Sistemi SI

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
SI base units.svg

Sistemi Ndërkombëtar i Njësisive, SI është forma bashkëkohore e sistemit metric dhe është sistemi i njësive me shtrirjen më të madhe në botë, i përdorur edhe në tregti dhe në shkencë. Ai përbëhet nga një sistem koherent i njësive të madhësive të ndërtuara në shtatë baza. Ai përkufizon 22 njësi të emëruara, dhe përfshinë shumë njësi të tjera të rrjedhura. Sistemi po ashtu përmban edhe 22 parashtesa.

Sistemi u publikua në vitin 1960 si rezultat i një iniciative që filloi në vitin 1948. Ai bazohet në sistemin metër-kilogram-sekond të njësive (MKS) më shumë se çdo variant tjetër i sistemit centimetër-gram-sekond (CGS).

Njësitë dhe parashtesat[redakto | redakto tekstin burimor]

Sistemi SI përbëhet nga një grup i njësive bazë, një grup i njësive të nxjerra me emra të veçantë, dhe një grup i koeficientëve të bazës dhjetore që përdoren si parashtesa. Tërmi Njësi SI përfshin tri kategori, por termi njësi koherente SI përfshin vetëm njësitë bazë dhe njësitë e nxjerra koherente. [1]

Njësitë bazë[redakto | redakto tekstin burimor]

Njësitë bazë të sistemit SI janë blloqet ndërtuese të sistemit dhe të gjitha njësitë e nxjerra nga to. Kur Maksuelli paraqiti konceptin e sistemit koherent, ai identifikoi tri madhësi që do të përdoreshin si bazë: masa, gjatësia dhe koha. Giorgi më vonë paraqiti nevojën për një njësi bazë elektrike. Teorikisht cilado e rrymës elektrike, potencialit elektrik, rezistencës elektrike, ngarkesës elektrike. Kështu, u zgjodh njësia e rrymës elektrike. Tri njësitë e tjera bazë të sistemit (për temperaturë, substancë dhe intensitet të dritës) u shtuan më vonë.[2][3][4]

Madhësia simboli Njësia simboli përkufizimi
Gjatësia l metri m Një metër është rruga që kalonë rrezja e dritës në vakum brenda (1/299 792 458) sekondash.
Masa m kilogrami kg Masa prej një kg është madhësia e cilindrit që ruhet si prototip i kilogramit në Qendrën Internacionale të Sistemit SI në Paris.
Koha t sekonda s koha nevojëitet per me kqyr oren sa oo edhe sa bjen zilja :p me knaqesi e shkruajt {mrs[]gojnovci
Intensiteti i rrymës elektrike I amperi A 1 Amperi është sasia e rrymës elektrike, që kalon ndërmjet dy përçuesve paralel me gjatësi të pakufizuar në distancë prej një metri që gjenden në vakum,dhe qe jep nje force prej 2x10-7 new per cdo meter gjatesi ndermjet ketyre dy percuesve.
Temperatura T kelvini K Një kelvin është 273,16 pjesë e temperaturës termodinamike të pikës së ngrirejs së ujit.
Sasia e materies n moli mol Një mol është numri i elementeve që e përbëjnë një substancë, që i përgjegjet numrit të atomeve në 0,012 karbon të pastër12C.
Intesiteti i dritës l_V kandela cd Një kandelë është intensiteti i dritës një një drejtim të caktuar, që një burim i cili prodhon rrezet me frekuencë 540 · 1012 herc, dhe inteziteti i tyre në këtë drejtim është 1/683 W për steradian.

Njësitë e nxjerra[redakto | redakto tekstin burimor]

Njësitë e nxjerra të sistemit SI janë formuar nga fuqizimi, prodhimi ose herësi i njësive themelore dhe një të palimituara në numër.[1][2] Njësitë e nxjerra janë të lidhura me madhësi të nxjerra, për shembull shpejtësia është madhësi që rrjedh nga madhësitë themelore të kohës dhe gjatësisë, kështu në sistemin SI njësia e nxjerr është metër për sekond (simboli m/s). Dimensionet e njësive të nxjerra mund të shprehen në terma të dimensioneve të njësive themelore.

