Tingulli i heshtjes

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

"Tingulli i heshtjes", është një telenovelë shqiptare e vitit 2010.

Në një lokalitet të Tiranës, banorët e saj përpiqen të bëjnë një jetë normale të gjithë së bashku dhe secili me vete. Një jetë ngjashme me përditshmërinë e kujtdo, por që e bën dallimin në mënyrën e shprehjes së gëzimit e trishtimit, në veprimet e zakonshme personale, në tingujt e fjalëve që përmendin, por shpesh edhe me gjuhën e heshtjes.

U transmetua në Vizion Plus. Me skenar dhe regji të Jorgos Manos, seriali me i ri televiziv sjell aktualitetin, në jetën e përditshme. Suksesin e situatave të krijuara prej tij regjisori ia ka besuar emrave si Margarita Xhepa, Lazer Filipi, Viktor Zhusti, Laert Vasili apo Mehdi Malkaj. Një nga protagonistet kryesore të këtij seriali Margarita Xhepa në rolin e një nëne që fsheh një sekret të madh e cila provon për herë të parë emocionet e aktrimit në një telenovelë, shprehet se seriali është nga ata që do të lërë gjurmë në kujtesën e gjithsecilit. Lazer Filipi vjen në rolin e një profesori i cili është i aftë gjithnjë për të shmangur situatat e pakëndshme në jetën e komunitetit ku zhvillohet ngjarja. Një nga protagonistët e rinj të serialit Lorenc Kaja është baba i dy fëmijëve, të cilin jeta e hedh dhe e prit me të papriturat e saj. Një tifoz i çmendur i Interit në lokalin e të cilit hyjnë dhe dalin të gjithë protagonistët e lagjes, interpretuar nga Mehdi Malko dhe Mondi një grindavec juventin, interpretuar nga Genc Fuga, do të krijojnë situata të këndshme mes njëri-tjetrit. Eni Jani vjen në rolin e një vajze jeta e të cilës do të ndryshojë papritur me ardhjen e një fqinji të ri në lagje. Surprizat dhe të papriturat nuk do të mungojnë në serialin me të ri i cili ka nisur transmetimin mbrëm ne ekranin tonë. "Tingulli i heshtjes" do të transmetohet çdo të martë në orën 22:00 në Vizion Plus.

Interpretojnë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Margarita Xhepa

Lazër Filipi

Viktor Zhusti

Laert Vasili

Monika Lubonja

Mehdi Malkaj

Eni Jani

Genc Fuga

Klodi Hoxha

Eriona Kakeli

Violeta Banushi

Agron Biba

Eliona Thomaraj

Adelina Muca

Nigela Ruka