Jump to content

Lazër Filipi

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lazër Filipi
Skeda:Lazër Filipi.JPG
Lindi7 shkurt, 1921
Vdiq16 Dhjetor, 2016
Tirane
Kombësiashqiptar

Lazër Filipi (1921 - 2016) ishte aktor dhe skenarist i mirënjohur shqiptar.

Lazër Filipi lindi në ShirqShkodrës7 shkurt të vitit 1921. Aktivitetin artistik e filloi që kur ishte partizan në 1943, me grupin teatral të Priskës. Në vitin 1945 vjen aktor në Teatrin Popullor. Gjatë viteve 1947- 1950 kreu studimet në Çeki.

Gjatë karrierës së tijë interpretoi rreth 80 role në teatër e kinematografi si: Vasili, Truviçi, Dobçinski, xha Shazua, Gjica, Ksanti, Klarku etj. Kryeroli i tij mbetet roli i Leninit në dramën “Orët e Kremlinit”. Interpretoi me sukses edhe në shumë filma artisticë në kinematografi. Doli në pension më 1977, por nuk u shkëput nga skena, duke interpretuar role edhe në vitet 2003, Ali pashe Tepelenën, dhe në 2005 Napoleon Bonopartitin nga drama e Aleksandër Moisiut. Ka fituar disa çmime dhe mban titullin "Artist i Merituar".