Robert Elsie

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Robert Elsie
Fotoporteti
Emri Robert
Mbiemri Elsie
Lindur më 29 qershor 1950
Lindur në Vancouver
Vdiq më 2 tetor 2017
Vdiq në Bonn
Shtetësia kanadeze
Profesioni albanolog

Robert Elsie ishte albanolog, shkrimtar dhe përkthyes.

Jeta[redakto | redakto tekstin burimor]

Lindi më 29 qershor 1950Vankuvër (Vancouver), Kanadaja. Ndoqi Universitetin e Kolumbisë Britanike (University of British Columbia), ku mbaroi studimet e filologjisë klasike dhe të gjuhësisë më 1972. Po në atë vit, erdhi në Evropë me një bursë studimesh. Vazhdoi studimet e larta në Universitetin e Lirë të Berlinit Perëndimor (Freie Universität Berlin), në Shkollën Praktike të Studimeve të Larta (École Pratique des Hautes Études) në Paris, në Institutin e Dublinit për Studime të Larta (Dublin Institute for Advanced Studies) në Irlandë, dhe në Universitetin e Bonit (Universität Bonn), ku mbrojti doktoraturën më 1978. Që nga 1978 pati mundësi të vizitojë Shqipërinë disa herë në kuadrin e 'takimeve shkencore' midis Institutit të Gjuhësisë së Universitetit të Bonit dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Gjithashtu mori pjesë disa vite me radhë në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Kosovë. Pas studimeve universitare ai punoi për Ministrinë e Punëve të Jashtme gjermane në Bon dhe nga 2002 deri 2013 për Tribunalin e Hagës. Është anëtar i Shoqatës së Evropës Juglindore (Südosteuropa-Gesellschaft), anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. U nda nga jeta më 2 tetor 2017, duke lënë amanet që të prehej në Shqipëri.[1]

Qëndron prapa faqeve të internetit:

Librat[redakto | redakto tekstin burimor]

Këtu ju shihni titujt e librave që janë shkruar, përkthyer apo pregaditur nga Robert Elsie. Në faqen e shkrimtarit mund të lexoni më shumë për këto libra. Adresa e faqes është në fund.

  • "Dialect relationships in Goidelic, A study in Celtic dialectology" 1986
  • "Dictionary of Albanian Literature" 1986
  • "Migjeni, Freie Verse" 1987
  • "Einem Adler gleich, Anthologie albanischer Lyrik vom 16. Jahrhundert bis zur Gegenwart" 1988
  • "The Pied Poets, Contemporary verse of the Transylvanian and Danube Germans of Romania." 1990
  • "An Anthology of Sorbian Poetry" 1990
  • "Migjeni. Free verse" 1991
  • "Anthology of modern Albanian poetry An Elusive eagle soars" 1993
  • "Albanian folktales and legends" 1994
  • "History of Albanian literature" 1995
  • "Një fund dhe një fillim" 1995
  • "Studies in modern Albanian literature and culture" 1996
  • "Histori e letërsisë shqiptare" 1997
  • "Kosovo. In the heart of the powder keg" 1997
  • "Konstantinos Kavafis" 1997
  • "Konstantinos Kavafis" 1999
  • "Evliya Çelebi in Albania and adjacent regions (Kosovo, Montenegro, Ohrid)" 2000
  • "A dictionary of Albanian religion, mythology and folk culture" 2001
  • "Flora Brovina. Call me by my name" 2001
  • "Histori e letërsisë shqiptare botimi dytë" 2001
  • "Albanian folktales and legends" 2001
  • "Migjeni (Millosh Gjergj Nikolla). Free Verse" 2001
  • "Der Kanun" 2001
  • "Jean-Claude Faveyrial. Histoire de l'Albanie" 2001
  • "Reisen in den Balkan" 2001
  • "Handbuch zur albanischen Volkskultur" 2002
  • "Gathering clouds: the roots of ethnic cleansing in Kosovo and Macedonia" 2002
  • "Gjergj Fishta. The Highland Lute: the Albanian national epic" 2003
  • "Berit Backer. Behind stone walls" 2003
  • "Eqrem Basha. Neither a wound nor a song" 2003
  • "Early Albania" 2003
  • "Historical Dictionary of Albania" 2004
  • "Songs of the Frontier Warriors: Këngë Kreshnikësh" 2004
  • "Tales from old Shkodra" 2004
  • "Zhan Klod Faveirial. Historia (më e vjetër) e Shqipërisë" 2004
  • "Historical Dictionary of Kosova" 2004
  • "Visar Zhiti. The condemned apple" 2005
  • "Albanian literature: a short history" 2005
  • "Gjergj Fishta. The Highland Lute (Lahuta e Malcís)" 2005
  • "Leksiku i kulturës popullore shqiptare" 2005
  • "Balkan Beauty, Balkan Blood: Modern Albanian Short Stories" 2006
  • "Letërsia shqipe: një histori e shkurtër" 2006
  • "Bajazid Elmaz Doda: Albanisches Bauernleben im oberen Rekatal bei Dibra (Mazedonien)" 2006
  • "Fatos Kongoli: The Loser" 2007
  • "Writing in Light: Early Photography of Albania and the Southern Balkans / Dritëshkronja: fotografia e hershme nga Shqipëria dhe Ballkani" 2007
  • "Udhëtime nëpër Ballkan: Kujtime nga jeta e Franc Baron Nopca" 2007
  • "Azem Shkreli: Blood of the Quill. Selected Poetry" 2008
  • "Edward Lear in Albania: Journals of a Landscape Painter in the Balkans" 2008
  • "Evlija Celebiu në Shqipëri dhe në viset fqinje" 2008
  • "Azem Shkreli: Blood of the Quill. Selected Poetry" 2008
  • "Edward Lear në Shqipëri: ditar udhëtimesh, 1848-1849" 2008
  • "Ornela Vorpsi: The Country Where No One Ever Dies" 2009
  • "Albania and Kosova in Colour, 1913 / Shqipëria dhe Kosova në ngjyra, 1913" 2010
  • "Historical Dictionary of Albania" 2010
  • "Historical Dictionary of Kosovo" 2011
  • "Fjalor historik i Kosovës" 2011
  • "Fjalori historik i Shqipërisë" 2011
  • "Leo Freundlich: Die Albanische Korrespondenz - Agenturmeldungen aus Krisenzeiten" 2012
  • "Biographical Dictionary of Albanian History" 2013
  • "The Cham Albanians of Greece: a Documentary History" 2013
  • "The Balkan Wars: British Consular Reports from Macedonia in the Final Years of the Ottoman Empire" 2013

