Jump to content

Majlinda Nana Rama

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Majlinda Nana Rama
Majlinda Nana-Rama
Majlinda Nana-Rama
U lind mëTepelenë
Nënshtetësiashqiptar

Majlinda Bedri (Nana) Rama është pedagoge, gazetare, shkrimtare dhe studiuese shqiptare. Ajo konsiderohet si përfaqësuesja më e shquar e brezit të saj letrar dhe një nga emrat e nderuar të letërsisë së sotme shqiptare. Ka shkruar poezi, ese, artikuj shkencorë, studime, kritikë letrare, romane, novela etj. Majlinda Rama është profesoreshë në Universitetin Shtetëror të Arteve në Tiranë e dy lëndëve të rëndësishme, "Kulturë Gjuhe" dhe "Metodat e Kërkimit Shkencor". Ka punuar si Këshilltare për Media e disa funksionarëve të lartë të shtetit shqiptar. Ka qenë e ftuar si lektore në disa universitete, brenda dhe jashtë vendit. Romanet e saj gjenden në libraritë dhe bibliotekat më të njohura më botë, si, Librarinë e Kongresit Amerikan, Bibliotekën Kombëtare të Gjermanisë Bibliotekën e Stokholmit në Suedi etj. Libri i saj "Poezia bashkëkohore shqipe", është përzgjedhur në listën e rekomandimit për shkollat 9-vjeçare dhe të mesme.

Mbi jetën dhe veprën

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Majlinda Bedri Nana Rama ka lindur në Tepelenë. Në vendlindje ka marrë mësimet e para e ato të mesme. Gjatë viteve 1998–2002, ka kryer studimet e larta për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Në vitin 2012, ka përfunduar Fakultetin e Shkencave Politike në degën Marrëdhënie Ndërkombëtare. Në vitin 2014 merr titullin Master i Shkencave në Shkencat Politike dhe Juridike. Aktualisht ndjek studimet doktorale. Është pedagoge në Universitetin e Arteve, Tiranë. Ka punuar si administratore e SHSSH, më vonë si profesoreshë e Gjuhës Shqipe dhe e Letërsisë. Prej vitit 2004 ka punuar në disa media vizive dhe të shkruar. Nga viti 2006 deri në 2023, gazetare e gazetës "Panorama", ndërsa, paralelisht ka qenë drejtoreshë e Departamentit të Informacionit pranë televizionit "Apollon" (2004-2012). Po ashtu, ka punuar në Tv "Ora News", TV Klan dhe Abc News. Është autore, skenariste, dhe drejtuese e qindra emisioneve sociale, kulturore dhe politike.

Prej vitit 2011 deri në 2021 ka punuar në Bashkinë e Fierit. Në vitin 2021 nis punën si Këshilltare për Art dhe Kulturë e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Po në vitin 2021 kandidon për bordin e lartë drejtues të RTSH, nga i cili u tërhoq më vonë me arsyetimin se procesi i administrimit nuk ishte transparent. Znj.Rama është po ashtu Këshilltare për Media e KMSH. Ajo është anëtare e W.P.S.(Lidhja e Poetëve Bashkëkohorë të Globit). Është redaktore dhe recensente e librave të autorëve të ndryshëm në poezi, prozë dhe studime. Është themeluese dhe drejtuese e Panairit Kombëtar të Librit në Fier.

Si shkrimtare, Majlinda Rama u bë e njohur me romanin Perandorët, i cili bëri jehonë të madhe për shkak të tematikës së mprehtë, trajtimit dhe mpleksjes fabulare të shumë elementëve. Ky roman, që i hapi rrugën në letërsi, në pak kohë do të bëhej edhe film në Zvicër.

Stili i veçantë i Majlinda Ramës ra menjëherë në sy të kritikëve, studiuesve dhe shkrimtarëve më të njohur të kohës, si: Dritëro Agolli, Nasho Jorgaqi, Ali Aliu, Jorgo Bulo, Klara Kodra, Agim Vinca e shumë të tjerë, të cilët panë te shkrimtarja e re një talent të spikatur. "Në Shqipëri, Kadare s’ka për të mbetur i vetëm", do të shpreheshin për të.

Talenti i saj i gjithanshëm, vjen përmes ngjyrash, situatash, personazhesh, problematikash, në gjini nga më të ndryshmet, nga lirika te epika, nga dashuria te drama, nga drama te tragjedia, të gjitha këto me një kulturë krijuese të adhurueshme.

