Mekanika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Mekanika eshte pjesa e fizikes qe merret me studimin e levizjes se trupave. Mekanika ndahet ne dy pjeset e saj kinematika, dinamika. Kinematika studion se si levizin trupat, madhesite qe karakterizojne levizjen e tyre, si: zhvendosjen, shpejtesine, nixitimin dhe lidhjen ndermjet ketyre madhesive etj. Dinanika studion shkakun e levizjes se trupave, lidhjen ndermjet nxitimit dhe forces qe shkakton nxitimin e trupave (ndryshimin e levizjes).

Nganjëherë si pjesë e pavarur e mekanikës, merret dhe statika e cila studion kushtet, për të cilat lënda është në prehje (qetësi).

Lëvizja e trupit[redakto | redakto tekstin burimor]

Vija të cilën e përshkon trupi i zgjedhur për krahasim që quhet trup krahasues (referent). Për të përshkruar ndonjë lëvizje janë të domosdoshme disa parametra ose madhësi fizike, që ne i quajmë elemente të lëvizjes. Meqenëse lëvizja kryhet në hapësirë dhe kohë atëherë elementet kryesore të lëvizjes janë hapësira dhe koha. Hapësira fizike përmban tri përmasa : gjatësinë , gjerësinë dhe lartësinë. Që të trija këto madhësi janë distanca ose siç i quajmë në mekanikë rrugë. Rruga në mekanik zakonisht shënohet me shkronjën s (nga latinishtja Spatium). Njësia për rrugën në SI është metri që shënohet me shkronjën m. Koha që i nevojitet trupit rferent të përshkrojë rrugën, zakonisht shënohet me shkronjën t (nga latinishtja tempus).

Zhvendosja e trupit[redakto | redakto tekstin burimor]

Vektori me origjine ne piken fillestare te levizjes se trupit dhe me skaj ne piken e fundit te levizjes se tij quhet zhvendosje. Zhvendosja e trupit është ndërrimi i pozitës së tij në boshtin x nga një pikë në pikën tjetër. Zhvendosja është madhësi vektoriale. Pra zhvendosja e nje trupi quhet nderrimi i pozites se tij prej nje pike ne piken tjeter te hapsires. Ndersa bashkesia e krejt ketyre pikave quhet rruge .

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Antikiteti[redakto | redakto tekstin burimor]

Historia kryesore e mekanikës në antikitet ishte mekanika e Aristotelit.[1] Këtë traditë e vazhdon Hipparchus.[2]

Mesjeta[redakto | redakto tekstin burimor]

Në Mesjetë, teoritë e Aristotelit u kritikuan dhe u ndryshuan nga një numër figurash, duke filluar me John Philoponusin në shekullin e gjashtë. Një problem qendror ishte ai i lëvizjeve të pjerrta, të cilat u diskutuan nga Hipparchus dhe Philoponus. Kjo çoi në zhvillimin e teorisë së impulsit në shekullin e 14-të nga Jean Buridan, i cili zhvilloi teoritë modern të inercisë, shpejtësisë, nxitimit dhe sasisë së lëvizjes. Këto punime dhe të tjera u zhvilluan në këtë shekull edhe nga Llogaritarët e Oksfordit si Thomas Bradëardine, i cili studio dhe formuloi ligje të ndryshme gjatë rënies së trupave.

Koha e re[redakto | redakto tekstin burimor]

Dy figurat kryesore në kohën e re janë Galile Galileo dhe Isak Njutoni. Deklaratat përfundimtare të Galileut në mekanikë, pjesërisht në rënien e trupave, ndodhen në librin Two New Sciences (1638). Vepra e Njutonit Philosophiæ Naturalis Principia Mathematica paraqet llogari të detajuara matematikore të mekanikës. [2]

Koha më e re[redakto | redakto tekstin burimor]

Dy zhvillimet kryesore modern në mekanikë janë relativiteti gjeneral i Anshtajnit, dhe Mekanika kuantike, të dyja të zhvilluara në shekullin 20 si pjesë e ideve në fillim të shekullit 19.

Nëndisiplinat e mekanikës[redakto | redakto tekstin burimor]

Në vazhdim janë dy lista me subjekte që studiohen në mekanikë.

Mekanika klasike[redakto | redakto tekstin burimor]

Mekanika Kuantike[redakto | redakto tekstin burimor]

Në vazhim janë pjesët e mekanikës kuantike:

  • Mekanika e valëve të Shrodingerit, e përdorur për të përshkruar funksionin valor të një pjesëze të vetme
  • Mekanika matrikse që është një formulim alternativ që lejon konsiderimin e sistemeve me një numër të fundëm dimensionesh.
  • Mekanika kuantike statistikore që përgjithëson mekaniken kuantike ordinere në konsiderimin e sistemeve në gjendje të panjohur; shpesh e përdorur për të derivuar vetitë termodinamike.
  • Fizika parciale, lëvizja, struktura, dhe reaksionet e pjesëzave.
  • Fizika bërthamore, lëvizja, struktura, dhe reakstionet nukleare
  • Fizika e materies së kondensuar, gazet kuantike, trupat e ngrutë, lëngjet etj.

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ "A history of mechanics". René Dugas (1988). p.19. ISBN 0-486-65632-2
  2. ^ a b "A Tiny Taste of the History of Mechanics". The University of Texas at Austin.

Bibliografia[redakto | redakto tekstin burimor]


Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Wiki WikiFjalori: Mekanika – shfletoni më shumë në fjalorin e lirë