Edmond Budina
Edmond Budina | |
---|---|
U lind në | 21 mars 1952 |
Kombësia | shqiptar |
Shtetësia | shqiptar / italian |
Profesioni | regjisor, aktor |
Edmond Budina aktor dhe regjisor shqiptar.
I sapodiplomuar në Akademinë e Arteve Tiranë më 1974 fillon të punojë si aktor profesionist pranë Teatrit Kombëtar. Ka interpretuar rreth dyzetepesë role, në pjesën më të madhe si protagonist në dramat kombëtare e të huaja midis të cilëve: Profesor Jani tek “Karnavalet e Korçës” S,Comora Pali “Përmbytja e madhe” K.Jakova Bujari, Fatmiri, Sala tek “Zonja nga qyteti”, “Furrnalta”, “Shoqja nga fshati” R. Pulaha Ismail Qemali, Toni i Prenkës “Udha e flamurit”, “Besa e madhe” M.Markaj Ferdinandi “Luiza Miler” Shiler Jun Gabriel Borkman “Jun Gabriel Borkman” Ibsen Bif “Vdekja e komisionerit” Miler, Ribakov “Orët e Kremlinit” Pogodin Aktori “Monserat” Rables etj. Prej vitit 1977 dei 1992 ka qenë anëtar i Këshillit Artistik të teatrit. Për herë të parë ka vënë në skenë shfaqjen me poezi shqipe “Nënshkrimi i stuhisë” 1981 Autor i përshtatjes për skenë të veprave të Ismail Kadaresë “Kush e solli Doruntinën” me regji të Fatos Haxhirajt, në Teatrin Kombëtar dhe me regji të Pirro Manit në Teatrin e Kombësive në Shkup. “Krushqit janë të ngrirë” vënë në skenë nga Agim Qiriaqi me studentët e Akademisë së Arteve. “Nata me hënë” vënë në skenë prej tij do të shënonte, sipas kritikës e opinionit të kohës, një kthesë jo vetëm për guximin qytetar e daljen jashtë klisheve ideologjike, por edhe për një formë të re në skenën shqiptare, që u shpreh prej interesit të madh të publikut e tronditjes që krijoi. Ka firmën e tij regjia e shfaqjes “Zgjimi” e Kostantino Markos, që u ndoq me interes prej publikut në vitin 1992, sepse sillte në skenë në menyrë të gjetur e artistike luftën për pushtet të asaj kohe. Për të ka shkruar shtypi italian e portugez. Ka marrë pjesë në rreth pesëmbëdhjetë filma shqiptarë si “Dollia e dasmës sime”, “Vajzat me kordele të kuqe”, “Nusja”, “Dora e ngrohtë”, “Ballë për ballë”, “Vendimi”, “Muri i gjallë”, “Koha nuk pret” etj Prej vitit 1980 deri 1992 ka qenë petagog i jashtëm në Akademinë e Arteve për lëndët e mjeshtërisë së aktorit, të folurit skenik e regjise. Ka bashkëpunuar me radion, televizionin, gazeta e revista, si autor dramatizimesh, artikujsh. Në gusht të vitit 1990 është mes dyzet intelektualëve më të njohur të vendit në takimin me ish presidentin Alia. Përfaqësues i studentëve e profesorëve në takimin e dhjetorit të vitit 1990 për të kërkuar pluralizmin politik, që shënoi ndryshimin e Shqipërisë.
Periudha italiane.
