Kimia

Kimia është shkenca natyrore që merret me studimin e ndërtimit dhe vetive të materies,perberjes, struktures dhe transformimeve të saj. Është studimi i vetive dhe strukturës së atomeve (duke përfshirë dhe izotopet e tyre të qëndrueshëm apo radioaktive), të përbërjeve dhe molekulave, të përzierjeve dhe të tretësirave, si elemente bazë të natyrës dhe se si ato kombinohen për të formuar stadet e ndryshme të materies që na formojnë në çdo gjë që na rrethon. Njohja e strukturës elektronike të atomeve është baza e kimise konvencionale, ndërsa njohja e strukturës së bërthamës është baza e kimisë bërthamore. Prishja dhe formimi i lidhjeve mes atomeve dhe molekulave janë përgjegjës për transformimin e materies. Fizika, kimia dhe biologjia janë tri shkenca natyrore. Quhen shkenca natyrore meqë studiojnë natyrën domethënë, botën që na rrethon me të gjitha pasuritë e saj dhe dukuritë e shumta që ndodhin në të.
Disiplina të kimisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Kimia organike
- Kimia inorganike
- Kimia fizike
- Kimia analitike
- Biokimia
- Kimia farmaceutike
- Kimia industriale
- Kimia ushqimore
- Kimia makromolekulare
- Kimia teorike
kimia është shkencë e natyrës e cila së bashku me fizikë dhe biologjinë srudion materien e gjallë dhe atë të vdekur. stekiometria eshte dege e kimis e cila merret me llogaritjen e reaktanteve dhe produkteve.rrjedh nga fjala greke stoicheion dhe metron qe ne gjihen shqipe do te thote element dhe matje. kimia eshte nje prej shkencave natyrire si fizika,matematika e biologjia qe e ka zanafillen e vet qysh ne kohet e lashta
Disiplina të tjera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ekzisitojnë shumë specializime dhe disiplina të kimisë, për shembull: kimia makromolekulare, kimia kombinatorike, astrokimia, inxhinieria kimike, kimia kompjuterike, elektrokimia, gjeokimia, inxhinieria e materialeve, shkenca e materialeve, biologjia molekulare, citokimia, histokimia, kimia klinike, kimia bërthamore, metalorganika, stereokimia, kimia e mjedisit, kimia e gjelbër, radiokimia, fotokimia, kimia radiofarmaceutike, aerotermokimia etj.
Konceptet bazë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Atomet dhe molekulat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Materia është e përbërë nga grimca shumë të vogla të quajtura atome: në natyrë ekzistojnë me qindra dhe çdonjeri prej tyre ka strukturë dhe veti të ndryshme. Kur atomet kombinohen me njëri tjetrin formojnë molekulat.
- Struktura e atomit
- Tabela periodike
- Numri atomik, masa atomike, numri i mases
- Metalet, Jometalet, Gjysmemetalet, Gazet e dobet
- Molekula dhe struktura molekulare
- Jonet, anionet dhe kationet
- Formula kimike, Izomeria, Kiraliteti
- IUPAC, Emertimi kimik
Lidhjet kimike dhe forcat tërheqëse ndërmolekulare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Atomet mund të lidhen me njëri tjetrin dhe forca që i mban të bashkuar quhet lidhje kimike. Ekzistojnë edhe forca ndërmolekulare jo aq të forta sa lidhja kimike, të cilat tërheqin atomet e molekulat mes tyre.
- Lidhja kimike
- Lidhja jonike
- Lidhja kovalente
- Lidhja hidrogjenore
- Forcat e Van der Valsit
- Lidhje Metalike
Përbërjet kimike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kur atomet lidhen mes tyre në sasi të përcaktuara përfitohen përbërjet kimike(për shembull uji,H2O) Agregatët e shumë përbërjeve quhen përzierje (për shembull çokollata.
Gjendjet agregate[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Artikulli kryesor: Gjendjet agregate
Përbërjet kimike mund të shfaqen në shumë gjendje. Më të njohurat janë ato të ngurtë, e lëngët dhe ajo e gaztë: në temperaturë të ulët molekulat tërhiqen fort dhe nuk lëvizin, por "dridhen" dhe shfaqen në gjendje të ngurtë; me rritjen e temperaturës fitojnë energji dhe "rrëshqasin" mes tyre, duke kaluar në gjendje të lëngët; duke e rritur edhe më shumë temperaturën fitojnë aq shumë energji sa përhapen në të gjitha drejtimet duke formuar një gas.
Ligjet e kimisë dhe fizikës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Të gjitha reaksionet kimike dhe transformimet fizike ndodhin sipas ligjeve kimiko-fizike.
- Ligji i ruajtjes së masës
- Ligji i veprimit të masës
- Ligji i gazeve ideale
- Ligji i Hesit
- Ligji i Gei-Lysakut
- Ligji i Van der Valsit
- Ligji i Daltonit
- Ligji i Henrit
- Parimi Le Chatelier
- Ekuilibri kimik
Te tregojne gjerat
Mekanika kuantike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kimia fizike është një disiplin e ngjashme me fiziken. Mekanika kuantike është sektori i fizikës që i ka dhënë më shumë shtyse zhvillimit të kimisë, duke shpjeguar strukturën dhe karakteristikat e atomeve e duke krijuar bazat për trajtimin matematik të lidhjes kimike
- Elektroni
- Protoni
- Neutroni
- Orbitali
- Parimi i përjashtimit i Paulit
- Konfigurimi elektronik
- Mekanika kuantike
- Bërthama e atomit