Në vitin 2019, Majlinda Rama u përfshi në Kolanën Studimore të Akademikut Ali Aliu mbi veprat e disa autorëve më të mirë bashkëkohorë, në krahë të shkrimtarëve të njohur, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Fatos Arapi, Azem Shkreli, Zija Çela dhe Kim Mehmeti.

Krijimtaria e Majlindës është pritur mirë dhe vlerësuar nga kritika letrare brenda dhe jashtë vendit.

Letërsia e saj është promovuar dhe përkthyer në disa shtete, si: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Gjermani, Francë, Zvicër, Austri, Belgjikë, Poloni, Holandë, Hungari, Spanjë etj.

Shtypi i huaj e ka krahasuar me Dostojevskin, A. Çehov e Aleksandër Gribojedov.

Veç karrierës profesionale, Majlinda Rama është e angazhuar në shoqërinë civile, duke u bërë pjesë e shumë forumeve, debateve dhe nismave publike.

Tituj të veprave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Botime:
  • Merrma lotin peng – (Poezi) – 2004;
  • Hene e qiellit tim – (Poezi) – 2006;
  • … Por gjyqi vazhdon … – (Eseistike) – 2006;
  • Perandorët – roman, Toena, 2014;
  • Kritika Letrare – studime, kritika, ese, publicistikë, Shkup, 2014;
  • Zonja me të kuqe – roman, Toena, 2015;
  • Metalogjika policentrike e një shteti të ri - studim, 2016;
  • Koncept i përkufizuar i një modeli ekonomik - studim, 2016;
  • Ikja - novelë, 2016;
  • Antologji e prozës poetike - 2017;
  • Kthimi - novelë, 2017;
  • Lulet e egra - poezi, Shkup, 2017;
  • Kodi poetik i Agollit - studim monografik, 2018, red.shkencor Ali ALIU;
  • Kumte që lëvizin (Mbi poezinë e Ali Podrimes) - studim monografik, 2018, red.shkencor Ali ALIU;
  • Arzoe - Novelë, 2019;
  • Shënime Letrare- Studime, kritikë letrare, Agora, 2019;
  • Lirikë me dhimbje, poezi, Onufri, 2020,
  • Poezia Bashkëkohore Shqipe, studim, Agora, 2021,
  • Estetika e poezisë", studim, 2022
  • Libra dhe autorë", recencione, studime, analiza, 2022.

Majlinda Rama është fituese e shumë çmimeve letrare. Veçojmë disa prej tyre:

  • Fituese e Çmimi "Jakov Xoxa", 2024;
  • Finaliste e Çmimit Kombëtar "Kadare 2023";
  • Nominuar për Çmimin Kombëtar Shkencor "Aleks Buda" nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, 2022;
  • Finaliste e Çmimit Kombëtar të Letërsisë (gjinia prozë) akorduar nga Ministria e Kulturës, Shqipëri, (2021);
  • Finaliste e Çmimit Kombëtar të Letërsisë (gjinia poezi) akorduar nga Ministria e Kulturës, Shqipëri, (2020);
  • Çmimi Ndërkombëtar "Gruaja 2019" akorduar nga Universum Academy Switzerland, Zvicër;
  • Finaliste e Çmimit "Kadare"(2018);
  • Çmimi “Libri më i Mirë Poetik“ (“Lulet e egra“) dhënë në Panairin e XX Ndërkombëtar të Prishtinës (2017);
  • Çmimi i Parë në Maqedoni dhënë nga Ministria e Kulturës, Maqedoni (poezi);
  • Çmimi "Faik Konica" për Kritikën më të mirë Letrare;
  • Çmimi “Naim Frashëri”, dhënë në Institutin Albanologjik, Prishtinë;
  • Çmimi “Esad Mekuli”, dhënë në Bibliotekën Kombëtare në Kosovë;
  • Çmimi “Ora e Maleve”, dhënë në Rozhajë, Mali i Zi;
  • Çmimi “Muza Poetike Budiane”, dhënë në Mat, Shqipëri;
  • Është shpallur “Njeriu i vitit” në vitin 2014, Tiranë, Shqipëri;
  • Çmimi “Muza poetike 2012”, dhënë në Tiranë, Shqipëri.