Për hirë të komoditetit, disa njësi kanë emrat e vet.[5]

Njësitë e nxjerra të sistemit SI[2]
Emri Simboli Madhësia Shprehur në
terma të
njësive të tjera SI
Shprehur në
terma të
njësive themelore SI
radiani rad këndi m⋅m−1
steradiani sr këndi hapësinor m2⋅m−2
hertz Hz frekuenca s−1
njutoni N forca, pesha kg⋅m⋅s−2
paskali Pa shtypja N/m2 kg⋅m−1⋅s−2
xhuli J energjia, puna, nxehtësia N⋅m kg⋅m2⋅s−2
vati W fuqia J/s kg⋅m2⋅s−3
kuloni C ngarkesa elektrike ose sasia e elektricitetit s⋅A
volti V tensioni, forca elektromotore W/A kg⋅m2⋅s−3⋅A−1
farad F kapaciteti elektrik C/V kg−1⋅m−2⋅s4⋅A2
ohm Ω rezistenca elektrike, impedanca elektrike, reaktanca V/A kg⋅m2⋅s−3⋅A−2
siemensi S konduktanca elektrike A/V kg−1⋅m−2⋅s3⋅A2
weberi Wb fluksi magnetik V⋅s kg⋅m2⋅s−2⋅A−1
tesla T densiteti i fushës magnetike Wb/m2 kg⋅s−2⋅A−1
henri H induktanca Wb/A kg⋅m2⋅s−2⋅A−2
shkalla Celsius °C temperatura relative në 273.15 K K
lumeni lm fluksi i dritës cd⋅sr cd
lux lx illuminance lm/m2 m−2⋅cd
becquerel Bq radioaktiviteti s−1
gray Gy doza e absorbuar J/kg m2⋅s−2
sievert Sv doza ekuivalente J/kg m2⋅s−2
katal kat aktiviteti i katalizës s−1⋅mol

Parashtesat[redakto | redakto tekstin burimor]

Parashtesat janë shtuar në emrat e njësisë për të prodhuar shumëfishin ose nënfishin e njësive origjinale. Të gjithë ata janë fuqi me bazën 10. Për shembull, kilo- shënon njëmijë dhe mili- shënon një të njëmijtën, kështu që janë një mijë milimetra në metër dhe një mijë metra në kilometër. Parashtesat nuk kombinohet asnjëherë, për shembull një e milionta e një metri është mikrometri dhe jo një milimilimetër. Shumëfishat për kilogramin janë shënuar duke marrë për bazë gramin, kështu që një e milionta e një kilogrami është miligrami, njo mikrokilogrami.[1][6]

Parashtesat e Sistemit Ndërkombëtar të Njësive
10n Prefiksi Simboli Emri Ekuivalenti decimal
1024 jota Y kuadrilion 1 000 000 000 000 000 000 000 000
1021 zeta Z triliard 1 000 000 000 000 000 000 000
1018 eksa E trilion 1 000 000 000 000 000 000
1015 peta P billiard 1 000 000 000 000 000
1012 tera T bilion 1 000 000 000 000
109 giga G miljard 1 000 000 000
106 mega M milion 1 000 000
103 kilo k mijë 1 000
102 hekto h qindë 100
101 deka da dhjetë 10
10−1 deci d e dhjeta 0,1
10−2 cento c e qinta 0,01
10−3 mili m e mijta 0,001
10−6 mikro µ e milionta 0,000 001
10−9 nano n e miliardta 0,000 000 001
10−12 piko p e bilionta 0,000 000 000 001
10−15 femto f e biliardta 0,000 000 000 000 001
10−18 ato a e trilionta 0,000 000 000 000 000 001
10−21 septo z e triliardta 0,000 000 000 000 000 000 001
10−24 jokto y e kuadrilionta 0,000 000 000 000 000 000 000 001
redaktoni kutinë

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ a b c International Bureau of Weights and Measures (2006), The International System of Units (SI) (8th ed.), ISBN 92-822-2213-6
  2. ^ a b c The International System of Units (SI) (Special publication 330). Gaithersburg, MD: National Institute of Standards and Technology 2008 (Lexuar më 18 qershor 2008)
  3. ^ Quantities Units and Symbols in Physical Chemistry, IUPAC
  4. ^ The International Bureau of Weights and Measures 1875–1975: NBS Special Publication 420, S. 238–244, Washington, D.C.: National Bureau of Standards 20 Maj 1975
  5. ^ (1874) "First Report of the Committee for the Selection and Nomenclature of Dynamical and Electrical Units". Report on the Forty-third Meeting of the British Association for the Advancement of Science held at Bradford in September 1873: 222–225. British Association for the Advancement of Science. Retrieved on 28 August 2013. “"Special names, if short and suitable, would ... be better than the provisional designation 'C.G.S. unit of ...'."” 
  6. ^ Guide for the Use of the International System of Units (SI) (Special publication 811). Gaithersburg, MD:: National Institute of Standards and Technology 2008