Inxhinieria elektrike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Inxhinieria Elektrike shpesh e quajtur Inxhinieria Elektrike dhe Elektronike, është një fushë e inxhinierisë që në përgjithësi merret me studimin dhe aplikimin e elektricitetit, elektronikës dhe elektromagnetizmit. Është një fushe shumë e gjerë që përfshin projektimin dhe studimin e sistemeve të ndryshme elektrike dhe elektronike, siç janë qarku elektrik|gjeneratorët elektrik, motorët elektrik, transformatorët, pajisjet magnetike dhe materialet, pajisjet elektromagnetike dhe elektromekanike, pajisjet elektronike, qarqet elektronike, sistemet elektrike të fuqisë, materialet elektronike, fibrat optike, sistemet kompjuterike, radion, televizionin, telefoninë, telekomunikimin, teknologjinë pa tela, sistemet mikrovale, telefoninë e lëvizshme, radarët, komunikimin e të dhënave, rrjetet kompjuterike, nanoteknologjinë, sistemet fotonike, sistemet mikroelektromekanike etj.