Më 1992 transferohet në Itali i ftuar prej shtetit italian. Në vitet 1993- 1994 ka marrë pjesë në xhirime të disa dokumentarëve, të kryera prej “Ipotesi Cinema” (Shkolla kinematografike e regjisorit të njohur, fitues i Kanës, Ermano Olmi), në cilësinë e asistent regjisorit. Në vitin 1994 në cilësinë e skenaristit e regjisorit, ka realizza dokumentarin “Guardando al ritorno” (Duke parë rikthimin), pjesëmarrës në MedFilm’96 Festival në Romë. Dokumentari është projektuar në shumë shkolla e universitete italiane, duke u kthyer në objekt diskutimesh. Në 1995 ka përzgjedhur, përkthyer , ka bërë regjinë e interpretuar poezi e prozë të Ismail Kadaresë në shfaqjen “Tabir Sarai” prodhuar prej tij në bashkëpunim me teatrin Fantaghiro të Padovës. Shfaqja eshtë prezantuar në qytete të ndryshme italiane dhe ka marrë vlerësimin e kritikut e autorit të dhjetë librave për teatrin, Antonio Attisani. Në vitin 1996 është protagonist i shfaqjes “Migranti” të Marco Balliani, në rolin e Kapitenit (Uliksit) prodhuar nga ETI (Enti Teatral Italian) i shfaqur në teatrot më të njohura e më e rëndësishme të Italisë Teatro Vale në Romë, Pergola Firenze, Piccolo Milano (Teatri i Giorgio Strehler), Mercadante Napoli, Tosse Genova, Kismet Bari, Torino, Parma, Peruggia, Modena, Reggio Emilia etj. Shfaqja ka fituar Cmimin Kombëtar, të akorduar prej presidendit të Republikës Italiane. Në vitet 2000 deri 2008 ka marrë pjesë në telefilmin “Un posto al sole (Një vend në diell). Prodhuar e trasmetuar nga RAI dhe më e ndjekura në Itali prej vitesh, e cila i ka dhënë njohje për publikun e gjërë. Në 2001 ka realizuar filmin me metrazh të shkurtër “Domenica delle palme” (E djela e palmave) prodhuar e trasmetuar nga Tele+ njëkohësisht në njëzetetre vende Europiane dhe pjesëmarres në Torino Film Festival. Në vitin 2005 ka fituar Cmimin e Madh (Grand Prix) si aktori më i mirë protagonist në Tanger Mediterranean Short Fil Festival, me filmin “Luleborë” të R.Budinës Ka marrë pjesë në Filmin “Tickets” të regjisorit të njohur, fitues i Kanës, Ken Loach, pjesëmarrës në Festivalin e Berlinit në vitin 2005. Ka interpretuar në filmin e Carlo Vanzina “Ecceziunale veramente 2” (E jashtëzakonëshme me të vërtetë 2”) përkrah aktorëve Diego Abbatantuono, Sabrina Ferilli etj. Ka bashkëpunuar me aktorët e njohur të teatrit e kinemasë italiane Flavio Bucci, Ennio Fantastichini, Marzio Onorato, Marina Tagliaferri, Riccardo Polizzy Carbonelli. Masterklas në universitet Oxford(U.K), Brawn University (U.S.A), Richmond University (U.S.A), Sapienza (Roma) Cà Foscari (Venezia) Università di Padova. Pesë studentë të Universiteteve të Milanos, Venezias e Padovës kanë mbrojtur diplomat universitare mbi krijimtarinë e jetën e Edmond Budinës. Në vitin 2003 u shfaq në kinematë e Italisë filmi i tij me metrazh të gjatë “Letra ere”, i realizuar me financimin e Ministrisë Italiane të Kulturës, prodhuar nga Asp e Donatella Palermo dhe i shpërndarë nga prestigjozja Lucky Red. Filmi është shpërndarë edhe në Austri e Gjermani. Eshtë transmetuar nga Sky Tv. Eshtë i pari film i një regjisori shqiptar i shfaqur ne sallat e kinemasë jashtë Shqipërise dhe i transmetuar nga një televizion kaq prestigjoz. Filmi ka marrë pjesë në shumë festivale dhe ka fituar çmime si filmi më i mirë, skenari më i mirë, midis të cilave edhe Cmimin e Kinemasë Cilësore prej Ministrisë Italianë të Kulturës, nga një juri e përbërë prej intelektualëve më të shquar italianë dhe përkrah regjisorëve të njohur Ermano Olmi, Giuseppe Tornatore, Gabriele salvatores. Më 2011 ka realizuar filmin “Ballkan Pazar”, një bashkëprodhim shqiptaro italian (prodhuar nga Era film e Mediaplex Italia) i financuar prej QKK dhe Ministrisë Italiane të Kulturës, i shpërndarë në kinematë italiane prej Mediaplex. DVD e filmit është shpërndarë prej Cechi - Gori group, shoqeria më e rëndësishme e home video në Itali. Vazhdon të jetë në qarkullim edhe sot në videotekat e libraritë e Feltrinelit, nëpër gjithë Italinë. I vetmi film shqiptar i shpërndarë DVD, jashtë Shqipërisë. Filmat “Letra ere” e “Ballkan Pazar” bëjnë pjesë në listën e filmave cilësorë të kinemasë italiane dhe vazhdojnë të shfaqen në sallat e “Cinema d’essai” Kanë hyrë në fjalorin e njohur të filmit “Il Morandini”. Gazetat më të rëndësishme e kritika italiane ka shkruar gjerësisht për filmat “Letra ere” e “Ballkan Pazar”, deri dhe prestigjiozja amerikane Varaity, që konsiderohet si “Bibla” e kinemasë botërore e po ashtu edhe Washington Post. Së fundi ka marrë pjesë në filmin zvicerian të Eric Bernasconi “Fuori mira” (Jashtë shënjestre) prodhuar nga Ventura film dhe në filmin televiziv “La vita di Oriana Fallaci” (Jeta e Oriana Falaçit) me regji të Marco Turco, prodhuar nga Rai e Fandango, të cilët janë ende në fazën e postproduksionit. Eshtë drejtues i shtëpisë kinematografike A.B Film.