Vlerësime mbi autoren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Akademik Ali Aliu: “… Shkrimtarja dhe studiuesja Majlinda Rama mbetet, padyshim, zëri më përfaqësues në letrat shqipe të kësaj gjenerate, e cila po na dëshmon penë të mprehtë, talent dhe kulturë letrare e krijuese… Një romanciere shumë e mirë dhe më së tepërmi e guximshme…Kam lexuar krijime të Majlindës, në poezi dhe prozë dhe të gjitha këto lexime më sollën të qartë Majlindën si krijuese, shumë e re në moshë, por me një talent të rrallë… Dorëshkrimi i saj me studime, “Kritika Letrare”, më befasoi për mirë dhe sinqerisht e parashoh të ardhmen letrare të kësaj autoreje. Një krijuese që gjendet mirë në të gjitha gjinitë. Për këta krijues ka nevojë letërsia shqipe…”.

Akademik Shaban Sinani: "Majlinda Rama nuk vepron si individ, Majlinda Rama vepron si institucion. Është e talentuar, e zonja, për t'u patur zili"

Prof.Dr. Nasho Jorgaqi: “…Majlinda Rama është përfaqësuesja më e shquar e brezit të saj letrar dhe një nga emrat e nderuar të letërsisë së sotme shqiptare… Në një hark kohor, prej disa vitesh, ajo ka arritur t’i japë letërsisë shqiptare një varg veprash shumë të çmuara, në disa gjini. Ajo është romanciere, poete, tregimtare, kritike letrare, shkrimtare, studiuese e letërsisë e publiciste. Talenti i saj i gjithëanshëm, vjen përmes ngjyrash, situatash, personazhesh, problematikash, në gjini nga më të ndryshmet, nga lirika te epika, nga dashuria te drama, nga drama te tragjedia, të gjitha këto me një kulturë krijuese të adhurueshme…Sigurisht, unë nuk e kam të lehtë të prezantoj këtë figurë shumë të çmuar, një nga gratë intelektuale, e vecanërisht, artiste e fjalës, ta paraqes në një kohë kaq të shkurtër, për një vepër të gjerë, të pasur e komplekse".

Akademik Dritëro Agolli: “…Hyn tek ato talente, të cilat na bëjnë krenarë! Të uroj krijimtari të mbarë!”.

Akademik Mehmet Kraja: “…Një rrëfim i përvojës letrare, me një autore që ka imagjinatë dhe kulturë shkrimi, që di të rrëfejë, të thurë ngjarje dhe të krijojë intrigë, por edhe të improvizojë. Subjekti është mbështetur mbi situata të njohura të dramave të rënda të periudhës së tranzicionit në Shqipëri, duke iu shtuar atyre edhe pësime plotësuese të protagonistes, që e çojnë rrëfimin pothuajse në kufijtë e të pabesueshmes. Megjithatë, romani e mban gjallë kureshtjen e leximit deri në faqet e fundit”. (Për romanin "Lulet e bardha të janarit").

Prof.Dr.Agim Vinca: “Majlinda Rama ka sjellë një formacion të ri, jo vetëm në prozë, por edhe në poezi më herët, me dy librat e parë poetik “Merrma lotin peng” dhe “Hënë e qiellit tim”… Talente të tilla, përfaqësuese i japin dinamikë letërsisë...” (Prishtinë, 2014). “Libri 'Kritika Letrare’. Më pëlqeu shumë interpretimi i Findlej-it të Bërnsit. Edhe shkrimi për mikun tim, studiuesin serioz, që i ka të rrallë shokët, Jorgo Bulon. Më pëlqeu libri në përgjithësi, me ndonjë përjashtim. Je e paparë dhe e pandalur!” (2015)

Prof.Dr.Klara Kodra: "...Poezia e Majlindës është bashkëkohore shqiptare dhe evropiane, është dëshmi e gjallë se një letërsi si ajo shqiptare, mbeti periferike për arsye historike, gjeografike dhe gjuhësore, por është në gjendje të zbulojë talente poetike të tilla, mëdha, të denja për t'u futur në imagjinatën e ndërgjegjes estetike evropiane siç është ka ndodhur tashmë me Kadarenë. Majlinda kthehet në një veçori të veçantë të poezisë shqiptare. Ajo shquhet për përdorimin e kodit të poezisë popullore, krahas kodit elitist...Kjo autore është një poete e lindur, një poete e vërtetë, një "lule e egër", siç sugjeron titulli i librit të saj, në mesin e shumë luleve artificiale të lindura në dritën artificiale të modave të ndryshme, që nuk kanë rrënjë të vërteta poetike. Pra, poezia e Ramës është një lirikë e mendimit, një poezi me një vullkanizëm të brendshëm. Në poezinë e saj gjejmë lirikë me freski dhe spontanitet të imazheve të folklorit dhe teksteve të rafinuara dhe të thella. Majlinda mediton mbi problemet ekzistenciale dhe përjeton intensivisht problemet shoqërore dhe etike të realitetit të kohës së saj dhe atdheut të saj...."

