Fotografia
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Fotografia është teknika e regjistrimit dhe gjenerimit te imazheve permanente duke kapur dhe rezervuar stimujt fizikë në një shtresë materiali fotosensitiv. Kjo përfshin regjistrimin e dritës të reflektuar nga një objekt në një material të ndjeshëm nëpërmjet një ekspozimi me një kohë të caktuar. Ky proces mund të kryhet mekanikisht, kimikisht ose në mënyre digjitale nëpërmjet objektit të njohur si aparati fotografik
Emri fotografi vjen nga greqishtja prej fjalës φως phos ("dritë"), dhe γραφις graphis ("penel") ose γραφη graphê, që së bashku krijojnë kuptimin "vizatim me dritë".
Ndryshe,fotografia eshte nje lloj stampimi.
Aparati Fotografik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aparati fotografik është mjeti që formon një imazh duke e transferuar atë në një film fotografik ose në një kartë memorieje, por ka edhe metoda të tjera më pak të njohura. Për shembull fotokopja është një makineri që formon imazhe permanente por përdor transferimin e ngarkesave elektrike në vend të filmit fotografik prandaj dhe quhet elektrofotografi. Rrezegrafitë e publikuara nga Man Ray në 1922 janë imazhe të formuara nga hija e objekteve mbi letrën fotografike pa përdorimin e aparatit.
Fotografët kontrollojnë aparatin për të ekspozuar material me aftësinë për të regjistruar dritën (zakonisht filmi) në dritë. Pas proceseve të larjes e stampimit, prodhohet një imazh përmbajtja e të cilit zakonisht është e saktë, e ndritshme dhe e kompozuar bukur.
Këto kontrolle përfshijnë
- Fokusimin
- Hapjen e diafragmës
- Kohën e ekspozimit
- Gjatësinë fokusuese të lentës (telefoto, makro, kënd-gjerë, ose zoom)
- Ndjeshmërinë e filmit
Këto kontrolle janë shpesh të lidhura me njëri tjetrin, për shembull sasia e dritës që hyn ne aparat llogaritet duke shumëzuar hapjen e diafragmës me kohën e ekspozimit, dhe duke ndryshuar gjatësinë fokusuese ekziston mundësia për të pasur kontroll akoma më të gjerë në thellësinë e pamjes.
Përdorimet e fotografisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fotografia mund të klasifikohet nën teknologjinë e imazheve dhe ka fituar interes të madh nga shkencëtarët dhe artistët që nga krijimi i saj. Shkencëtarët e kanë përdorur konceptin e fotografisë për të krijuar regjistrime shumë të sakta si për shembull Eadweard Muybridge në studimin e tij për lëvizjen e kafshëve dhe njerëzve (1887). Artistët kanë qenë po aq të interesuar tek fotografia por kanë provuar të eksplorojnë edhe aspekte të tjera të prezantimit të realitetit si për shembull lëvizja piktorealiste. Ushtria, policia dhe forcat e sigurimit e përdorin fotografinë për mbikqyrje, ruajtje dhe koleksionim të dhënash.
Historia e fotografisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shpikja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dy francezet, Nicèphor Niepce dhe Louis Daguerre njihen si zbuluesit e fotografisë. Ata zhvilluan tekniken e parë dhe procesin kimik i cili mundesonte ruajtjen e pamjeve. Mandej pasuan me dekada zhvillimet teknike. Me prezantimin e pare te aparatit Kodak ne vitin 1889 ky zhvillim arriti një pikë, të cilën qenesisht e mban deri me sot. Vetem elektronika dhe digitalizimi kane sjellë një medote te re fotografike.
Fotot e para te Niepces
Francezi Jozef Nicefor Niepce (1765 - 1833) merret si njeriu i pare i cili krijoi foton me shtrese te ndjeshme nga drita. Ai mori një "Camera Obscura" për ndihme, një aparat me pare i njohur, me te cilin mundesoi projektimin e peisazheve. Atij i shkoi për dore që këto foto t'i mbaje ne leter klor-argjendi. Por ato nuk ishin te rezistueshme ndaj drites. Prisheshin pas një kohe te shkurter. Vetem me 1826 Niepce ia arriti që të mbaroje foton e pare të rezistueshme. Fotoja tregon pamjen nga dritarja e dhomes se tij. Me kohe te ndricimit tete oresh ishte e pamundur që të fotografohen njerez dhe gjera te levizshme. Dageri, një piktor i sukseshem teatri, mori vesh për punën e Niepces dhe ishte aq i pasionuar sa qe u be shok i tij. Me shume ethe ata provonin qe te gjenin një rruge për shkurtimin e kohës se ndricimit.
