Luan Starova

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Luan Starova

Luan Starova ka lindur në Pogradec të Shqipërisë më 1941. Si student i gjuhës dhe i letërsisë frënge, punoi një kohë si gazetar. Më vonë u pranua asistent në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë frënge në Fakultetin FilologjikShkupit, në të cilën ka qenë profesor i rregullt i letërsisë frënge. Aktualisht ligjëron në Universitetin e Evropës Juglindore të Tetovës dhe është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë dhe të Akademisë Mesdhetare në Napoli. Ka botuar shtatë romane, dy vëllime me tregime, një me poezi, disa vëllime me esse dhe studime, ka përkthyer poetë të njohur francezë në shqip dhe maqedonisht. Shkruan paralelisht shqip dhe maqedonisht. Pas botimit të katër romaneve të para në frëngjisht: tre nga “Fayard”Paris ( Librat e Babait, Koha e dhive dhe Muzeu i ateizmit ) dhe një prej “Les Editions de l’Aube” ( “Bregu i egzilit” ) dhe pas jehonës që i bëri kritika, disa nga romanet e tij u përkthyen në 14 gjuhë të ndryshme. Renditet ndër shkrimtarët shqiptarë më të përkthyer në botë. Është fitues i çmimit më të lartë francez për artet dhe letërsinë.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]