Televizori

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Braun HF 1, 1958

Pajisje e bazuar në elemente elektronike që shërben për emetimin dhe transmetimin e fotografive të lëvizshme për syrin e Edhe këtu si te filmi për të krijuar efektin e lëvizshmërisë, përdoren disa fotografi. Frekuenca e fotografive të përdorura në Evropë zakonisht është 25 foto/sec. Për dallim nga filmi, fotografia zbërthehet në radhë (ShBA 525 radhë/foto ). Vendi dhe intensiteti i dritës së pikave (Elementet e fotografisë ) që gjenden në radhët e fotografisë së zbërthyer, me ndihmën e aparaturës zbërthyese shendohen në impulse të njëpasnjëshme elektrike (Impulsi i fotografisë). Impulsi i fituar përcillet tek një transmetues valësh i cili i modifikon ato dhe i transmeton. Në anën tjetër gjendet antena pranuese e cila i de-modulon valët në impulse të fotografisë të cila dërgohen në sistemin dhënës nga i cili prodhohen elementet e fotografisë të cilat paraqiten në ekrane si fotografi të plota.