Fotografia kimike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Projektimi i imazheve në sipërfaqe të ndryshme është bërë për shumë shekuj. Dhoma e errët dhe Dhoma e shndritshme përdoreshin nga artistët për të krijuar konturet e skenave të ndryshme që në shekullin e 16-të. Këto lloj aparatesh nuk e fiksonin imazhin në kohë, ato vetëm projektonin atë që ndodhte në çdo moment të caktuar.
Fotografia e parë konsiderohet qe mund te jet imazh i prodhuar ne 1825 nga shpikësi francez Nicéphore Niépce në një pllakë të shndritshme të mbuluar me një derivat të karburantit të quajtur bitum i Judës. Ky imazh është prodhuar me një aparat dhe janë nevojitur 8 orë ekspozim nën dritë të fortë dielli për realizimin e tij. Sidoqoftë ky proces nuk ishte shumë i efektshëm dhe për këtë arsyje Niépce filloi eksperimentimin me përbërje të argjendit i bazuar në një zbulim te Johann Heinrich Schultz të vitit 1724 që thoshte se përbërja e argjendit dhe shkumësit errësohet kur ekspozohet në dritë.
Referim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Coe, Brian 'The Birth of Photography' Ash & Grant, 1976
Histori Sociale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fama
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Daguerrotipi fitoi popullaritet dhe famë shumë shpejt për arsye se i përgjigjej nevojave bazike si portreti që lindën në klasat e mesme gjatë revolucionit industrial. Kjo kërkesë, volumi dhe kosto e të cilës nuk mund të përballohej nga pikturat e vajit ishte shtysa e parë që iu dha zhvillimit të fotografisë. Ama daguerrotipet edhe pse të bukura ishin të thyeshme dhe të vështira për tu kopjuar. Një fotografi e vetme e marrë në një studjo portretesh kushtonte rreth 1000$ te sotëm. Fotografët inkurajonin kimistët që të përmirësonin procesin në mënyrë që të bënin disa kopje njëherësh, kërkesë që eventualisht i çoi ata tek procesi i Talbot-it. Proceset fotografike që përdoren ndryshojnë shumë pak nga proceset që u krijuan nga përmirsimet e 20 viteve të para të fotografisë. Në 1884 George Eastman zhvilloi një xhel të thatë në letër ose filmin, i cili zëvendësoi pllakën fotografike, gjë e cila nuk e detyronte më fotografin të mbante kuti me pllaka dhe elementë të rrezikshëm kimikë rreth e rrotull vetes. Ne korrik të 1888 Easman nxori në treg aparatin kodak me sloganin "Ju shtypni butonin, ne bëjmë të tjerat". Tani çdokush mund të bënte një fotografi dhe t'ja linte proceset e tjera të rrezikshme te tretëve. Fotografia u bë e aksesueshme në masë në 1901 me hyrjen në treg të një aparati për fëmijë, Kodak Broënie dhe një aparati për femra i cili vinte i shoqëruar me një buzëkuq. Shumë pak ka ndryshuar nga fotografia kimike që atëherë edhe pse filmi me ngjyra është bërë standard bashkë me fokusimin dhe ekspozimin automatik. Regjistrimi dixhital i imazheve po fiton popullaritet për arsyen se aparatet dixhitale lejojnë shikimin e fotografive në ekrane LCD. Për të pasionuarit e fotografisë bardh e zi, shumë pak ka ndryshuar që nga prezantimi i filmit 35mm nga Leica në 1925.
