Margarita Xhepa
Margarita Xhepa |
---|
Margarita Xhepa (2 prill 1934) është një aktore shqiptare. Një nga Zonjat e Mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar që ka skalitur memorien e publikur shqiptare me role brilante që prej fillimit të saj, në vitet 60 dhe deri më tani. Në maj të vitit 2004, u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar për të shkëlqyer në dramën "Streha e të harruarve", një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjecare.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, dega e Dramës.
Ka krijuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve mund të përmendim: Majlindën tek filmi "Majlinda" (Xh. Broja), Dafina tek Lumi i vdekur (dramatizim nga K. Velça i romanit me të njëjtin titull të Jakov Xoxës), Filja tek Cuca e maleve (Loni Papa), Zonja Mëmë tek Kush e solli Doruntinën (dramatizim nga Edmond Budina e Pirro Mani i romanit me të njëjtin titull të Ismail Kadaresë), Nëna tek Përballë vetes (Ruzhdi Pulaha) etj.
Ka qënë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek Hamleti, vajza e dytë tek Mbreti Lir, dado tek Romeo e Xhulieta, Mbretëresha Margaret tek Rikardi III, të Shekspirit.
Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea tek Dhelpra dhe rrushtë (Figereido), Lena tek Xhaxha Vanja (Çehov), Ledi Milford tek Luiza Miler (Shiler), Zonja Berling tek Vizita e inspektorit (Pristli), Zonja Lomen tek Vdekja e një komisioneri (A. Miller), Ana Andrejevna tek Revizori (Gogol), Marsela tek Qeni i kopshtarit (De Vega), Mashenka tek Mashenka (Afigenov), Shejla tek Morali i zonjës Dulska (Zapolska), apo Dado tek Elektra e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë në Athinë.
Veç roleve në teatër, ka realizuar edhe 32 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë. Me K. Dhamon xhiron Vitet e para dhe Gjurmët, me I. Muçajn e K. Mitron Dimri i fundit, Tokë e përgjakur, Një djalë edhe një vajzë dhe Apasionata, me Viktor Gjikën, Gjeneral gramafoni, me E. Musliun,Rrethi i kujtesës dhe Vitet e pritjes (E. Musliu), me Kujtim Çashkun, Dora e ngrohtë, me Dhimitër Anagnostin, Gurët e shtëpisë sime, me P. Milkanin, Pranvera s'erdhi vetëm, me S. Kumbaron, Koncert në vitin 1936, me Gj. Xhuvanian E diela e fundit dhe I dashur armik.
Në vitin 1997, interpretoi në filmin grek "Mirupafshim" (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit.
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Në kërkim të kujt (2011), serial
- Tingulli i heshtjes (2010) telenovela
- Kronikë provinciale (2009)
- Ne dhe Lenini (2008) - Beti
- I dashur armik (2004) - Nëna e Harunit
- Mirupafshim (1997)
- E diela e fundit (1993)
- Një djalë edhe një vajzë (1990) - Mësuese Kristina
- Vitet e pritjes (1990) - Nëna e Helenës
- Kush e solli Doruntinën (1989) Nëna e Kostandinit dhe Doruntinës
- Pesha e kohës (1988) - Gruaja e Kryetarit
- Pranvera s'erdhi vetëm (1988) Nëna e Irenës
- Misioni përtej detit (1988) - Kristulla
- Rrethi i kujtesës (1987) - Tefta
- Fillim i vështirë (1986) Shoqja e Zanës
- Gabimi (1986) - Mësuesja
- Gurët e shtëpisë sime (1985) - Gruaja e Fane Mërtirit
- Militanti (1984) - Nëna e Visar Shundos
- Apasionata (1983) - Nëna e Arturit
- Dora e ngrohtë (1983) - Nëna e Besimit
- Shokët (1982) - Nëna e Gencit
- Dita e parë e emërimit (1981) - Drita
- Me hapin e shokëve (1979) (TV) - Mamaja e Gonit
- Dollia e dasmës sime (1978) - Nëna e Belës
- Gjeneral gramafoni (1978) - Zonja e Prefektit
- Koncert në vitin 1936 (1978) - Eleni Jankollari
- Dimri i fundit (1976) - Shano
- Pylli i lirisë (1976) - Nënë Katja
- Tokë e përgjakur (1976) - Sandra
- Gjurma (1970) - Violeta
- Vitet e para (1966) - Zyraka
Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.