara përfshijnë:
- Ça va Albanie?
- L'absurde coordinatif
- Milchkuss (roman)
- The Tutor (roman)
- The Stories of Civilization (tregime dhe vizatime)
- The Book of Happiness (poezi)
- Pjalmimi i luleve - poezi, përkthyer në bullgarisht nga Elica Velinova.[4]
- E fshehta e rinisе sime - nëntori, Tirana, 1990 - tregime, përkthyer në gjuhën bullgare nga Iskra Cankova.[5]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Elsie, Robert (2010). "Historical Dictionary of Albania" (në anglisht).
- ↑ "Origjinaliteti i Mimoza Ahmetit në "Ferma VIP 3", guximi që nxit për të qenë vetja në një botë maskash".
- ↑ "Mimoza Ahmeti". albanianliterature (në anglisht).
- ↑ "Rusana Bejleri (Русана Бейлери) për Mimoza Ahmetin". Arkivuar nga origjinali më 29 janar 2009. Marrë më 4 shtator 2007.
- ↑ Ahmeti Cankova për E fshehta e rinisе sime