Akademik Jorgo Bulo: “Romani 'Perandorët' është një libër i guximshëm, por është edhe një moment që ne të shohim ku është letërsia në marrëdhënie me bashkëkohësinë. Majlinda përballet dinjitetshëm me situata të ndryshme, deri te krimi, prandaj prurja që ajo ka bërë në letërsi duhet përshëndetur nga të gjithë. Unë e shoh të ardhmen e saj në letërsinë shqipe shumë të kristaltë”.

Akademik Ali Aliu: “Në fund të vitit që lamë pas, në botim të shtëpisë “Vatra” në Shkup, doli nga shtypi vëllimi me poezi “Lulet e egra” i shkrimtares Majlinda Rama. Duhet thënë se bëhet fjalë për veprën, deri më sot, më të rëndësishme të kësaj autoreje dhe një nga vëllimet poetike më të rëndësishme të botuara gjatë viteve të fundit në poezinë shqipe. Pas botimit të novelëzave-poema, “Ikja” dhe “Kthimi”, me këtë libër autorja bën një hap të rëndësishëm, të pritshëm, drejt majave të letërsisë shqipe... Në harkun kohor 15 vjeçar, Majlinda Rama po ecën sigurt drejt ndërtimit të profilit të saj në letërsi. E tillë dhe me pretendime, ajo ka bërë progres të shpejtë në zotërimin e diskursit romanor, në fushën e studimeve dhe kritikës dhe në poezi, sidomos, ku me botimin e librit “Lulet e egra”, për mendimin tim, arrin shkallën më të lartë në krijimtarinë e vet letrare deri më sot”.

Poeti Bardhyl Londo: "Princesha e poezisë shqipe...Diva e poezisë shqipe".

Prof.Dr.Sadik Bejko: "Majlinda me shumë klas në jetë dhe në art. Zonjë që i bën hije vetes... Me inteligjencë e rrezatim të fortë. U jep emër e nder dhe shumë të tjerëve..."

Prof.Dr.Ymer Çiraku: "Kur e njoha Majlindën, ajo bënte aktivitete shumë serioze dhe unë mendova se ishte vec një organizatore e zellshme, por kur më ra në dorë romani i saj “Perandorët” u befasova për mënyrën se si shkruante, si një shkrimtare më përvojë të gjatë shkrimore, pastaj kërkova edhe romanin “Zonja me të kuqe” dhe m’u përforcua bindja për të dhe thashë po kjo pse nuk I lë një aneks vetes dhe nuk bën aktivitete për vete. Mendoja, kjo, ose është modeste, ose vishet me një lloj mistifikimi, sic janë këto manierat e sotme të ca shkrimtarëve të rinj...Ndërsa me librin “Lulet e egra”, ajo i ka vënë vulën përfundimtare krijimtarisë së saj cilësore. Ky libër me përcolli shije të vërtetë poezie. Ishin lule egërshane që i lëkund tronditshëm si valë deti fryma e njeriut. Dua të theksoj kështu, se janë krijime të vërteta. Pra, janë përjetime që duket sikur i provoi secili prej nesh. Është ky një raport i endur me mjaft mjeshtëri dhe inteligjencë, ai mes tekstit dhe lexuesit të tyre. Shkurt fare: Të lumtë! Dhe besoj fort se suksese te tjera me siguri te presin. Shkruaj për qejfin tënd se ashtu poezia vjen me klas të epërm".

Shkrimtari Zija Çela: "E dashtuna Majlinda... gëzoj sidomos për shpërthimin tënd poetik. Kjo lirikë, e denjë për çdo antologji, është si një pus që të çon thellë te shpirti, dhe e kam fjalën për Shpirtin Universal të Njerëzimit. Këto dy fjalë janë pak, por edhe tre përqafime nuk janë shumë. Zijai t'i nisi këtë çast". (Për poezinë "Ju që më deshët me zjarr", 2017).

