Jump to content

Fotoaparati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Aparati fotografik)

Aparati fotografik është mjeti që formon një imazh duke e transferuar atë në një film fotografik ose në një kartë memorieje, por ka edhe metoda të tjera më pak të njohura. Për shembull fotokopja është një makineri që formon imazhe permanente por përdor transferimin e ngarkesave elektrike në vend të filmit fotografik prandaj dhe quhet elektrofotografi. Rrezegrafitë e publikuara nga Man Ray1922 janë imazhe të formuara nga hija e objekteve mbi letrën fotografike pa përdorimin e aparatit.

Fotografët kontrollojnë aparatin për të ekspozuar material me aftësinë për të regjistruar dritën (zakonisht filmi) në dritë. Pas proceseve të larjes e stampimit, prodhohet një imazh përmbajtja e të cilit zakonisht është e saktë, e ndritshme dhe e kompozuar bukur.

Këto kontrolle përfshijnë

  • Fokusimin
  • Hapjen e diafragmës
  • Kohën e ekspozimit
  • Gjatësinë fokusuese të lentës (telefoto, makro, kënd-gjërë, ose zoom)
  • Ndjeshmërinë e filmit

Këto kontrolle janë shpesh të lidhura me njëri tjetrin, për shembull sasia e dritës që hyn ne aparat llogaritet duke shumëzuar hapjen e diafragmës me kohën e ekspozimit, dhe duke ndryshuar gjatësinë fokusuese ekziston mundësia për të pasur kontroll akoma më të gjërë në thellësinë e pamjes.