Jump to content

Oshiloskopi

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ilustrimi tregon brendësinë e një tubi rreze-katodik për përdorim në një oshiloskop. Numrat në figurë tregojnë: 1. Devijimi i elektrodës së tensionit; 2. Arma elektronike; 3. Rrezja elektronike; 4. Spiralja fokusuese; 5. Sipërfaqja e ekranit e mbuluar me fosfor.
Një model Tektronix 475A oshiloskop digjital, instrument tipik i viteve të 1970-ta.
Një oshiloskop që tregon shkarkimin e një kondensatori.

Oshiloskopi është paisje elektroteknike që shërben për shëndrimin e impulseve elktronike në fotosignale.Më herët është qujtur oshilograf,[1][2] dhe është njohur si fushë, CRO (për oshiloskopët rreze-katodike), ose DSO (për oshiloskopët modern digjital).

Oshiloskopët përdoren për të vëzhguar ndryshimin e sinjaleve elektrike me kohë. Format valore të vëzhguara mund të analizohet për nga amplituda, frekuenca, koha e rritjes, intervali kohor dhe të tjera. Instrumentet moderne digjitale mund t’i llogarisin dhe t’i shfaqin këto veti direkt.[3]

Osiloskopi përdoret në shkencë, në mjekësi, në inxhinieri dhe në industrinë e telekomunikacionece. Më së shumti përdoret në punë laboratorike dhe si pajisje elektronike.

Basic Oscilloscope Front Panel Image.
Basic oscilloscope

Oshiloskopi bazik, i treguar në ilustrim, është i ndarë nga katër seksione: ekrani, kontrollat vertikale, kontrollat horizontale dhe kontrollat e vogla. Ekrani zakonisht është CRT ose LCD i cili është i nxjerrë jashtë me vijat burimore horizontale dhe vertikale të referuara si në gjeografi. Përveç shfaqjes, seksionet e ekranit janë të pasjisura me tri kontrolla bazike: një çelës fokus, një çelës i intensitetit dhe një buton rreze-gjets.

Seksion vertikal kontrollon amplitudën e sinjaleve të shfaqura. Ky seksion mban çelësin selektues Volt për Division (Volts/Div), një ndërprerës selektor AC/DC/Ground dhe një hyrje vertikale për instrumentin. Përveç kësaj, ky seksion është i pajisur me çelësin vertikal për pozicionin e rrezes.

Seksioni horizontal kontrollon kohën bazike ose “spastrimin” e instrumentit. Kontrolla primare është ndërprerësi selektor Sekonda për Division (Sec/Div). Po ashtu e përfshirë është edhe hyrja për thurjen e sinjaleve të boshteve X-Y. Çelësi horizontal i pozicionit të rrezës është i vendosur përgjithësisht në këtë seksion.

Seksioni i kontrollave të vogla kontrollon ngjarjen fillestare të pastrimit. Këto mund të jenë të vendosura për të restartuar automatikisht pas çdo pastrimi ose mund të konfigurohen që tu përgjigjen ngjarjeve të brendshme ose të jashtme. Kontrolla principe e këtij seksioni është ndërprerësi selektor i burimit dhe i bashkimit. Hyrja e jashtme (EXT input) dhe niveli i rregullimit janë po ashtu të përfshirë.

Përveç instrumentit bazik, shumica e oshiloskopave janë të furnizuar edhe me një kontrollë. Kjo kontrollë i lidh me çfarëdo hyrje të instrumentit dhe tipikisht ka një rezistor 10-hyrës të impedancës hyrëse të oshiloskopit.

Tipet dhe modelet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ekzistojnë disa lloje të oshiloskopëve:

  • Oshiloskopi rreze-katodik (CRO) – oshiloskopi më i hershëm dhe më i thjeshtë që tani quhet shkallë “analogem” për t’i dalluar nga shkallët “digjitale”.
  • Oshiloskopi dy-rrezor – është po ashtu oshiloskop analog që shfaq dy rreze njëherësh.
  • Oshiloskopi analog i ruajtjes – ruajtja e gjurmëve është një veti ekstra e oshiloskopëve të këtillë analog.
  • Oshiloskopët digjital – pajisjet e tilla digjitale përdorin numrat binar që korrespondojnë me monstrat e tensionit, ndryshe nga ato analoge që përdorin tensione të ndryshme vazhdimisht.
  • Oshiloskopi me sinjal të përzier – ka dy lloje hyrjesh, një numër të vogël të kanaleve analoge (zakonisht 2 ose 4) dhe një numër të madh të kanaleve digjitale (zakonisht 16).
  • Oshiloskopi i dorës – si referencë të tensionit e kanë tokën në të gjitha kanalet hyrëse. Nëse matet më shumë se një kanal në të njëjtën kohë, të gjitha sinjalet hyrëse duhet të kenë të njëjtën referencë të tensionit.
  • Oshiloskopi i bazuar në PC – sinjalet hyjnë në kompjuterin e përdoruesit.

Shiko edhe këtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhjet me internetin

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Oscilloscope – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Udhëzues, anglisht.

  1. ^ How the Cathode Ray Oscillograph Is Used in Radio Servicing, National Radio Institute (1943)
  2. ^ "Cathode-Ray Oscillograph 274A Equipment DuMont Labs, Allen B". Radiomuseum.org. Marrë më 2014-03-15. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Kularatna, Nihal (2003), "Fundamentals of Oscilloscopes", Digital and Analogue Instrumentation: Testing and Measurement, Institution of Engineering and Technology, fq. 165–208, ISBN 978-0-85296-999-1 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)