Cërriku
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Cërriku | |
---|---|
![]() | |
Popullata | 40 200 |

Cërriku është qytet në Shqipërinë e mesme me 46652 banorë.[1] Bashkia Cërrik është një nga shtatë bashkitë e qarkut të Elbasanit. Njësitë e saj administrative janë: Cërrik, Gostimë, Mollas, Shalës, Klos.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Cërriku ndodhet përafërsisht dhjetë kilometra në jugperëndim të qytetit të Elbasanit, në pjesën jugore të lumit Shkumbin. Është i ndërtuar në fushën me të njëjtin emër në rajonin e Elbasanit, pothuajse njëlloj nga Shkumbini e Devolli, pranë qendrës arkeologjike të Pazhokut.[2] Ka një sipërfaqe prej 189.65 km².
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qyteti i Cërrikut është relativisht i ri, por në bazë të të dhënave të historianëve rezulton se arteriet lumore të Shkumbinit dhe Devollit kanë shërbyer si rrugë të përshtatshme komunikacioni që në lashtësi. Dëshmitë arkeologjike tregojnë ekzistencën e "tumave" (kodër-varret) që ndodheshin në juglindje të Cërrikut (në territorin e Radiostacionit), fusha e Pazhokut. Studiuesit i vendosin të dhënat që dalin nga gërrmimet në periudhën e bronxit dhe hekurit në vendin tonë (2000 p.e.s.deri 800 vjet p.e.s.).
Në këtë periudhë u krijua dhe etnosi ilir. Në periudhën qytetare ilire 5 – 2 p.e.s. këto treva bënin pjesë në territorin e parthineve dhe si qendër qytetare kishin Gradishtën e Belshit. Sipërfaqja e Cërrikut është 21 km², nga të cilat 2 ha janë të mbuluara me gjelbërim. Qyteti ka planimetri të rregullt, me rrugë të asfaltuara. Gjatësia e rrugëve të qytetit arrin 4.5 km. Qyteti është në kryqëzimin e rrugëve që e lidhin me qendra të tjera brenda e jashtë rrethit. Në fundshek. XX C është një qendër e vogël banimi. Vetëm Radiostacioni i ngritur në fushën e Pazhokut ka mbetur si më parë. [3]
Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Nazmi Seitaj (1945-), shkrimtar
- Rajmonda Bulku (1958-), aktore
- Perikli Kristidhi (1941-), peshëngritës - Qytetar nderi
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Bashkia Cërrik – Këshilli i Qarkut Elbasan". Marrë më 2025-04-25.
- ^ Elbasani Enciklopedi. Elbasan: Sejko. 2003. fq. 91. ISBN 99927-962-1-9.
- ^ "Informacionet të tjera mbi Cërrikunë". Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2012. Marrë më 24 shkurt 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
![]() |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
- Pages with non-numeric formatnum arguments
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Për përmirësim
- Pages using infobox settlement with unknown parameters
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no map
- AL-gjeo-cung
- Qytete në Shqipëri
- Qytete shqiptare
- Faqet me harta