Instituti Albanologjik i Prishtinës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Instituti Albanologjik i Prishtinës është institucion i pavarur publik kërkimor-shkencor që merret me studimin e kulturës shpirtërore e materiale të shqiptarëve. Veprimtarinë e vet e zhvillon në bazë të Ligjit per Institutin Albanologjik dhe Ligjit për Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore të Kosovës. Instituti u themelua më 1 qershor 1953. Drejtori i parë ishte Elhami Nimani. Si institucion me rëndësi të veqantë shkencore dhe kombëtare veproi deri më 25 dhjetor të vitit 1955. Me 25 dhjetor të vitit 1955 nga organet shtetërore u soll vendimi për mbyllje. Për 12 vite nuk funksionoi dhe në vitin 1967 është rihapur,atëherë kur hapet edhe Enti i Historisë. Drejtor i parëi Institutit të ri-themeluar ishte Dr.Fehmi Agani. Në Institucionet shkencore të Kosovës qdo punëtopr shkencor kishte tutor i cili kishte për detyrë që mendimet e lira shkencore të shprehura m egojë ose me shkrim,të cilat nuk ishin në përputhje me "politikën e bashkim-vëllazërimit dhe të bashkëjetesës" të gjykohen apo edhe të largohen nga puna. Kështu ishte vepruar me punëtor♪7t e oarë shkencorë të Institutit Albanologjik me Por.Selman Rizën,me Porf.Mehdi Bardhin dhe Ali Rexhën,kështu ishte vepruar edhe me punëtorin e ri shkencor në vitin 1973,Zymer Nezirin. Të njejtin fat,më vonëe përjetuan edhe historianët e mirëfilltë Dr.Muhamet Tërnava dhe Dr.Muhamet Pirrau,të cilët ishin dënuar me heqje lirie për shumë vite,pastaj me Mr.Emin Kabashin,në atë kohë ishte i izoluar.

Me rastin e futjes së masave të dhunshme në institucionet e tjera shoqërore dhe sidomos në arsim,kur u përjashtuan nxënësit,studentët dhe arsimtarët nga objektet e tyre shkollore në lokalet e Institutit Albanologjik u mbajtën shumë mbledhje e tubime me rëndësi kombëtare.

Prej vitit 1994 punëtorët e Institutit Albanologjik,gjithsej 52 sish,u sistemuan në shtëpi private,në lokalet e Lidhjes Demokratike të Kosovës,në rrugën "Dubrovniku". Këtu qëndruan deri në vitin 1998,lur kthehen në lokalet e veta,në Institutin Albanologjik.

Historiku[redakto | përpunoni burim]

Në fillim Instituti i kishte katër punonjës shkencorë (Ilhami Nimani, Selman Riza, Mehdi Bardhi dhe Ali Rexha), dhe një numër bashkëpunëtorësh të jashtëm.

Me vendim të organeve shtetërore jugosllave, Instituti u mbyll më 25 dhjetor 1955. Shërbimi sekret shtetëror i sekuestroi dorëshkrimet dhe punëtorët shkencorë i transferoi e dëboi. Më 28 shkurt 1967, u rithemelua Instituti Albanologjik i Prishtinës me vetëm pesë punonjës shkencorë dhe u vendos në një ndërtesë të vjetër të ish-kazermave ushtarake.

Në vitin 1977 Instituti Albanologjik u vendos në ndërtesën e re moderne të ndërtuar enkas për këtë institucion.

Struktura institucionale dhe organizimi i punës[redakto | përpunoni burim]

Instituti Albanologjik ka brezin e punonjësve shkencorë me statusin e këshilltarit shkencor, dhe janë këta punëtorët më të vjetër të Institutit, vijnë pastaj brezi i mesëm i studiuesve të cilët thirren bashkëpunëtorë të lartë dhe bashkëpunëtorë shkencorë dhe brezi i ri - hulumtuesit. Gjithsejt Instituti ka 40 punëtorë shkencorë dhe 16 punëtorë administrativë - teknikë.

Me qëllim të studimit më të specializuar të kulturës shpirtërore dhe materiale të popullit shqiptar, si dhe të mbulimit të disiplinave përkatëse të albanologjisë, puna kërkimore – shkencore në Institut është e organizuar në degë dhe sektorë.

Dega e Gjuhësisë me sektoret e
Dialektologjisë
Leksikografisë
Kulturës së Gjuhës
Onomastikës
Dega e Letërsisë
Dega e Folklorit me sektoret e
Letërsisë Popullore
Etnomuzikologjisë
Dega e Historisë me sektoret e
Historisë
Arkeologjisë, dhe
Dega e Etnologjisë

Botime[redakto | përpunoni burim]

Shiko edhe këtë[redakto | përpunoni burim]

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]