Përmbledhje për veprat e tij shkencore[redakto | redakto tekstin burimor]

Në fushën e albanologjisë, Robert Elsie i është kushtuar fillimisht letërsisë shqiptare. Ndër botime të hershme të tij janë: Dictionary of Albanian Literature (Fjalor i letërsisë shqiptare), Uestport (Ëestport), Konektikat 1986, dhe History of Albanian Literature (Histori e letërsisë shqiptare), Boulder, Colorado 1995, në dy vëllime. Kjo vepër e fundit doli në shqip me titullin Histori e letërsisë shqiptare, Pejë 1997, dhe polonisht me titullin Zarys historii literatury albanskiej (Pasqyra e historisë së letërsisë shqiptare), Torunj 2004. Ai ka botuar gjithashtu përkthime letrare në anglisht dhe gjermanisht, siç janë për shembull në vëllimin e UNESCO-s An Elusive Eagle Soars: Anthology of Modern Albanian Poetry (Një shqiponje e arratisur fluturon: antologji e poezisë bashkëkohore shqiptare), Londër 1993; Albanian Folktales and Legends (Përralla dhe legjenda shqiptare), Tiranë 1994; veprat poetike të poetit Migjeni (1911-1938) përkthyer në anglisht në vëllimin Free Verse (Vargjet e lira), Tiranë 1991, dhe në gjermanisht në vëllimin Freie Verse (Vargjet e lira), Idshtajn (Idstein) 1987; një antologji gjermanisht e poezisë shqiptare në Einem Adler gleich: Anthologie albanischer Lyrik vom 16. Jahrhundert bis zur Gegenëart (Si një shqiponjë: antologji e poezisë shqiptare nga shek. 16 deri me sot), Hildës’hajm (Hildesheim) 1988; dhe veprat e poetëve kosovarë Ali Podrimja (l. 1942) në Ëho Ëill Slay the Ëolf: Selected Poetry (Kush do të vrasë ujkun: poezi të zgjedhur), Nju Jork 2000; Flora Brovina (l. 1949) në vëllimin Call Me by My Name: Poetry from Kosova (Verma emrin tim: poezi nga Kosova), Nju Jork 2001; dhe Eqrem Basha (l. 1948)në vëllimin Neither a Ëound nor a Song: Poetry from Kosova (S’është plagë s’është as këngë: poezi nga Kosova), Nju Jork 2003. Këto përkthime janë bërë në bashkëpunim me shkrimtaren kanadeze, Janice Mathie-Heck (Kalgari).

Kritika e tij e letërsisë shqiptare u mblodh dhe u botua në vëllimin Studies in Modern Albanian Literature and Culture (Studime për letërsinë dhe kulturën bashkëkohore shqiptare), Boulder, Colorado 1996, i cili doli në shqip me titullin Një fund dhe një fillim, Tiranë & Prishtinë 1995.

Duke marrë parasysh gjendjen jashtëzakonisht të rëndë në Kosovë, gjendje kryesisht të panjohur në botën e jashtme, ai përpiloi antologjinë e parë të madhe me shkrime për temën e Kosovës në vëllimin 600-faqesh Kosovo: In the Heart of the Poëder Keg (Kosovë: në qendrën e fuçisë së barutit), Boulder, Colorado 1997.

Pas kësaj botoi edhe një përmbledhje tekstesh historike për Kosovën me titullin Gathering Clouds: The Roots of Ethnic Cleansing in Kosovo and Macedonia, Early Tëentieth-Century Documents (Stuhi në horizont: Rrënjët e spastrimit etnik në Kosovë dhe Maqedoni, dokumente të fillimit të shekullit të njëzetë), Pejë 2002.

Në vitet e mëpasshme, Robert Elsie u përqendrua më shumë në fushat e tjera të albanologjisë, si kultura popullore dhe historia. Një ndihmesë e madhe për antropologjinë shqiptare ishte libri i tij Dictionary of Albanian Religion, Mythology and Folk Culture (Fjalor i fejës, mitologjisë dhe kulturës popullore shqiptare), Londër 2001, i cili doli në gjermanisht në vëllimin Handbuch zur albanischen Volkskultur (Doracak i kulturës popullore shqiptare), Visbadën (Ëiesbaden) 2002, dhe në shqip në vëllimin Leksiku i kulturës popullore shqiptare, Tiranë 2005.

Ai botoi gjithashtu Kanunin në gjermanisht, Der Kanun: das albanische Geëohnheitsrecht nach dem sogenannten Kanun des Lekë Dukagjini (Kanuni: E drejta zakonore shqiptare sipas të ashtuquajturit Kanuni i Lekë Dukagjinit), Pejë 2001; dhe në bashkëpunim me Antonia Young (Bradford) dhe Ann Christine Eek (Oslo) botoi studimin antropologjik të fshatit kosovar nga antropologia norvegjeze Berit Backer (1947-1993), Behind Stone Ëalls: Changing Household Organization among the Albanians of Kosova (Prapa mureve të gurta: ndryshime në organizimin familjar ndër shqiptarët e Kosovës), Pejë 2003.

Pas kësaj ai botoi dorëshkrimin e hershëm në gjermanisht të shqiptarit Bajazid Elmaz Doda (rreth 1888-1933), Albanisches Bauernleben im oberen Rekatal bei Dibra, Makedonien (Jeta fshatare shqiptare në Rekën e Epërme pranë Dibrës së Maqedonisë), Vjenë 2007.

Në fushën e historisë, me të cilën është marrë më shumë gjatë dhjetëvjeçarit të parë të shekullit të njëzetë, Elsie ka botuar – në bashkëpunim me Robert Dankoff (Universiteti i Çikagos) – dhe ka përkthyer nga osmanishtja pjesët e veprës Sejahatname të udhëtarit osman Evlija Çelebi (1611-1683) që flasin për trevat shqiptare: Evliya Çelebi in Albania and Adjacent Regions (Evlija Çelebi në Shqipëri dhe në viset fqinje), Lajdën (Leiden) 2000, libër që doli edhe në shqip në vëllimin Evlija Çelebiu në Shqipëri dhe në viset fqinje, Tiranë 2008.

Përveç kësaj, ai zbuloi dhe botoi dorëshkrimin e historisë së parë të Shqipërisë, të shkruar prej priftit llazarist francez, Jean-Claude Faveyrial (1817-1893), Histoire de l’Albanie (Histori e Shqipërisë), Pejë 2001, që doli në shqip në vëllimin Historia – më e vjetër – e Shqipërisë, Tiranë 2004.

Elsie zbuloi dhe botoi gjithashtu dorëshkrimin në gjermanisht të albanologut hungarez, baronit Franc Nopça (Franz Nopcsa, 1877-1933) në Reisen in den Balkan (Udhëtime në Ballkan), Pejë 2001, që doli shqip në vëllimin Udhëtime nëpër Ballkan, Tiranë 2007.

Në bashkëpunim me Bejtullah Destanin (Londër), ai botoi ditarin e poetit dhe piktorit të njohur anglez, Edëard Lear (1812-1888), në vëllimin Edëard Lear in Albania: Journals of a Landscape Painter in the Balkans (Edëard Lear në Shqipëri, ditari i një piktori pejsazhesh), Londër 2008, që doli shqip në vëllimin Edëard Lear në Shqipëri: ditar udhëtimesh, 1848-1849, Tiranë 2008.

Gjithashtu u botua një përmbledhje tekstesh të hershme historike për Shqipërinë, përkthyer nga gjuhë të ndryshme, Early Albania: A Reader of Historical Texts, 11th-17th Centuries (Shqipëria e hershme: antologji e teksteve historike, shek. 11-17), Visbadën (Wiesbaden) 2003.

Mirënjohjet[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Medalja e mirënjohjes (Shqipëri, 15 maj 2013) - dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani.Robert Elsie mori nderin për kontributin e tij si studiues për mbi 35 vjet duke u fokusuar dhe promovuar ndërkombëtarisht "kulturën, gjuhën, letërsinë dhe historinë e shqiptarëve" së bashku me "imazhin pozitiv të Shqipërisë në botë".[2]Duke ofruar mirënjohjen e tij, Presidenti Nishani i referohej Elsie si "një shqiptar i mirë".[2]

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]