Prof.Dr.Nasho Jorgaqi: "Si historian i letërsisë që jam, rasti Majlinda më con të kujtoj kontributin e femrave në letërsinë shqipe. Poeteshat e para që kanë dalë në shtyp në letërsinë tonë janë katër femra në vitet ’30; Musine Kokalari, Selfixhe (Ciu) Broja, Jolanda Kodra dhe një shkodrane me pseudonimin Lux Secreta që kishte emrin Luçie Sereqi...Këto inauguruan, në letërsinë shqipe, hyrjen e vargut të femrës shqiptare, vargjet sigurisht për kohën e tyre ishin të lexueshme por vargëzime... Tani, pas gati një shekulli, del një vajzë nga Krahësi i Tepelenës me një poezi, përkatësisht me një vëllim poetik, që hyn në radhët e poetëve më të mirë shqiptarë të kohës së sotme...Sot, sic dihet, jemi para faktit që debutojnë në letërsi qindra vajza, janë më shumë vajza se meshkuj dhe, pikërisht në këto qindra vajza që vrapojnë se kanë ardhur në fushën e letërsisë, shquhet kontributi i Majlindës, një kontribut shumë cilësor, i vecantë, një zë krejt i vecantë dhe një shpresë e madhe për letërsinë shqipe dhe vecanërisht për poezinë shqipe...”.

Studiuesi Behar Gjoka: “...Majlinda është sot një zë serioz në letërsinë shqipe dhe kjo falë punës së saj dhe dëshmive krijuese. Në librin “Kritika Letrare”, autorja ka ditur të bëjë hulumtime të thella në autorë të ndryshëm, duke na sjell një qasje krejtësisht të vecantë, gjë që e ka bërë librin të jetë ndryshe nga librat e tjerë të ngjashëm të kësaj fushe. Ajo nuk i qëndron besnike vetëm fjalës akademike e shkencore, por bën interpretime krejtësisht njerëzore… Romani ‘Perandorët’ të ofron një realitet të frikshëm, një pamje makabre të krimit dhe të pasojave të tij në përditshmërinë tonë. Ngjizja e tekstit vjen si rrëfim dhe dialog, strukturë dhe shprehësi, ku përplaset njerëzorja me çnjerëzoren, duke endur një libër me problematika shoqërore, të cilat zbulohen përmes toneve realiste dhe postmoderne, si dhe figurimit të karaktereve realiste, të cilat të grishin për ta lexuar romanin, si një grimcë tronditëse jetësore, që rroket dhe shqiptohet me anë të artit të fjalës”.

Prof.Dr.Klara Kodra: “Romani ‘Perandorët’ është një arritje në letërsi, me strukturën e vet, dialogjet, vizatimin e personazheve, tensionin emocional… ‘Perandorët’ është një hap përpara në rrugën e prozës që premton hapa të sigurtë krijues të shkrimtares së re”. (2014)

Akademik Ali Aliu: "Lulet e egra' është një nga vëllimet poetike më të rëndësishme të botuara gjatë viteve të fundit në poezinë shqipe... Me këtë libër autorja bën një hap të rëndësishëm, të pritshëm, drejt majave të letërsisë shqipe...".

Shkrimtari Maku Pone: “...poete e avangardës së viteve 2000, në poezinë shqipe e më pas ballkanike. Brenda poezisë i shoh një tragjizëm të hershëm me rrënjët tek tragjikët grekë, shoh dhimbjen ekzistenciale, gjej atë që fshihet pas metaforave të tua të rralla, dëgjoj si edhe ti... Kur nuk shoh dot, ma hap rrugën poezia jote … Kam nënvizuar ndoshta një duzinë poezish që, po të mundja, do t’ia servirja lexuesit dhe elitës amerikane, sidomos për t’ju thënë se poezi të mëdha bëjnë edhe popuj të vegjël, më të vegjël se një provincë. Por, proza jote dhe studimet, të paraqesin sot një personalitet të formuar e shumëdimensionale. Në Shqipëri, Kadare s’ka për të mbetur i vetëm. Syno për te proza e madhe e shekullit të Kafkës dhe Buzzatit!”.

Poeti Adem Gashi: “...Gjatë leximit më bëhej i pashmangshëm shoqërimi i ideve në trajtë parabolash me “Gebci i madh” i Skot Fitzerald dhe me ‘’Ujku i Wall Street’’ i Xhordan Bellfort, njërit në nismë të shekullit XX dhe tjetrit në të sosur të tij… Majlinda ka kapur mu castin e përthyerjeve të mëdha ideologjike e politike në rënien e një formacioni shoqëror-ekonomik që është ngritur në sistem…”(Kosovë, 2014).

Prof.Dr. Hysen Matoshi: “Unë ndihem i lumtur që sot kemi mes nesh një femër të guximshme, të suksesshme dhe të plotësuar. Është nder që të promovojmë në Institutin Albanologjik të Prishtinës, një vepër me vlera të mirëfillta krijuese dhe serioze në shkencat e letërsisë’’.

Poeti Dan Ibrahimi: "Letërsia e Majlindës “grindet” me majat e letërsisë sonë...".

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]