Albania
Albania është një toponim i huaj për Shqipërinë (shih: Albanët). Emërtimi, që sot nënkupton Shqipërinë, e ka prejardhjen nga një fis ilir, i cili sipas gjeografit Aleksandrin Ptolemeu rreth shekullit të 2-të pas Krishtit jetonte midis Durrësit dhe Matit. Sipas studimeve albanologjike rezulton se prej emrit "arbën", i cili rrjedh nga fjala alban-oi, me anë të prapashtesës “-esh”, është krijuar etnonimi "arbënesh" ("toskërisht: arbëresh").[1]
Rruga historike që ka përshkruar emri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas një kohe të gjatë të përdorimit të emërtimeve greke e romake, bizantini Mihael Attaliates në vitin 1072 për ilirët dhe fiset e tyre fillon "përmend fjalën 'Arbanon'". Ky emërtim duket se ka vazhduar edhe në shkrimet e tjera, si p.sh. të Anna Komnenit XIII 5, Georga Akropolitas. Në Mesjetë banorët e Krujës queshin "arbanun", kurse ipeshkvi i Krujës quhej epicopus Arbanensis. Duket se parashtesa më e vjetër e ngjashme e përdorur nga bizantinët në gjuhën latine ka qenë arb-. Këta popullin shqiptar nga vitet 1166 e quanin arbanense, kurse vendin e tyre Arbanum (1204, 1250). Me afirmimin e Anzhuinëve në Siçili dhe paraqitjes së interesit të tyre për shqiptarët, në 1271 ata për trojet e shqiptarëve përmendin fjalën Albania, kurse për popullin në trojet e tyre atërore albanenses. Nga këto dy fjalë rrjedhin dhe emërtimet e sotme në italisht albanese dhe në "greqisht 'arvanites'". Nga kjo e fundit rrjedh edhe fjala turke arnaut. Në serbishten e vjetër për trojet shqiptare përdorej fjala Rabana 1198 e për vendasit fjala rabanski, kurse më vonë aty rreth viteve 1330 përdorej fjala arbanasi.[2][3]
Arti shqiptar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arti bashkëkohor shqiptar ka filluar të vendoset dhe të bëhet i rëndësishëm me piktorin e famshëm Ibrahim Kodra, me rëndësi të njëjtë si Pablo Picasso, me të cilin ai ka ekspozuar në Milano. Sot Kodra konsiderohet gjerësisht si babai i artit bashkëkohor shqiptar, sidomos nga kritikët shqiptarë dhe italianë.
Studime albanologjike edhe etnologjike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Studimet më të thella në këtë drejtim i ka paraqitur gjuhëtari dhe albanologu i shquar shqiptar Prof. Dr. Eqrem Çabej në punimin e tij me titullin "Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes". Në këtë studim shkencor ai ka analizuar dhe parashtruar etnogjenezën e prejardhjes dhe historisë së emrit të trojeve shqiptare dhe banorëve të saj. Emri me të cilin të huajt quajnë shqiptarët (si p.sh.: albaner, albanais, albanese etj.) dikur përdorej edhe në truallin shqiptar. Banoret vendas në trevat shqiptare dikur janë vetëquajtur "arbër", "arbën" si dhe "dardanë". Shkrimi i parashtresës së emrit të vjetër te të huajt luhatet midis "alb-" dhe "arb-", kurse shqiptarët vetë kanë përdorur "arb-".
Me kalimin e kohërave emërtimi i banorëve të saj nuk u zëvendësua gradualisht me fjalën e sotme "shqiptarë". Rruga historike që kanë përshkruar këta emra duket të ketë qenë po ajo rrugë që kanë ndjekur zakonisht edhe emrat e popujve të tjerë. Të dy këta emra në fillim ishin emra fisesh, që me kohë u ngritën në rangun e emrit kombëtar.
Filologu gjerman G.Schramm mbështet tezën e prejardhjes së shqiptarëve prej fisit trakas të Bessëve, duke pasur parasysh edhe rëndësinë e fjalës Besa apo fjala e dhanun, si e vetmja lidhje që i ka mbajtë të bashkuar ndër shekuj.[4]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Prejardhja e emrit shqiptar". Arkivuar nga origjinali më 17 janar 2013. Marrë më 9 mars 2013.
- ↑ Stampa:Literatura
- ↑ Stampa:Literatura
- ↑ Anfänge des albanischen Christentums. Die frühe Bekehrung der Bessen und ihre langen Folgen (= Rombach Wissenschaften. Reihe Historiae. Bd. 4). Rombach, Freiburg (Breisgau) 1994, ISBN 3-7930-9083-3 (Digitalisat; 2., aktualisierte und erweiterte Auflage. ebenda 1999; in albanischer Sprache: Fillet e krishterimit shqiptar. Konvertimi i hershëm i besëve dhe pasojat e tij të gjata. Albanisches Institut, St. Gallen 2006, ISBN 3-9523077-2-6 (Übersetzt nach der Ausgabe 1999))