Vizion Plus

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Vizion Plus
Vizion Plus.svg
Logoja Vizion Plus
Transmetimi i parë 1999
Rrjeti Tring
Zotëruar nga Media Vizion Sh.a.
Formati 576i (SDTV 4:3)
Shteti Shqipëria Shqipëria
Gjuha Shqip
Zona e transmetimit Albania, Kosovo,

Macedonia

Tipi Televizion
Zyrat qendrore Tirana, Albania
Faqja Web www.vizionplus.tv

Vizion Plus ka filluar transmetimet e para në vitin 1999. Fillimisht me një transmetim në nivel lokal, për të kaluar më pas me një shtrirje në mbi 90 % të territorit të Shqipërisë. Sinjali i televizionit Vizion Plus tashme përhapet ne gjithë boten nëpërmjet platformës Tring.

Programet ndiqen më shumë prej qyteteve të Shqipërisë si në : Tiranë, Durrës, Fier, Gramsh, Vlorë, Berat, Tepelenë, Skrapar, Gjirokastër, Sarandë, Përmet, Krujë, Burrel, Lezhë, Shkodër, Elbasan, Librazhd, Korçë etj. Transmetimi 24 orë në satelit e ka shndërruar "Vizion Plus" në një dritare informacioni dhe argëtimi për të gjithë bashkatdhetarët tanë në mbarë botën, por edhe kanë bërë të mundur që programet e tij të ndiqen edhe në ato zona ku nuk arrihet mbulimin me sinjal direkt, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, si Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni.

Historiku[redakto | redakto tekstin burimor]

VIZION PLUS ka filluar transmetimet e para ne vitin 1999. Fillimisht me një transmetim ne nivel lokal, për te kaluar me pas me një shtrirje ne mbi 90 % te territorit te Shqipërisë.

Programe[redakto | redakto tekstin burimor]

Sezoni 2016-2017 ne Vizion Plus:

1. Edicionet Informative.  Vizion Plus ne programacionin e tij te larmishëm, prodhon edhe transmeton rregullisht 4 (kater) edicione lajmesh (përveç edicioneve flash ku ne mënyre përmbledhëse e ne hark kohor prej 120 sekondash evidentohen lajmet me kryesore ne forme te shkurtuar). Një studio moderne konform kërkesave bashkëkohore, spikera me eksperience ne këtë fushe, një mënyre moderne dhe interaktive e përcjelljes se lajmi, një ristrukturim i plote I edicioneve informative, është gjithçka do jene rijesite e sezonit te ri. Departamenti i Informacionit ne Vizion Plus përcjell dhe transmeton informacionet ne mënyrën me te pavarur dhe me objektive, duke vendosur gjithnjë ne qendër te tyre interesin e gjere publik. Edicionet e lajmeve ne Vizion Plus transmetohen ne oraret: 13:00, 15.00, 19.00 (Edicioni Qendror) dhe ne orën 23.00.

2. Dancing with the Stars Albania.  Një patente e BBC Worldwide. Një megashow qe sjell personazhet “VIP” ne një tjetër dimension me te cilin nuk jemi ndeshur ndonjëherë. Protagoniste te spektaklit do te jene personazhe te skenës, politikes, ekranit, shoqërisë civile etj. 12-te çifte konkurrente te përbëra nga një personazh Vip dhe një balerine profesionist, do te konkurrojnë për 12 jave ne disiplina te ndryshme te kërcimit modern.  Një show qe ka thyer rekordet e audiencës ne 47 vende te botes, përfshire këtu SHBA, Britaninë e Madhe, Brazil, Australi, Itali, Gjermani etj. Show qe pati impakt te jashtëzakonshëm edhe ne Shqipëri ku ne 3 edicionet e mëparshme ne Vizion Plus u shndërrua ne programin me te ndjekur televiziv te te enjteve mbrëma.

3. TuSiQueVales.  Një nder talente show-t me te ndjekur e me argëtues. Formati përmban një spektër të gjerë të talenteve te pa para ndonjëherë në një shfaqje televizive. Akrobat, këngëtare, komedian, imitues, instrumentiste, kërcimtare. Në thelb qe ka talent dhe pak ego për ta vendosur veten ne qendër të vëmendjes.

Çdo episod i Tu si que vales përfshin një seri performancash te cilat vlerësohen nga një treshe gjyqtaresh dhe një juri publike e cila ka si zedhenes te saj një figure te njohur publike, e cila nuk lejohet te votoje.

4. Al Pazar.  Moderuar nga Agron Llakaj.  SHOW i satirës dhe i humorit, i këngës dhe i kërcimit, show i nostalgjisë se takimit me personazhet emblematike te artit shqiptar te muzikës, teatrit dhe kinemasë, mjeshtrat e vërtete te humorit shqiptar. Al Pazar, unik ne stilin dhe llojin e vet, popullor dhe i dashur rikthehet serish me një ansambël humoristik me Behar Mera dhe Rudina Dembacaj, Altin Marku (Edi Rama) etj. do te jene çdo te shtune pjese e familjes shqiptare ne ekranin e tyre Vizion Plus

5. Apartamenti 2XL.  Nje prodhim i Tring dhe Vizion Plus. Me pjesëmarrjen e aktoreve: Erand Sojli, Julian Deda, Albano Bogdo, Eglein Laknori, Erblin Bajko, Cubi etj. Një super-show humori, bazuar tërësisht mbi improvizimet e momentit te aktoreve. I gjithë spektakli zhvillohet brenda një apartamenti te improvizuar ku banoret e tij presin e përcjellin miq te ftuar qe i përshtaten situatave te ndryshme qe do vihen ne skene. Një show suksesi te jashtëzakonshëm, jehona e te cilit është përcjelle edhe ne media sociale, ku aktualisht ne Facebook numërohen mbi 500.000 fansa, qe komentojnë dhe diskutojnë çdo dite mbi atë çka ndodh me personazhet e apartamentit me te famshëm ne Shqipëri.

