Mamurrasi
Mamurrasi | |
---|---|
Popullsia | 21.675 |
{{{postal_code_type}}} | 4704 |
Mamurrasi është një qytet që ndodhet në Rrethin e Kurbinit në Shqipëri. Mamurrasi ka rreth 7.600 banorë. Banorët e Mamurrasit quhen Mamurrzakë. Është një qytezë. Bashkia e Mamurrasit kohëve të fundit është shkrirë dhe bashkuar me atë të Laçit dhe në godinën e bashkisë gjenden vetëm pak zyra të cilat ofrojnë shërbime, si ajo e gjendjes civile.
Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Mamurrasi është një qytet me rreth 20.000 banorë. Ndodhet midis Laçit dhe Fushë-Krujës, e rreth 30 km në veri të kryeqytetit Tiranë. Përmendet qysh në Mesjetë me emrin Mamur nga kronikanë osmanë. Në Mesjetë bënte pjesë në principatat e Topiajve dhe Kastriotëve.
Mamurrasi, historikisht krahinë rurale, u themelua si qendër urbane vetëm pas Luftës së Dytë Botërore nga qeveria komuniste e Tiranës. Popullsia e Mamurrasit është e përzier për nga prejardhja, sepse duke filluar nga vitet '20 në Mamurras u vendosën familje të shpërngulura nga Mati, Dibra, Kukësi, Midrita, Malsia e Shkodrës, Tropoja dhe Kosova. Mbas Luftës së Dytë Botërore në Mamurras u vendosën edhe familje nga Skrapari, Korça, Gjirokastra, dhe rralle ndonjë nga Mallakastra e Vlora.
Gjatë viteve të regjimit komunist, Mamurrasi u zhvillua në bujqësi e vreshtari; të gjitha kodrat ishin të mbjella me vreshta dhe fushat me perime. U hapën ofiçina, pulari e ferma.U hap banka, shkolla, kopshte, çerdhe, maternitet, kinema e qendra shëndetësore. Në kohën komuniste, Mamurrasi u njoh si "Qytet i Mimozave" për shkak të numrit të shumtë të mimozave të mbjella, por sot, fatkeqësisht nuk ndjehet më era e mimozave. Mamurrasi ka qene edhe i njohur per zboret e shkollave te larta.
Mamurrasi urban, ka edhe fshatrat e tij : Zhej, ShënMëri, Vilzë, Fushë-Mamurras, Gjorëm, Katund i Ri. Në lindje kufizohet me Burrelin, në perëndim laget nga deti Adriatik, në veri me Laçin, dhe në jug me Krujën.
Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Politika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Shiko dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
![]() |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |