Lushnja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Lushnja
Lushnja
Lushnja (Shqipëria)
Lushnja
Lushnja (Shqipëria)

Koordinatat:40°56′30.99″ Veri 19°42′17.99″ Lindje 40.9419444, 19.705

Të dhënat baze
Shteti Shqipëria
Qarku Qarku i Fierit
Rrethi Rrethi i Lushnjës
Targat e automjeteve LU
Popullsia 54 813 banorë
Kodi postar 9001 [1]
Prefiksi telefonik +355 (0) 35
Aeroporti Nënë Tereza 90 km nga Lushnja
Faqja zyrtare
Politika
Kryetari Fatos Tushe(PS)
Partia udhëheqëse Partia Socialiste
Të tjera
Vendasit Lushnjarë
Zona kohore
Zakonisht ZKEQ (UTC+1)
Në verë OVEQ (UTC+2)


-Lushnja është një qytet në Shqipërinë qendrore. Ajo ka 58.200 banorë (2005) dhe është kryeqendra e rrethit së Lushnjës. Qyteti i Lushnjes shtrihet ne lindje te fushes se Myzeqese, buze kodrave te Darsise. Territori i tij ze nje siperfaqe prej 37 km². Bashkia numëron një popullësi prej rreth 60000 banorë. Qyteti eshte i ndare ne tete lagje, te organizuara ne pese rajone.Objektet e pushtetit vendor janë të vendosura në sheshin qendror, po këtu janë edhe institucionet kulturore artistike, historike, etj. Si Kinoteatri, Muzeu Historik, Biblioteka Publike, Qendra Kulturore e Fëmijëve, etj . Kinoteatri mban emrin e këngëtares së madhe Vaçe Zela. Në qytetin e Lushnjës ka një rrjet të tërë institucionesh arsimore dhe kërkimore kombëtare. Instituti i Kërkimeve Bujqësore, tashmë me emërtim të ri, zhvillon prej dekadash një veprimtari të gjerë  kërkimore-shkencore me dobi kombëtare. Katër vite më parë, aty u çel filiali i Universitetit Bujqësor të Tiranës, i cili  tani numëron qindra studentë.Gjithashtu këtu gjendet edhe shkolla e mesme bujqësore profesionale kombëtare, e cila është çelur  dekada më parë.  Përgjatë bulevardit kryesor, shtrihet  lulishtja e madhe e qytetit. Sipërfaqe të gjelbërta ka edhe në brendësi të lagjeve. Vitet e fundit, rrugët e qytetit janë më të gjelbëruara me pemë dekorative të llojeve të ndryshme. Lushnja ka një pozitë të favorshme gjeografike. Këtu kryqëzohen arteriet më të rëndësishme të komunikimit ndërqytetës. Autostrada veri-jug kalon pranë qytetit. Nga këtu nis edhe rruga më e rëndësishme e lindjes, Berat -Skrapar e më tej. Gjithashtu nëpërmjet rrugëve dytësore, Lushnja ka shkurtuar distancën me Elbasanin dhe qytetet e tjera të këtij qarku.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Sheshi Qendror të Qendrës Kulturore
Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Historia e Lushnjës.

Sipas dëshmive “qyteti fillimisht qe  ngulur në kodrat e Virovës, në afërsi të Golemit. Më vonë, thuhet  se  prej  këtu banorët u vendosën afër përroit”. Një tjetër gojëdhënë shumë e përhapur, tregon për “Hanin e Salushes”  si  burim nga  rrjedh dhe emri i qytetit Lushnjës. Për Salushen, mendohet që ajo të ishte e veja e Pashait ose skllavja e tij, ose disa thonë vajza e tij. Ndonëse ekzistencën e hanit të saj të famshëm   diku  në tokat  pranë  Institutit e kemi të provuar historikisht dhe të mbështetur në foto dhe në hartën e vjetër të qytetit, duket se rregullat gjuhësore nuk e lejojnë një shndërrim të emrit Salushe ~ Lushnjë. Natyrisht, debati mbetet  i  hapur.

Përpos kësaj ekziston një tjetër gojëdhëne, e cila duket se është  më pranueshme  nga  këndvështrimi historik dhe logjika  gjuhësore. Sipas  saj, “qyteti fillimisht ka qenë i vendosur në kodrën e Vainit pranë Kishës së Madhe të Kuqe”.  Provat arkeologjike tregojnë për gjurmët e një Bazilike, e cila sipas specialistëve mund të jetë ndërtuar midis shekujve IV-VI m. Kr dhe që  mund t’i ketë shërbyer një komuniteti të vogël banorësh që jetonin në këtu.  Për ta shtrirë kërkimin tonë po listojmë  disa  prej toponimeve të vjetra të qytetit.

             E nisim me toponimin “lagja Teqe (sot lagja “”Kadri Qystri”). Sipas gojëdhënave të ruajtura, mendohet që në këtë lagje ka qenë ngritur një teqe e vogël. Tregojnë se dikur, një person,  besimtar i  njohur, mjaft i pasur, rrugës nga Elbasani  për në Fier, vendos të pushojë në një han të Lushnjës. Fatkeqesisht, në momentin kur po përpiqej të zbriste nga kali, rrëzohet dhe vdes.  Për të përjetësuar kujtimin e tij,  të  afërmit ngritën  një teqe të vogël. Banoret  i  kanë të  njohura  gjurmët e  saj edhe sot.

Lagja “Topallti”, (sot “Loni Dhamo”).

Lagja “Derexhikë” (atje ku  sot  është rruga “Shëtitorja e Palmave”).

Toponimi “'Mehmet Pasha”, diku afër lagjes'Xhevdet Nepravishta.

Lagja “Stan” (sot lagja “Kongresi”). Këtë emër e ka marrë nga çobanët (vllehët), që u vendosën në këtë kodër rreth 250 vjet më parë.

Kodra “Vain” toponim me origjinë të errët.

Kodra  e “Harburi” ose “Harbori”, në veriperëndim të qytetit.

Toponimi “Mulliri i Beut” përdoret  për vendin ku ngrihej ish-depo e duhanit, shumë pranë varrezave publike.

“Kroi i Kongresit” ka qenë një çezëm e ndërtuar në vitin 1924 në lagjen “Kongresi  i  Lushnjes”.

“Përroi i Çapokut” i cili kalon përmes qytetit. Gjendet dhe si mikrotoponim “Çapoku”. Ndoshta që këtu dhe emri i përroit. 

“Përroi i Krakullit”, atje ku kalonte ky përrua, sot ka banorë që mbajnë mbiemrin “Krakulli”.

Toponimi “Kodra e Kalifas” ose “Kalifaja” përdoret për të treguar vendin ku dikur ngrihej një han.  

 

Po gjetjet arkeologjike çfarë thonë?

            Objekti më i hershëm i zbuluar në territorin e qytetit daton në periudhën Eneolitike. Por ky nuk është i vetmi, të tjerë objekte arkeologjikë janë zbuluara afërsisht në të njëjtin vend dhe i përkasin një periudhe më të vonshme se periudha në fjalë.

Në vitin 1989 në lagjen “Kadri Qystri”, në pronësinë e një pensionisti, gjatë hapjes së një kanali vaditës, u zbuluan gjurmë të kulturës materiale. Pas kontrollit të bërë nga arkeologët përveç enëve qeramike u bë evidentimi i një varrezë të lashtë. Sipas teknikës së ndërtimit varret ishin të thjesht pa ndonjë konstruksion të veçantë. Varrimi bëhej me vendosje trupi në tokë. Nga sondazhet që u bënë, u pa se inventari i materialit arkeologjik ishte i pasur. U mblodhën fragmente të shumta enësh, si funde skifos, kupash, amforash etj. Këtu u gjetën dhe objekte të plota, dy lekit. Gjetja tjetër është një enë e tipit Gutus (ushqyes për fëmijë) i cili ruhet pothuajse i plotë. Gjithashtu aty u zbulua edhe një terakotë burri e stilit arkaik. Sipas arkeologut  P. Çuko, mendohet se varret i përkasin shek IV-III p. Kr, ndërsa  materiali arkeologjik tregon se është përdorur qeramika e importuar nga Apolonia. Ai arriti në përfundim se varreza i përket “një vendbanimi të hapur ilir”.

Po e vazhdojmë me të tjera dëshmi. Pak më distancë prej këtu në vendin e quajtur “Kodra e Kalifas” në vitin 1988 u zbuluan të tjerë varre antike. Varret për nga mënyra e ndërtimit ishin të tipit të thjeshtë e të zakonshëm, me dysheme të shtruara me tjegulla të tipit solenë (të shtrira), të mbuluar po me tjegulla në formë çatie [tip kapuçino, shënim N. Ferro]. Nga studimi rezultoi se këto varre i përkasin periudhës së Antikitetit Vonë.

Sakaq në vitin 2003 Instituti i Arkeologjisë me qendër në Tiranë, organizoi një sërvej në kodrën me toponimin “Vain” në Lushnjë. Gjatë kërkimeve aty u zbuluan gjurmët e një bazilike të hershme si dhe mjaft fragmente enësh prej qeramike. Specialistët mendojnë se kjo bazilikë duhet të jetë ndërtuar midis shekujve  IV - VI m. Kr.

Përfundimisht, faktet tregojnë se në Lushnjë ka pasur një bazilikë të hershme. Pra kemi një “vend lutjesh”.  

Po burimet historike çfarë tregojnë?

            Dokumenti më i hershëm historik i zbuluar deri më tani, e citon Lushnjën si qendër banimi që i përket shek. XV. Por që me siguri Lushnja duhet të jetë themeluar më herët se kaq. Po i rikthehemi edhe një herë dokumentit osman i cili daton në vitin 1431, vit në të cilin u bë dhe regjistrimi i dokumentuar i popullsisё sё Myzeqesё. Myzeqeja në atë kohë kishte 33 fshatra dhe 58 familje ndërsa “Lusnia”(Lushnja) qё nё kёtё periudhё ishte njё katund i vogel, na del me 15 shtёpi dhe rreth 100 banore. Ajo përmendet përsëri me të njëjtin emër, në një tjetër defter osman që mban datën më 1583.

Mësojmë nga burimet historike se Lushnja në vitin 1679 kishte 17 hane dhe me një popullsi afërsisht 150 banorë.

            Fillimi i vitit 1701 e gjen Lushnjën me një popullsi të dyfishuar, por ajo ruante akoma karakterin e një fshati. Midis viteve 1728-1738 mendohet te jete ndërtuar kisha

Shen e Premtes. Në këtë periudhë Lushnja përmëndet si Ciflig. Disa vite më vonë (1741),  Sanxhaku i Vlorës përfshiu të gjithë Shqipëtaret e jugut nga Shkumbini deri në Delvinë. Kazaja e Myzeqesë varej nga ky sanxhak. Trojet e Lushnjës dhe të rrethinave të saj, u thirrën Nahija e Myzeqesë, qendër e së cilës u bë fshati Karbunarë. Në vitin 1744 Lushnja paraqitet si katund me 57 shtëpi dhe rreth 500 banorë, ndërsa Karbunara na paraqitet me 47 shtëpi. Në këtë periudhë Lushnja morri pamjen e qyteze të vogël ajo kishte një kishë dhe dy rrugë të shtruara me kalldrëm. Afërsisht në vitin 1770, me nismën dhe mbështetjen e gruas së Kurt Pashës, Hanko Pasha, ngrihet xhamia e parë në Lushnje e cila ka ekzistuar deri në vitin 1967. Lushnja përgjat gjithë shekullit XVIII fillon gradualisht të zgjerohet dhe të marrë pamjen e një qëndre të rëndësishme banimi dhe tregtie.

Në vitin 1830, Lushnja citohet për herë të parë në Fjalorët enciklopedik evropian. Atu thuhet se “Lusnia” ka 200 shtëpi dhe është e banuar si nga myslimanët dhe të krishterët. Pra në vetëm një shekull kemi një  trefishim të popullsisë e cila mund të shkonte afërsisht në 1800 banorë. “Qyteza” kishte rrugë me kalldrëm, një kishë, një xhami, një teqe, dhe dy puse uji për nevojat e vendasve. Numëronte katër varreza të vogla “publike” të vendosur anës kodrave.

                Në vitin 1848 në Lushnjë erdhi poeti dhe piktori i njohur Edwart Lear i cili qendroi këtu për disa orë, për t’u nisur përsëri drejt Beratit. Ai e përshkruan Lushnjën(Lusnia) si një fshat të pajisur me hane për udhëtarët.

Në vitin 1860 në Lushnjë u hap shkolla e parë, ku perveç mesimit te gjuhes greke, mesohej shqip në mënyre te fshehte. Shkolla në fjale ka qenë ngrihej afër kishës Shën e Premte. Mësuesit e parë ishin Ndin dhe Gori Ziu, babë e bir, nga Gorreja. Po në vitet 1860-1870 në Lushnje u hap dhe shkolla Mejtepe (shkolle fillore fetare osmane), ndërsa në Karbunare ishte e hapur një tjeter shkollë mejtepe pak vite më parë se ajo e Lushnjës.

Pas vitit 1870  Lushnja filloj te dallohej si qender dhe te marre pamjen e një qyteti. Në këtë periudhë mendohet të jetë ndërtuar teqja e “Baba Skënderit”.

   •Në vitin 1894-1896 Qëndra e Kazasë së Myzeqesë (nënprefektura), kaloi nga Karbunara në Lushnje.

Në vitin 1920 ne Lushnje, u mbajt "Kongresi Kombtare", ai i zhvilloj punimet nga data 21 deri me 31 Janar. Moren pjese 54 delegate perfaqesues. Ne Lushnje u propozua (gojarishte) per te zgjidhur Tiranen si Kryeqytet i Shqipërisë. Ky Kongres u mbajt ne shtëpinë e Kaso Fuges. Kjo shtepi është muze qe prej vitit 1960.

Po Lushnja e hershme ku shtrihej si territor?

            Sipas dëshmive arkeologjike dhe historike, del se Lushnja fillimisht duhet të ketë qenë vendosur në kodrën e “Vainit”, me shtrirje urbane që nis nga Kisha ortodokse deri në brendësi të lagjes “Kongresi”. Një dëshmi tjetër për këtë rast është dhe gjetja e gjurmëve të tubacionit të vjetër prej qeramike, që natyrisht ka shërbyer për të sjellë ujë në “fshat”. Tubacioni i përket periudhës mesjetare.                          

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Lushnja gjendet ne perëndim të Shqipërisë, pikërisht ne te ashtuquajturën Ultësira Perendimore. Karakterizohet nga një reliev i bute, me pjesën dërrmuese te sipërfaqes te zëne nga fusha dhe kodra te buta. Lushnja ka një pozicion te favorshëm gjeografik duke qene një udhëkryq shume i rëndësishëm, afër me portet kryesore te vendit, si dhe aeroportin e vetëm të vendit.

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Demografia e qytetit te Lushnjës përbehet nga një popullsi homogjene e përbëre nga vendas, te ardhur nga rrethet si Skrapar, Berat etj, komunite Rome, Egjyptan etj. Popullsia është relativisht me transmetim te vlerave te larta shoqërore dhe edukate qytetare. Është krijuar një edukate për transmetimin e vlerave kulturore nga një brez ne tjetrin duke i perfeksionuar ato. Një pjese e popullsisë se Lushnjës ka emigruar ne dy vende kryesore : Greqi dhe ne Itali si dhe ne vende te tjera.

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Lushnja dallohet si një nga rrethet me prodhim të rëndësishëm kulturor. Në Lushnjë kanë lindur dhe janë rritur artistikisht shumë personalitete të kulturës shqiptare. Në fushën e futbollit përmenden veçanërisht legjenda e futbollit lushnjar Abdurrahman Roza Haxhiu për nder të tij stadiumi i qytetit te Lushnjes mban emrin e tij.Në fushën e dramaturgjisë përmenden veçanërisht dramaturgu Loni Papa, aktorja Margarita Xhepa, aktori ILIA SHYTI,si dhe aktori-regjisor, Gjergji Lala(tani gjendet në Itali dhe vazhdon të punojë si aktor; roli i tij i fundit është ai i ambasadorit sovjetik në filmin "Il papa buono". Lushnja është vendlindja e këngëtares më të madhe shqiptare të të gjitha koherave, Vaçe Zela,artiste e popullit. Gjithashtu edhe kengetaren e qyetetit Elida Korreshi. Të përmendur prozatorët Vath Korreshi, Halil Jaçellari e Lazër Radi (figurë poliedrike). Por Lushnja është vendi i poetëveFaslli Haliti per te arritur tek Visar Zhiti, Fatbardh Rustemi, Bujar Xhaferri etj.Brezi më i rëndësishëm i poetëve të sotëm të Lushnjës përfaqësohet nga emra shumë të përmendur shkrimtarësh që janë bërë të njohur e të vlerësuar lart nga kritika jashtë Shqipërisë si : Shpendi Sollaku, Jozef Radi e Gëzim Hajdari në Itali, Ferdinand Laholli në Gjermani, Gazmend Kapllani në Greqi.

Kryetaret e Bashkise Lushnje[redakto | redakto tekstin burimor]

Kujtim Haxhiu, Agim Fuga, Ylli Myftiu, Kadri Gega, Albert Sanxhaku, Fatos Tushe.

Emblema[redakto | redakto tekstin burimor]

Stema ka formen e nje parzmoreje, e cila nenkupton mbrojtjen e qytetit. Ngjyra jeshile nenkupton fushen e gjelber te Myzeqese, ndersa shkrimi “Republika e Shqiperise” nenkupton shtetin, ku ndodhemi.[2] Rrethi perfaqeson Rrethin e Lushnjes, i cili ndodhet ne fushen e gjelber te Myzeqese. Ne brendesi te tij jane vendosur keto elemente: • Flamuri kombetar si dhe Shtepia Muze “Kongresi I Lushnjes”, dt.21.01.1920, te vendosur ne qender, nenkuptojne, se Lushnja eshte nje vend historik. • Deget e ullirit tregojne, se Lushnja eshte nje vend i ngrohte, bujqesor dhe pjellor

Njerëz të shquar nga Lushnja[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Kodet postare të Shqipërisë
  2. ^ www.bashkialushnje.gov.al