Fotografia dhe Telefoni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rritja e famës së fotografisë ka ecur në mënyrë paralele me rritjen e famës së telefonisë. Praktika e të dyjave ka të bëjë me komunikimin me shokët dhe familjen. Në SHBA, përqindja e familjeve me një aparat dhe telefon ishte rreth 1% dhe 2% përkatësisht në 1890, 44% dhe 35% në 1938 dhe 94% për të dyja në 1995. "Një pikturë vlen sa 1000 fjalë" është një shprehje e famshme, shpesh e përshkruar si fjalë e urtë kineze apo thënie e një filozofi Japonez. Kjo shprehje në fakt ka lindur nga një reklamë e një gazete të SHBA ne mesin e 1920 (shih për më shumë informacion). Sidoqoftë, një lidhje e ngushtë midis figurave dhe fjalëve është një fenomen që shihet shpesh tek komunikimi i njerëzve por edhe ne psikologjinë dhe sjelljen e tyre.
Fotografia me ngjyra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Fotografia me ngjyra
Fotografia me ngjyra mund të formojë imazhe si transparencë pozitive, qe përdoren për tu parë në një projektor ose si negativë me ngjyra, të prodhuara për tu përdorur në krijimin e fotove të zmadhuara me ngjyra në fletë të veçantë fotografike.
Fotografia digjitale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli Kryesor: fotografia digjitale
Fotografia digjitale përdor një sensor elektronik për të regjistruar imazhe si të dhëna elektronike në të njëjtën mënyrë se si procesi kimik regjistron imazhe në film. Disa mjete të tjera si për shembull Celularët tani përfshijnë një aparat digjital përbrenda. Gjithashtu, me teknologjinë që vazhdon dhe zhvillohet cdo ditë ka aplikacione të cilat ju ndihmojnë në krijimin e fotove dixhitale. Në aplikacione të tilla ju mund të bëni foto të pasaportës të gatshme ose foto për kartë identiteti
Fotografia komerciale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikullii kryesor: Fotografia komerciale
Bota e fotografisë komerciale tradicionalisht ndahet në:
- Fotografi Reklamuese: fotografi të krijuara për të ilustruar një shërbim apo produkt. Këto pamje kryesisht bëhen nga një Agjenci Reklamash apo Firmë Dizajni.
- Fotografi Editoriale: fotografi te krijuara për të ilustruar një histori apo ide në kontekstin e një reviste apo gazete. Këto lloj fotografish kryesisht bëhen ose blihen nga revista.
- Foto-reporterët: kjo lloj fotografie mund të konsiderohet si pjesë e fotografisë editoriale. Fotografitë e bëra nga ky grup pranohen si dokumentim i vërtetë i një lajmi apo historie.
- Portret dhe Fotografi Dasmash: fotografi të bëra me porosi nga një individ.
- Fotografi Artistike: fotografi të bëra për të përmbushur një pamje dhe për tu riprodhuar e shitur klientit.
Terminologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tradicionalisht një produkt i fotografisë quhet fotografi. Termi foto është një shkurtim.
Në fotografinë dixhitale, termi imazh ka filluar ta zëvendësojë termin fotografi.
Fotografia si formë e artit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tom Ang, Dictionary of Photography and Digital Imaging, The Essential Reference for the Modern Photographer (Argentum 2001)
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Temat kryesore të fotografisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Aparati fotografik
- Filmi fotografik
- Temperatura e ngjyrave
- Fotografi
- Proceset fotografike
- Fotografia si formë e artit
- Fotografia rezervë
- Zmadhues
Fotografë të famshëm
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Teknika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- këndi i shikimit
- thellësia e pamjes
- ekspozimi i dyfishtë
- ekspozimi
- numri-f
- zhvillimi i filmit
- makrofotografia
- fotografia panoramike
- efekti i syve të kuq
- skanimi i filmit
- shpejtësia e hapjes
- stereoskopia
Tema të ngjashme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- PhotoPoints
- Llogaritws tw thellwsisw sw pamjes
- dpreview.com
- PhotoPermit.Org
- fotop.net
- Luminous Landscape
- Pendulum Photography
- Photoforum
- Photography Corner
- photomigrations.com
- photo.net
- Photosig
- Photo Rant
- Photo Station
- mezhopking.com : photography // design
- Steve's Digicams
- trekearth.com
- UseFilm Arkivuar 2 shkurt 2013 tek Wayback Machine
- Fotografi Dixhitale Bardh e Zi
- Gabriel Lacomba: pinhole photography