Fotografia komerciale
Appearance
Bota e fotografisë komerciale tradicionalisht ndahet në :
- Fotografi Reklamuese: fotografi të krijuara për të ilustruar një shërbim apo produkt. Këto pamje kryesisht bëhen nga një Agjenci Reklamash apo Firmë Dizajni.
- Fotografi Editoriale : fotografi te krijuara për të ilustruar një histori apo ide në kontekstin e një reviste apo gazete. Këto lloj fotografish kryesisht bëhen ose blihen nga revista.
- Foto-reporterët : kjo lloj fotografie mund të konsiderohet si pjesë e fotografisë editoriale. Fotografitë e bëra nga ky grup pranohen si dokumentim i vërtetë i një lajmi apo historie.
- Portret dhe Fotografi Dasmash : fotografi të bëra me porosi nga një individ.
- Fotografi Artistike : fotografi të bëra për të përmbushur një pamje dhe për tu riprodhuar e shitur klientit.
Shumë njerëz fotografojnë për ndjenjat që fitojnë nga fotografia ose me qëllime përfitimi monetar. Organizatat që kanë një buxhet të vogël dhe i nevojitet një fotograf kanë disa mundësi : ato mund t'ja delegojnë këtë detyrë një punonjësi të talentuar, të punësojnë dikë, të ftojnë fotografët në ankand ose të përfitojnë të drejtat për fotografi rezervë.