6. Oktapod.  Një program qe vjen për sytë e audiencës çdo jave. Është një program qe ne 90 minuta te shtrirjes se tij, përcjell trajtim argumenti, përplasje por edhe pikëtakime te dukurive, pare nga kënde te ndryshme vështrimi. Programi bazohet ne talk show, por ndryshe nga “rrjedha e qete” dhe e shtrirjes se argumenteve ky program sjell disa lloje intervistash te parealizuara me pare ne realitetin shqiptar! Çdo i ftuar te përfshihet ne një situate te caktuar duke shoqëruar intervistën me skenografi dhe efekte audio për te marre maksimumin nga I ftuari.

7. By Pass Show.  Një format satirik dhe thumbues mbi dukuritë dhe fenomenet negative te realitetit shqiptare prezantuar përmes karizmes se holle te humoristit Agim Bajko. Një prodhim i dep. te informacionit i cili sjell çdo te diel ne mbrëmje realitetin shqiptar te pare nen një tjetër këndvështrim, duke përcjelle jo vetëm buzëqeshjen por edhe ndërgjegjësimin mbi gjithçka qe na rrethon ndaj te cilës duhet te reagojmë. Agim Bajko është vlerësuar me çmim nga Akademia e Vlerësimit Vjetor te Radios dhe Televizionit si Personazhi i Vitit.

8. Kapital.  Një talk show qe synon te mbërrije tek moshat e rritura dhe tek publiku i interesuar për te kuptuar e marre pjese ne vendimarrjen politike dhe publike.Autori dhe moderatori i emisionit me te ri ne Vizion Plus, Aleksandër Furxhi, vjen nga një përvoje e gjate prej rreth dy dekadash si gazetar dhe editor i seksionit shqiptar te BBC.

9. Next.  Një format i cili bazohet mbi informacionin, te rejat dhe gjithçka qe është tërheqëse për te rinjtë e sotëm. Ky program ka për qellim te argëtoj, informoj, edukoj shikuesit. Next është një risi ne televizionet shqiptare pasi do trajtohet ndryshe ne skenar, xhirim, prezantim dhe ne rubrikat qe përmban.

10. Mesdite.  Një format kushtuar familjes, me fokus te veçante tek amvisat, i cili synon qe përmes larmisë se temave dhe rubrikave qe trajton te sjelle një mesdite ndryshe duke ofruar te gjithë informacionin e duhur ne ekranin e Vizion Plus. Tema te aktualitetit, histori personale, rubrika gatimi, këshilla mjekësore, lojëra, gossip, showbiz e gjithçka tjetër qe ne mënyre direkte apo indirekte ndikojnë ne përditshmërinë tone.

11. 7 pa 5.  Një prodhim i Departamentit te Informacionit. Formati i cili do tu sjelle çdo mëngjes informacione te bollshme dhe utilitare për te nisur një dite sa me mbare. Moderuar nga Pranvera Borakaj dhe Nolian Lole. “7 pa 5” do te jete një reviste e temave soft e jo vetëm, duke orientuar vëmendjen e audiencës e duke synuar te nxisë tek ajo reagimet lidhur me ngjarje apo dukuri pjese e jetës sonë te përditshme.

12. UEFA Champions League. Tring dhe Vizion Plus për 3 sezone me radhe 2015/18 sjellinUEFA Champions League, një nga turnetë me prestigjioz ne bote dhe kompeticioni për klube me prestigjioz ne futbollin Evropian. Arena e vërtete e yjeve te futbollit, një spektakël I garantuar, çdo te marte dhe te mërkure ne Tring dhe Vizion Plus.

13. Tornado me para.  Një quiz show i cili organizohet ne bashkëpunim me Lotarinë Kombëtare. Ky program do te jete si një pjese integrale e Biletës Gervishtese “TORNADO me para”, produkti I cili gjendet tashme ne Treg. Çmimi i kategorisë se pare qe fitohet tek “Tornado me Para” është pikërisht pjesëmarrja me “TORNADO me para” ne këtë quiz show.

14. Dritare nga Rudina Xhunga.  Emision i aktualitetit politik & shoqëror, mbarëshqiptar. Dritare në Tiranë, Prishtinë, Shkup. Dritare në mundësinë dhe pritshmëritë e shqiptarëve për t’u bërë bashkë në një treg global, bashkëkohor. Personazhet më të njohur të politikës, biznesit, shoqërisë civile, medies, turizmit, sportit, artit dhe kulturës do të hapin një Dritare të re, në të ardhmen e përbashkët të shqiptarëve, kudo jetojnë dhe ndjekin Vizion Plus.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]