Shko te përmbajtja

Albanologjia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga Albanologu)

Albanologjia është një degë ndërdisiplinore e shkencave humane që ka për synim studimin e gjuhës, zakoneve, letërsisë, artit, kulturës dhe historisë së shqiptarëve. Për studimin e këtyre fushave përdoren metodologjitë shkencore të letërsisë, gjuhësisë, arkeologjisë, historisë dhe kulturës. Megjithatë, gjuha shqipe është pika kyçe e kërkimit të këtyre studimeve.

Pas letrës së Lajbnicit me perceptimin e tij mbi gjuhën shqipe dhe prejardhjen kelte të ilirëve,[1] pas tij Johann Erich Thunmann, i cili mbështeste teorinë e autoktonisë së shqiptarëve, përpiloi një histori mbi gjuhën shqipe dhe vllehe[2] si dhe paraqiti teorinë e prejardhjes ilire.[3][4] Diplomatët austro-hungarezë në viset shqiptare në Perandorinë Osmane ishin edhe studjuesit Johann Georg von Hahn dhe Theodor A. Ippen.[5] Hahn do të emërtohej ati i studimeve albanologjike,[2] dhe mbronte teorinë pellazgjike të prejardhjes shqiptare.[1] Filologu Franz Bopp më 1854 qe i pari i cili përmes etimologjive i njohu origjinën indo-evropiane gjuhës shqipe.[6]

Më tej mbledhjet në folklorin arvanitas nga mjeku Karl Reinhold, Holger Pedersen që botoi folklorin e mbledhur ndër shqiptarët e Korfuzit,[7] dhe në bazë të studimeve të mëtejshme të Gustav Meyer i cili çoi më tej detajet përkuese të shqipes me familjen e gjuhëve indoevropiane.[8]

Në shekullin XX kjo fushë studimesh u thellua nga austro-hungarezët Baron Nopça, Milan Shuflaj,[9] Konstantin Jireçek, Lajos Thallóczy[5] dhe Carl Patsch. Punë e cila u çua më tej nga Baronesha Godin,[10] Margaret Hasluck,[11][12] Papas Petrota, jezuitët Kordinjano e Valentini dhe filologu gjerman Hans Krahe.

Në trojet shqiptare ekzistojnë institucione të veçanta, që merren me studime albanologjike. Në Tiranë ato kryhen nga disa institute kërkimore -shkencore: Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Instituti i Historisë, Instituti i Kulturës Popullore, Qëndra e Kërkimeve Arkeologjike dhe Qendra e Studimit të Arteve.

Një rol të rëndësishëm për dekada ka luajtur dhe luan Universiteti i Tiranës

Në Prishtinë Instituti Albanologjik i Prishtinës është qendra e studimeve albanologjike. Kontributet e tyre albanologët nga Kosova, i publikojnë në revistën "Gjurmime albanologjike", që ka tri seri: serinë e shkencave historike, serinë e shkencave filologjike dhe serinë e folklorit dhe etnologjisë. Në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë ekziston një rreth i gjerë bashkëpunëtorësh shkencorë: studiues të historisë, gjuhës, letërsisë, etnologjisë dhe të tjerë, të cilët realizojnë projekte të rëndësishme studiuese nga këta lëmenj.

Maqedoni perfaqesohet nga disa institucione e të cilat janë ende ne fillimet e tyre.

Mbetet ende i pa skeduar roli i qendrave jo shqiptare albanologjike në botë.[13][14]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. 1 2 D'Istria, Dora (2006). "The Albanian nationality on the basis of popular songs". Discourses of Collective Identity in Central and Southeast Europe 1770–1945 (në anglisht). Central European University Press. 2: 171.
  2. 1 2 Elsie, Robert (2010). Historical Dictionary of Albania (në anglisht). Scarecrow Press. fq. 159–160. ISBN 978-0-8108-7380-3.
  3. Schwandner-Sievers, Stephanie; Fischer, Bernd Jürgen: (2002) Albanian Identities: Myth and History, Indiana University Press, fq. 75. ISBN 0-253-34189-2
  4. Stipčević, Aleksandar: (1977) The Illyrians: history and culture, Noyes Press, fq. 73 ISBN 978-0-8155-5052-5
  5. 1 2 Kressing, Frank; Kaser, Karl (2002). Albania: a country in transition: aspects of changing identities in a South-East European country (në anglisht). Nomos. fq. 30. ISBN 9783789076701.
  6. Hamp, Eric. "Albanian language". britannica.com (në anglisht). Enciklopedia Britannica. Marrë më 3 tetor 2019.
  7. Pipa, Arshi (2013) [1978]. Trilogia Albanica I: Albanian folk verse: Structure and genre [Trilogjia Albanika I: Vargu folklorik shqip: ndërtimi dhe gjinitë] (në anglisht). Tiranë: Princi. fq. 12. ISBN 9789928409065.
  8. Philip Baldi (1983). An Introduction to the Indo-European Languages (në anglisht). SIU Press. fq. 87–88. ISBN 978-0-8093-1091-3.
  9. Malltezi, Luan (1990). "Who was Milan Sufflay". New Albania (në anglisht). 6: 21.
  10. Messing, Gordon M. (1950). "An Historical Albanian-English Dictionary by Stuart E. Mann". Languages (në anglisht). 26 (3): 422.
  11. Fischer, Bernd (2006). "Is it true that Albanians collaborated with Nazi Germany". përmbledhur nga Di Lellio, Anna (red.). The Case for Kosova: Passage to Independence (në anglisht). Vëll. 1. Anthem Press. fq. 72. ISBN 9781843312451.
  12. Elsie, Robert (2004). "The Rediscovery of Folk Literature in Albania". History of the Literary Cultures of East-Central Europe: Junctures and Disjunctures in the 19th and 20th Centuries (në anglisht). Vëll. 3. John Benjamins Publishing. fq. 338. ISBN 9789027234551.
  13. Albanische Sprache, Literatur und Volkskunde (7.43)
  14. Spiro J. Shetuni (2011). Albanian Traditional Music: An Introduction, with Sheet Music and Lyrics for 48 Songs (në anglisht). McFarland. fq. 17. ISBN 978-0-7864-8630-4.