Jump to content

Arkeologjia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Arkeologjia (nga greq. αρχαίος, arheos = i lashtë dhe λόγος, logos = fjalë, ose mësim) është shkenca që studion qytetërimet dhe kulturat njerëzore të së kaluarës, dhe lidhjet e tyre me mjedisin rrethues, nëpërmjet mbledhjes, dokumentimit dhe shqyrtimit të gjurmëve lëndore që kanë mbetur (arkitekturës, dorë-punimeve, mbetjeve biologjike dhe njerëzore).

Arkeologjia ndahet zakonisht në: arkeologjia e tokës dhe arkeologjia e nënujit (arkeologjia nënujore) të cilat kanë të përbashkët metodologjinë e kërkimit dhe studimit pavarësisht nga ambienti ku ato zhvillohen, në degë sipas periudhës ose kulturës së objektit të studiuar (p. sh. arkeologjia klasike,arkeologjia industriale, dhe paleontologjia) ose sipas veçantive teknike të studimit (arkeologjia eksperimentale), ose sipas cilësive problematike (arkeologjia urbane) ose edhe mbi bazën e llojit të lëndës së hulumtuar (p. sh. numizmatika ose epigrafia).

Për analizimin arkeologjik përdoren disa metoda ndër të cilat janë të njohura arkeobotanika, dendrokronologjia, arkeometalurgjia,[1] etj.

  • Arkeobotanika merret me analizimin e pranisë së njerëzve në një hapësirë duke hulumtuar mënyrën e sigurimit dhe përdorimit të ushqimit. Për të hulumtuar këtë përdoren gjëra të karbonizuara apo lloje tjera të konservimit. Kjo metodë hynë në programin standard të arkeologjisë.
  • Dendrokronologjia kjo metodë përdor rrathët në trungun e pemëve. Varësisht nga numri i rrathëve dhe vetitë e pemës arrihen përfundime arkeologjike mbi studimin e bërë. Zakonisht kjo metodë shërben për të hulumtuar vegjetacionin në një hapësirë.
  • Arkeometalurgjia si objekt studimi ka materialet e ndryshme të përpunuara nga dora e njeriut. Me bazë të dhënave për gjendjen e objekteve të ndryshme me teknika arkeologjike vjen deri tek pörfundime të ndryshme mbi rrethanat shoqërore dhe zhvillimin teknologjik apo ekonomik të asaj hapësire.

Degët e Arkeologjisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjithandej ku njerëzit kanë jetuar, ku ata kanë përgatitur ushqimin e tyre ose ku e kanë ruajtur atë, gjenden edhe sot gjurmët në formë të mbeturinave bimore. Ato mund të ruhen për një kohë shumë të gjatë me aneë të karbonizimit, thatësisë ose përmes deponimeve të njoma nën vende pa ajër. Megjithatë mbeturinat bimore janë aq të vogla sa që edhe gjatë gjurmimit konvencional arkeologjik mund të mos vihen re. Sidoqoftë kërkimet arkeobotanike i takojnë gjurmimit standard arkeologjik.

Dendrokronologjia

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dendrokronologjia është një metodë që shfrytëzohet për të zbuluar moshën e një peme duke numëruar rrathët që krijohen në një pemë me kalimin e kohës. Vija e një peme të vetme për shembull mbulon një periudhe kohore 50 vjeçare. Kjo kohë mund të zgjerohet dhe duke kërkuar sekuencat e rrathëve të pemëve të tjera, vijat e mostrave të vjetra herë pas herë vendosen në vazhdimësi të saktë kohore. Po qe se tregohet për një rajon të caktuar kjo dendrokronologji e vijave, p. sh. në Skandinavi, çdo mostër e drurit mund të krahasohet dhe pastaj mund të vendoset një kohë të caktuar.

Paraardhësit tanë kanë përpunuar metalin në mënyra të ndryshme. Ata e kanë prerë, derdhur, skuqur dhe kanë përdorur edhe shumë metoda të tjera. Kalitja dhe skuqja për shembull lëne gjurmë në bërthamë të metalit të cilat mund të vërehen me mikroskop. Po qe se i krahasojmë këto gjurmë të mostrave të gjetura nga vende shumë të largëta mes veti, mund të mirret se këto pjesë vijnë nga rrethi i njëjtë teknologjik ose ndoshta edhe prej të njëjtit farkëtar. Po ashtu mund të përcaktohet me anë të përpunimit cilësor ose të mënyrës së përpunimit. Thënë shkurt : Arkeometalurgjia na mëson shumë rreth artit të përpunimit të metaleve të kulturave të hershme. Ky artizanat ishte atëherë një teknologji e lartë dhe e cila deri sot ka mbetur.

Numizmatika

Meret me studimin e monedhave. Llojet e monedhave si p.sh (prej bakri,bronxi,arri,hekuri...etj)

Rreth arkeologjisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arkeologjia (nga greq. αρχαίος, arheos = i lashtë dhe λόγος, logos = fjalë, ose mësim) është shkenca që studion qytetërimet dhe kulturat njerëzore të së kaluarës, dhe lidhjet e tyre me mjedisin rrethues, nëpërmjet mbledhjes, dokumentimit dhe shqyrtimit të gjurmëve lëndore që kanë mbetur (arkitekturës, dorë-punimeve, mbetjeve biologjike dhe njerëzore).[nevojitet citimi]

Arkeologjia ndahet zakonisht në: arkeologjia e tokës dhe arkeologjia e nënujit (arkeologjia nënujore) të cilat kanë të përbashkët metodologjinë e kërkimit dhe studimit pavarësisht nga ambienti ku ato zhvillohen, në degë sipas periudhës ose kulturës së objektit të studiuar (p. sh. arkeologjia klasike,arkeologjia industriale, dhe paleontologjia) ose sipas veçantive teknike të studimit (arkeologjia eksperimentale), ose sipas cilësive problematike (arkeologjia urbane) ose edhe mbi bazën e llojit të lëndës së hulumtuar (p. sh. numizmatika ose epigrafia).[nevojitet citimi]

Burim i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Rruzull.net