Krasta

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Krasta
Population
2.142
Website[ Qyteti i Krastës]

Krasta është një qytezëqarkun e Dibrës, në lindje të Shqipërisë. Me një popullsi prej 2142 banorë, është qendra dhe qyteti i vetëm i Komunës Martaneshrrethin e Bulqizës. Krasta e pozicionuar në një rrafshnaltë 1100m të lartë, është qyteti më i lartë i Shqipërisë.[1] U themelua në vitin 1970 si qyteti i ri i minierave, kryesisht për shfrytëzimin e mineralit të kromit në minierën e Batrës.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dëshmitë e hershme arkeologjike janë gjetur në rrethin e Bulqizës, sidomos në fshatrat Krajkë dhe Shupenzë,[2]: ndërsa një çekan guri, sot i ekspozuar në Muzeun Historik të Burrelit, u zbulua në fshatin Gjon, ngjitur me Krastën, duke provuar se rajoni ka qenë i banuar që nga Epoka e Gurit.

25 shkurt 1965, njëmbëdhjetë anëtarët e Ekspeditës Gjeologjike të Batrës, gjatë një përpjekje për të shpëtuar një prej miqve të tyre, u zhdukën nën një ortek të papritur në përroin e Batrës (rreth 5 km nga vendi ku u ndërtua më vonë qyteti i Krastës). Miniera e re e Batrës që filloi të funksionojë në vitin 1967:[3][4]. u quajt "11 Heronjtë", në nder të tyre.[5]

Krasta u themelua në vitin 1970,[3][5] si qyteti i ri i minatorëve të minierës së Batrës.[6] Pas një viti, në vitin 1971 u vu në punë edhe miniera e re e Krastës.[7]: 48 banorët e parë u vendosën në Krastë në vitin 1974 dhe kjo qendër filloi të rritej ngadalë, bazuar në një plan të miratuar urban. Në vitin 1979 Krasta u shpall zyrtarisht qytet.[6] Në vitin 1987, në qytet u ndërtua edhe një fabrikë e pasurimit të kromit.[3] Pas ndarjes së rrethit të Dibrës në vitin 1992, administrata lokale e Krastës u zhvendos nga rrethi Matit në qarkun e sapo formuar të Bulqizës,[2] duke marrë me vete edhe komunën Martanesh. Krasta u bë qendra e saj.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një nga vendbanimet më të vogla urbane të Shqipërisë, Krasta është qendra e komunës Martanesh, pjesë e rrethit të Bulqizës në qarkun Dibër. Ajo shtrihet në një rrafshnaltë, në shpatin lindor të malit të Kaltit, pjesë e Malit të Lopës. Ndodhet në lartësinë 1100 m, duke e bërë atë qytetin më të lartë në Shqipëri.[1]

Krasta ndodhet në një rajon malor relativisht të izoluar dhe është 20 km larg nga qyteti më i afërt i saj, Bulqiza.[3] Krasta është pothuajse 145 km larg nga Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, ndonëse në vijë ajrore ndodhet vetëm 40 km larg saj. Pritet që përfundimi i Rrugës së Arbërit do të përgjysmojë distancën e qytetit nga kryeqyteti i Shqipërisë.[8]

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

image_skyline e qytetit të Krastës nga maja e Noit të Madh (1848 m). Qyteti ndodhet 7.7 km larg në vijë ajrore nga maja ku është kapur fotoja.

Banorët e parë u vendosën në qytetin e sapo formuar të Krastës në vitin 1974. Në vitin 2005, popullsia e Krasta ishte 1540 banorë.[5] Sipas regjistrimit të vitit 2011, 2142 banorë në 477 familje jetonin në Krastë. Kjo përbën 82% të popullsisë së përgjithshme të komunës Martanesh që në total ka 2601 banorë në 658 familje.[3] Pavarësisht nga rritja e lehtë e popullsisë në qytet, shumë banorë të rajonit kanë emigruar jashtë vendit.

Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Megjithë pasurinë e burimeve natyrore, papunësia është e lartë. Miniera është sektori kryesor i ekonomisë së qytetit, ndërsa popullsia mbështetet shumë nga remitancat. Shumë familje jetojnë në varfëri;. 32.4 për qind e familjeve në Komunën Martanesh marrrin ndihmë ekonomike.[3]

Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Politika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Military topographic map of Albania (1:25 000): K-34-89-C-b (BULQIZA)
  2. ^ a b Cami, Shpëtim (2009). "Pasuria me tre emra" (PDF). Rruga e Arbërit (36): 8. Marrë më prill 21, 2012. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b c d e f Petrit Zili (3 prill 2012). "Martaneshi mes historisë, pasurisë dhe varfërisë". Zëri i Popullit. Marrë më 17 prill 2012. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Ministry of Economy, Trade and Energy of Albania. "Chrome in Albania: Batra mine" (PDF). mete.gov.al. fq. 41. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 13 mars 2012. Marrë më 21 prill 2012. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b c FJALOR ENCIKLOPEDIK SHQIPTAR – Volumi 2 ("Krasta" article). Tiranë: Academy of Sciences of Albania. 2009. fq. 1341. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ a b Buda, Aleks (1985). Fjalori Enciklopedik Shqiptar. Tiranë, Shqipëri: Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë. fq. 547. Marrë më prill 14, 2012. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Ministry of Economy, Trade and Energy of Albania. "Chrome in Albania" (PDF). mete.gov.al. fq. 48. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 13 mars 2012. Marrë më 21 prill 2012. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Xhafa, Dionis (2011). "Rruga e Arbërit, arteria e gjakut të Shqiptarisë!" (PDF). Rruga e Arbërit (67): 4. Marrë më prill 14, 2012. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)