Jump to content

Leksikografia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Leksikografiagreq.: lexikon = fjalor + graphein = shkruaj) merret me krijimin e fjalorëve gjuhësorë. Krijimi i një fjalori është një proces mjaft i ndërlikuar dhe kompleks.

Rreth leksikografisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Leksikografia është nga degët më të hershme e gjuhësisë sonë, e cila ka filluar historikun e saj me Fjalorin latinisht-shqipFrang Bardhit në vitin 1635. Po për arsyet historike, hapi i parë për të hartuar një fjalor të gjuhës shqipe u bë vetëm në gjysmën e dytë të shekullit XIX, në kohën e Rilindjes Kombëtare, nga gjuhëtari dhe atdhetari i shquar Konstandin Kristoforidhi.