Tepelena

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Tepelenë)
Jump to navigation Jump to search
Tepelena
Tepelena
Monumenti e Ali Pashës
Tepelena is located in Shqipëria
Tepelena
Tepelena
Tepelena (Shqipëria)
40°18′00″V 20°00′36″L / 40.2999197°V 20.0100088°L / 40.2999197; 20.0100088Koordinatat: 40°18′00″V 20°00′36″L / 40.2999197°V 20.0100088°L / 40.2999197; 20.0100088
Të dhënat baze
Shteti Shqipëria
Qarku Qarku i Gjirokastrës
Rrethi Rrethi i Tepelenës
Targat e automjeteve TP
Popullsia 12 000 banorë
Prefiksi telefonik +355 (0) 814
Aeroporti Nënë Tereza 147 km nga Tepelena
Faqja zyrtare
Politika
Kryetari Tërmet Peçi
Partia udhëheqëse Partia Socialiste
Të tjera
Vendasit Tepelenas
Zona kohore
Zakonisht ZKEQ (UTC+1)
Në verë OVEQ (UTC+2)

Tepelena është qytet dhe kryeqendër e rrethit me të njëjtin emër në jug të Shqipërisë dhe ka një sipërfaqe prej 817 km². Tepelena ka një popullsi prej rreth 55 mijë banorësh (2005) e cila jeton në dy qytetet Tepelenë e Memaliaj dhe në fshat, në tetë komuna me 35 mijë banorë. Rrethi përfshin pjesë nga krahinat etnografike të Kurveleshit, Lopësit, Rrezes, Dervenit, Buzit e Krahësit, ku secila shquhet për larminë e traditave, këngëve, valleve e kostumeve.

Në këtë rreth, falë pozicionit gjeografik, ka pasur shumë qendra të banuara, si vende banimi të hapura në rajonet Dragoti, Beçishti, Damësi, ashtu dhe vendbanime të fortifikuara me mure masive.

Historia[redakto | përpunoni burim]

Në shekujt pas Krishtit u vu re një ndërprerje e veprimtarisë fortifikuese, që përkon me të ashtuquajturën "paqe romake" (Pax Romana), por më tej për të përballuar dyndjet e barbarëve dhe lëvizjet e brendshme ndërtimet u gjallëruan. Në këtë periudhë të vonë antike në Tepelenë u zhvilluan ndërtime në pika kyçe, në qytet dhe në nyjet rrugore. Historianët trajtojnë si të kësaj periudhe punimet ne Kalivaç, Zharrë, Qesarat (ku janë gjetur qypa, gdhendje mermeri e mbeturina të një banje antike).Tepelena është një vendbanim i hershëm që lidhet me ndërtimin e një kështjelle në shek VII, të ngritur në këtë pikë strategjike në kryqëzimin e rrugëve të Vjosës, grykës së Këlcyres, Drinosit dhe Mallakastrës. Vendbanimi me i hershem per qytetin lidhet me nje keshtjelle, qe eshte ngritur mbi nje pike strategjike, ne kryqezimin e rrugve qe kalojn ne luginen lumore te Vjoses dhe Drinos. Ne vitin 1889, qytetin e mori ne dore Ali Pashe Tepelena, ku ngriti dhe sarajet e veta, ai perfundoi se ndertuari dhe kalane e qytetit, e cila u kthye ne nje rezidence te dyte per pashain.

Vendodhja[redakto | përpunoni burim]

Tepelena ndodhet ne krahinen e Dervenit, ne jug te Shqiperise. Ajo pershkrohet tej per tej nga lumi Vjose, ne pjesen veri-lindore ndodhet mali i Shendellise, perballe saj qendrojne malet e zones se Kurveleshit ndersa me ne jug mali i Golikut, gryka e Mezhgoranit, qe ndan si me thike vargmalet Shendelli-Lunxheri-Bureto dhe Trebeshine-Dhembel- Nemercke. Dy lumenjte , Vjosa, nga me te medhenjte e Shqiperise, dhe Drinos krijojne nje peisazh madheshtor. Ne themelet e kesaj krahine jane qytetet Tepelene, Memaliaj dhe fshatrat Mezhgoran, Dragot, Becisht, Dames, Kallemp, Kashisht, Bylysh, Vasjar, fshat Memaliaj, Nivice, Turan, Mirice e Luzat

Emri[redakto | përpunoni burim]

Emri i Tepelenes ka tre variante; i pari e lidh prejardhjen e ketij emri me fjalen turke “Tepeleden” qe do te thote “kokeshpues”. Versioni i dyte e shpjegon fjalen me “Tepe e Lenes” qe do te thote “kodra e Lenes” dhe versioni i trete me bindes eshte ai qe kete emer e shpjegon me fjalen ilire “Antibylyne” qe do te thote “perball Bylyneve”. Me vone kjo fjale evoluon dhe merr emrin Tepelene.

Kultura[redakto | përpunoni burim]

Kultura e Tepelenes eshte mbreslenese pasi ajo ben pjese ne krahinen e Toskerise qe permbledh te gjitha trevat qe jane ne te djathte te lugines se lumit Vjose dhe krahinen e Laberise. Keto krahina kane tradita, zakonevdhe rite te pergjithshme, por kane dhe vecori dalluese nga njera-tjetra, te cilat i gjejme ne dialekt gjuhesor, ritet e dasmave, ceremonite mortore etj. Kostumet popullore, kryesisht te Tepelenes, jane te vecanta pasi burrat perdorin poture dhe fustanella, xhamadan, ndersa grate citjane, kemisha te gjata pa jake jeleku, flokaja etj. Nje tjeter karakterisitike e vecante eshte se per veshjet popullore perdoren zbukurime me qendisje ari.

Ekonomia[redakto | përpunoni burim]

Politika[redakto | përpunoni burim]


Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]

Shiko dhe këtu[redakto | përpunoni burim]